×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Horror, plot me plehra”- Menaxheri i hotelit në Durrës: RTL mashtron, do të hapim gjyq

Së fundmi në mediat gjermane, por edhe në Shqipëri është publikuar një lajm lidhur me pakenaqësitë që kanë patur disa turistë gjermane që kanë pushuar në Durrës.

Në faqen online të televizionit të njohur gjerman RTL, shkrimi është shoqëruar edhe me një video të filmuar nga çifti Melanie Zeeb dhe Michal Bürger.

Sipas tyre hoteli nuk përmbushte kushtet e paraqitura në platformat online, si dhe ishte i rrethuar nga plehrat.

Në një prononcim për Euronews Albania menaxheri i hotelit, Eriklent Kollollari, thotë se po përgatisin dosjen voluminoze për të hapur një gjyq ndaj televizionit RTL pasi ka publikuar një lajm dezinformues.

I ftuar në Goodmorning Albanians, në Euronews, menaxheri  theksoi se videot ku shihen shkallet e një godine me plehra nuk ndodhen në hotel, por në një pallat që ndodhet afër hotelit.

Çifti gjerman dhe menaxheri i hotelit

Gjithashtu ai shton se turistët nuk kanë paguar para ekstra për akomodimin dhe nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim gjatë kohës së qëndrimit.

“Ajo pamja me plehra te shkallët nuk është ambient i hotelit, por është një pallat. Ata kanë ardhur më datën 21 gusht dhe kanë ikur më datë 1 shtator. Nuk kanë manifestuar gjatë qëndrimit asnjë shqetësim. Godina është ngjitur me hotelin, por nuk është pjesë e hotelit, janë shkallët e një pallati. Në momentin që është bërë foto nga turistët ka pasur shumë plehra, por janë hequr. Unë nuk kam fuqi për mirëmbajtje për një pronë që nuk është e jona. Klientët janë paraqitur në recepsion në orën 23:30 janë akomoduar pa kryer asnjë lloj pagese dhe pagesa është bërë më 28 gusht. Kanë qenë të njoftuar për pagesën. Ne kemi marrë masat tona dhe kemi kontaktuar agjensinë, pas ata nuk treguan rezervimin.

Fakti që nuk kam publikuar materiale nuk do të thotë që nuk do publikojmë. Po grumbullojmë të gjithë informacionet dhe do hapim një gjyq pasi është një shkatërrim total për biznesin. Pasi artikull lexohet në shumë shtete dhe ndikon në klientelën tonë. Dëmi për një hotel që ka klientë në këto shteti ku lexohet ky atikull është shumë i madh.

RTL më ka marrë në telefon pas përgjigjeve që unë kam dhënë. Ata më kanë thënë se nuk është qëllimi i tyre të publikojnë “fake news” dhe në një farë mënyrë jo drejtpërdrejtë më kërkuan ndjesë. Lajmi qëndron akoma, por është shtuar një shënim për procedurat që vijnë më vonë. Do ta ndjekim me avokatë dhe do ta çojmë në gjyq”, tha menaxheri i hotelit.

SHKRIMI NË MEDIAN GJEMANE (THEKSNONI QË ËSHTË VERSIONI I TYRE)

Ata vendosën të udhëtojnë në Shqipëri dhe të pushojnë 12 ditë.  Ata rezervuan një paketë për rreth 1300 euro në një hotel me 4 yje si dhe për fluturimin. Por ata do të pendoheshin shumë për këtë vendim, siç rezultoi që në ditën e mbërritjes. “Shoferi i taksisë thjesht na tha: “Shpresoj që hoteli juaj të mos jetë në këtë zonë”, – shkruan Melanie Zeeb në një e-mail për RTL-në.

Dhe paralajmërimi i shoferit të taksisë u bë shumë shpejt i vërtetë. “Hoteli ishte i rrethuar nga mbeturina dhe një erë e keqe. Në vend që të pushonin në plazhin privat të reklamuar në përshkrimin e hotelit, pushuesit duhet të ecin në një rrugë nëpërmjet maleve të plehrave. Mungonin palestra e premtuar, pishina e brendshme dhe e jashtme. Bari i ngjan një fushëbeteje. Pushuesit kanë filmuar pamje të tmerrshme të hotelit që ia kanë dërguar RTL.

Por në vend që të dëmshpërblejë pushuesit për të gjitha këto shqetësime, hoteli kërkoi edhe një pagesë shtesë! 25 euro në ditë për çdo person, pra 550 euro të tjera në total, gjoja për shërbime si energjia, uji dhe përdorimi i dhomës. Nëse nuk i paguan, do të flakeni jashtë. Ky është kërcënimi i hotelit” – thotë Melanie Zeeb.

Sapo ka marrë shqetësimin e turistëve, RTL i është drejtuar kompanisë turistike ku çifti kishte bërë prenotimin. Kompania shkruan se: “Pas kontaktimit me furnitorin në fjalë dhe VH Eurostar Durrës Hotel & Private Beach, hoteli ka konfirmuar se një tarifë shtesë prej 25 euro për person për natë është përfshirë në çmimin përfundimtar të akomodimit. Pas shqyrtimit të rastit, klienti do të rimbursohet për këto tarifa” – shkruan kompania.

“Melanie Zeeb dhe Michael Bürger thjesht duan të kthehen në shtëpi, larg hotelit horror. Por fluturimi i shumëpritur i kthimit bëhet problemi i radhës për pushuesit. Për shkak të rezervimeve të tepërta, ata nuk mund të marrin dot fluturimin e tyre nga Tirana në Berlin. Linja ajrore ofron akomodim dhe ushqim, por jo një fluturim të ri direkt për në Berlin. Në vend të kësaj, çifti duhet të fluturojë për në Këln. Si të kthehemi më pas nga andej? Kompanisë ajrore nuk duket se i intereson” – shkruan RTL.

“Përsëri ne i drejtohemi dhe kërkojmë ndihmë kompanisë (“Opodo” )dhe çifti është me fat. Me shpenzimet e tyre, kompania rezervon një fluturim nga Frankfurti për në Berlin për ditën tjetër. Kështu u bë më mirë për Melanie dhe Michael. Kompania premtoi gjithashtu se do të rimbursojnë pushuesit për të gjithë çmimin e udhëtimit. Më pas të dy mund t’i përdorin paratë për të rezervuar pushime të reja që shpresojmë se do të sjellë relaksimin e dëshiruar!” – shkruan RTL duke nënvizuar se hoteli nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për të bërë një koment.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë

Artan Tafani u pendua, drejtori i policisë zbulon krimet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut dhe publikon emrat e të arrestuarve

Artan Tafani u pendua, drejtori i policisë zbulon krimet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut dhe publikon emrat e të arrestuarve

Publikuar më 28.09.2023
Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni ku u lë...

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni ku u lëshuan 15 urdhër arreste ku u ekzekutuan 12 prej tyre. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku: “Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka […]

Lexo më shumë

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje të bujshme

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje të bujshme

Publikuar më 28.09.2023
Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonë...

Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani ka rënë në prangat e policisë. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. […]

Lexo më shumë