×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Televizioni gjerman RTL publikon videon: Pushimet horror të një çifti gjerman në Durrës

“12 ditë të plota relaksi në Shqipëri. Ky ishte plani i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger. Por plani rezultoi vërtet në të kundërtën për çiftin. Në vend të një plazhi privat ëndrrash dhe një hoteli elegant, kishte male me mbeturina dhe shumë telashe”. Kështu nis një shkrim i gjatë i televizionit të njohur gjerman RTL në faqen e tij online për eksperiencën e tyre në Durrës.

Melanie Zeeb dhe Michal Bürger deshën të provojnë diçka ndryshe, larg pikave tipike turistike dhe plazheve të mbushura me njerëz. Kështu ata vendosën të udhëtojnë në Shqipëri. Në fund të fundit, ishte një nga këshillat “par excellence”! Ata rezervuan një paketë për rreth 1300 euro në një hotel me 4 yje si dhe për fluturimin. Por ata do të pendoheshin shumë për këtë vendim, siç rezultoi që në ditën e mbërritjes. “Shoferi i taksisë thjesht na tha: “Shpresoj që hoteli juaj të mos jetë në këtë zonë”, – shkruan Melanie Zeeb në një e-mail për RTL-në.

Dhe paralajmërimi i shoferit të taksisë u bë shumë shpejt i vërtetë. “Hoteli ishte i rrethuar nga mbeturina dhe një erë e keqe. Në vend që të pushonin në plazhin privat të reklamuar në përshkrimin e hotelit, pushuesit duhet të ecin në një rrugë nëpërmjet maleve të plehrave. Mungonin palestra e premtuar, pishina e brendshme dhe e jashtme. Bari i ngjan një fushëbeteje. Pushuesit kanë filmuar pamje të tmerrshme të hotelit që ia kanë dërguar RTL. (Video poshtë)

“Por në vend që të dëmshpërblejë pushuesit për të gjitha këto shqetësime, hoteli kërkoi edhe një pagesë shtesë! 25 euro në ditë për çdo person, pra 550 euro të tjera në total, gjoja për shërbime si energjia, uji dhe përdorimi i dhomës. Nëse nuk i paguan, do të flakeni jashtë. Ky është kërcënimi i hotelit” – thotë Melanie Zeeb.

Sapo ka marrë shqetësimin e turistëve, RTL i është drejtuar kompanisë turistike “Opodo” ku çifti kishte bërë prenotimin. Kompania shkruan se: “Pas kontaktimit me furnitorin në fjalë dhe VH Eurostar Durrës Hotel & Private Beach, hoteli ka konfirmuar se një tarifë shtesë prej 25 euro për person për natë është përfshirë në çmimin përfundimtar të akomodimit. Pas shqyrtimit të rastit, klienti do të rimbursohet për këto tarifa” – shkruan kompania.

“Melanie Zeeb dhe Michael Bürger thjesht duan të kthehen në shtëpi, larg hotelit horror. Por fluturimi i shumëpritur i kthimit bëhet problemi i radhës për pushuesit. Për shkak të rezervimeve të tepërta, ata nuk mund të marrin dot fluturimin e tyre nga Tirana në Berlin. Linja ajrore ofron akomodim dhe ushqim, por jo një fluturim të ri direkt për në Berlin. Në vend të kësaj, çifti duhet të fluturojë për në Këln. Si të kthehemi më pas nga andej? Kompanisë ajrore nuk duket se i intereson” – shkruan RTL.

“Përsëri ne i drejtohemi dhe kërkojmë ndihmë kompanisë “Opodo” dhe çifti është me fat. Me shpenzimet e tyre, kompania rezervon një fluturim nga Frankfurti për në Berlin për ditën tjetër. Kështu u bë më mirë për Melanie dhe Michael. Opodo premtoi gjithashtu se do të rimbursojnë pushuesit për të gjithë çmimin e udhëtimit. Më pas të dy mund t’i përdorin paratë për të rezervuar pushime të reja që shpresojmë se do të sjellë relaksimin e dëshiruar!” – shkruan RTL duke nënvizuar se hoteli nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për të bërë një koment.

Rasti i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger tregon se reklamat nuk janë gjithmonë të duhura. RTL këshillon që t’i kushtohet vëmendje vendndodhjes së hotelit dhe të kontrollosh paraprakisht nëse kjo është një zonë miqësore për pushime. Një vështrim në portalet e zakonshme të vlerësimeve mund të sigurojë gjithashtu informacion të dobishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Publikuar më 03.10.2023
Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të ma...

Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, një provincë e Venezia në Itali. Një autobus me njerëz të shumtë në bord doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë. Deri tani TG Com flasin për 21 të vdekur dhe 40 të plagosur. 2 prej viktimave janë […]

Lexo më shumë

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Publikuar më 03.10.2023
Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Su...

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë […]

Lexo më shumë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë