×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“The Telegraph” akuzon trafikantët shqiptarë: Po fusin njerëz në Britani me pasaporta false

Bandat po shesin pasaporta të rreme nëpërmjet “story” në Instagram që fshihen automatikisht për të shmangur zbulimin. Është një investigimi i gazetës britanike “The Telegraph” që shkruan se kontrabandistët e njerëzve kanë sofistikuar mënyrat e tyre pas ashpërsimit të masave nga qeveria britanike. Më të përdorurat mbeten rrjetet sociale.

Sipas gazetës trafikantët po ofrojnë pasaporta për 12500 £ me foto që i ngjajnë emigrantit ose kriminelit ilegal që dëshiron të udhëtojë nëpër Evropë apo të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë të dhënat biometrike duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht në pikat kufitare të ngarkuara. Pasaporta të vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë.

Kjo mënyrë duket e ngjashme familjen famëkeqe të krimit Adams, e cila u shiste pasaporta të rreme dhjetëra gangsterëve në të gjithë Evropën të kërkuar për vrasje, shpërndarje droge dhe pastrim parash. Christopher Zietek, i cili u burgos për 8 vjet pajisi ata me pasaporta të vërteta të marra duke mashtruar njerëz vulnerabël, me probleme me pijen dhe drogën. Këto raste janë më të vështira për t’u zbuluar sesa falsifikimet.

“Ndryshe nga Zietek, i cili operoi në fshehtësi derisa u demaskua nga një hetim i fshehtë nga Agjencia Kombëtare e Krimit, bandat shqiptare reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një faqeje private në Instagram me etiketën “Passage to the UK” që ka 1600 ndjekës.

Reklamohet përmes “story” në Instagram, të cilat fshihen pas 24 orësh, për të shmangur zbulimin dhe platformën që vepron duke mbyllur llogarinë. Instagram tha se kishte fshirë llogarinë në fjalë pasi u kontaktua nga “The Telegraph” – shkruan gazeta britanike.

Një gazetar i infiltruar që dërgoi një mesazh direkt tek administratorët e llogarisë iu tha se kushtonte 12 500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të hynin në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, – thanë ata.

Gazetari pyeti: “Çfarë lloj pasaportash do të përdorni për ne?”

Ata u përgjigjën: “Varet se si dukesh. Varet nga fytyra juaj dhe kujt i ngjani. Por ky nuk është problem. Mund të përdorim pasaporta greke, rumune apo çeke”.

“Pas një pushimi të vogël, kthehemi sërish në biznes. Nga Italia në Londër me avion. Udhëtimi 100% i sigurt me njohjet e njerëzve tanë në aeroporte. Pagesa vetëm kur të mbërrini në Londër. Kontaktoni. Vetëm njerëz seriozë” – thuhet në një tjetër faqe në Instagram.

“Shërbime për njerëzit që kanë probleme në Mbretërinë e Bashkuar (të kërkuar nga policia). Në Itali ose Irlandë” – thuhet në një tjetër faqe shqiptarësh.

Një i tretë shkruan: “Punë, jo fjalë. Arritja në Mbretërinë e Bashkuar 100% e sigurt në avion dhe për ata që janë dëbuar nga vendet e BE-së”.

Një e katërt ofron ID dhe patenta automjetesh, por edhe pasaporta.

Një e pestë pretendon një “çmim spektakolar”, përpara se të shtojë: “Pagesa kur të shkoni në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjitha shpenzimet për të qëndruar i kemi ne.”

Një zëdhënës i Home Office tha për gazetën: “Ata që tentojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur dokumente false do të përballen me pasojat e plota të ligjit. Prioriteti i Forcave Kufitare është ruajtja e sigurisë së kufirit në çdo kohë dhe oficerët tanë kanë në dispozicion një sërë mjetesh për të zbuluar mashtruesit.

Kompanitë e mediave sociale kanë përgjegjësinë për të hequr përmbajtjen që promovon dhe ndihmon në financimin e aktiviteteve të paligjshme dhe kriminale, të tilla si reklamat që premtojnë dokumente false ose kalimet e paligjshme të Kanalit. Këtë muaj, ne njoftuam një partneritet të ri me kompanitë e mediave sociale për të përshpejtuar veprimet për të trajtuar dhe hequr këtë lloj përmbajtjeje” – tha ai.

Një zëdhënës i kompanisë “Meta”, e cila zotëron Instagramin, tha: “Kontrabanda e njerëzve është e paligjshme dhe kur gjejmë përmbajtje që koordinon këtë aktivitet, e heqim atë nga platformat tona, siç kemi bërë edhe në këtë rast. Ndërsa shifrat nga NCA tregojnë se mbi 90% e përmbajtjes hiqet nga kompanitë e mediave sociale kur njoftohen, në përputhje me njoftimin e fundit të qeverisë, ne po vazhdojmë të investojmë në teknologjinë që zbulon, raporton dhe heq këtë lloj përmbajtjeje”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë

Artan Tafani u pendua, drejtori i policisë zbulon krimet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut dhe publikon emrat e të arrestuarve

Artan Tafani u pendua, drejtori i policisë zbulon krimet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut dhe publikon emrat e të arrestuarve

Publikuar më 28.09.2023
Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni ku u lë...

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni ku u lëshuan 15 urdhër arreste ku u ekzekutuan 12 prej tyre. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku: “Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka […]

Lexo më shumë

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje të bujshme

Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje të bujshme

Publikuar më 28.09.2023
Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonë...

Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani ka rënë në prangat e policisë. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. […]

Lexo më shumë