×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ndubuisi Francis Eneh: Jam mbrojtës i fortë që shënon gola

Ndubuisi Francis Eneh, mbrojtësi i artë i Apolonisë e mbron portën e skuadrës së tij dhe shënon gola pothuaj në çdo ndeshje. Francis iu bashkua klubit 1.5 vjet më parë, por ai është rritur si lojtar në çdo komponentë duke kaluar nga U19 tek Skuadra e parë.

Punëtor dhe i sjellshëm, i zgjuar dhe me reflekse të forta, ai është i qartë për objektivat e tij dhe të skuadrës dhe i vendosur për t’u ngjitur në elitën e futbollit.

Me një fizik të shkëlqyer dhe me gjatësi 1.91m ai punon me dëshirën e zjarrtë për të përvetësuar aftësitë teknike e taktike dhe stërvitet pa u ndalur për ta çuar skuadrën në “Abissnet Superiore“.

A mund të prezantoni veten dhe të ndani me ne udhëtimin tuaj në botën e futbollit?

Unë quhem Ndubuisi Francis Eneh. Nuk ka qenë një udhëtim i lehtë, por Zoti ma bëri të lehtë, sepse andej nga vij unë nuk është e lehtë për të jetuar. Atje duhet të kalosh vërtet shumë vështirësi, të sigurosh ushqimin e familjes  dhe jetesën më minimale.

Nga jeni? Sa vëllezër dhe motra keni? Po prindërit tuaj ku jetojnë?

Unë jam nga Nigeria, kam 4 vëllezër dhe motra që jetojnë me mamanë time, babai im nuk është më me ne që kur unë isha i vogël.

Çfarë ju frymëzoi për të ndjekur një karrierë në futboll dhe në çfarë moshe keni filluar të luani?

Ishte futbolli që më frymëzoi, ishte gjëja që më pëlqeu të bëja. E kam dashur futbollin që kur isha fëmijë. Nëna ime më bleu atëherë një top që të luaja dhe, nëse ma merrnin topin, unë filloja të qaja. Që në moshën 10-vjeçare luaja me top me shokët e mi të vegjël, nuk kishte akademi të mirë atje në vendlindjen time. Ne thjesht luanim futboll gjatë gjithë kohës.

Kush ishte personi që ju ndihmoi dhe ju mbështeti për të qenë futbollist? Kush besoi tek ju? 

Nëna ime më ka mbështetur qysh kur isha i vogël. Ajo besonte tek unë.

Si erdhët në F.K. Apolonia? Jeni i kënaqur që jeni në këtë Klub dhe pse? 

Mora një telefonatë nga menaxheri im, që më tha që një ekip në Shqipëri, F.K.Apolonia kërkon një qendërmbrojtës, i thashë wow, ky është një lajm i mirë. Menjëherë Klubi dërgoi ftesën dhe kontratën që e kam nënshkruar ditën e fundit. Muajin tjetër u nisa për në Shqipëri.

Çfarë pozicioni luani dhe çfarë ju pëlqen më shumë kur luani në atë pozicion? 

Unë jam qendërmbrojtës, më pëlqen të luaj në dy pika në pozicionin tim.

Përshkruani stilin tuaj të lojës dhe pikat tuaja të forta që e ndihmojnë ekipin. 

Jam lojtar shumë i fortë. Jam shumë i mirë në luftën në ajër, me gjuajtjet me kokë. Kam shënuar gola me kokë dhe e kam ndihmuar shumë ekipit tim me këto gola.

A ka futbollistë dhe ekipe te të cilët ju frymëzoheni? 

Unë kam disa idhuj, por Konate është lojtari që më pëlqen më shumë për shkak të gjatësisë së tij dhe sepse është lojtar shumë i fortë.

Futbolli është një sport shumë konkurues dhe kërkues. Jeni sfidant dhe po punoni për të qenë më i miri? 

Po, unë jam duke punuar për të qenë më i miri. Jam sfidant, sepse unë bëj përtej gjërave normale, pasi jam mbrojtës që shënon gola! Nuk është aq e zakonshme për mbrojtësit të bëjnë gola, por unë dua të shënoj dhe të arrij, dua rezultat të mirë, dua të ndihmoj ekipin tim për ta çuar në ‘Abissnet Superiore”. Dua  vetëm të fitoj dhe ta shtyj skuadrën të ngjitet.

Gjatë gjithë karrierës suaj, cilat ishin disa nga sfidat më të mëdha me të cilat u përballët dhe si i kapërcyet ato? 

Unë , si afrikan, besoj në punën e palodhur dhe në planin e Zotit. Erdha nga Afrika me një potencial të mirë dhe Klubi dhe unë arritëm përmirësim të ndjeshëm tek unë. Ishte një arritje e madhe që brenda 1 viti shënova disa gola për ekipin tim, por është një sfidë tjetër që unë kam, për t’u bërë lojtari më i mirë i Kategorisë së Parë dhe golashënuesi më i mirë.

Si e përgatit veten fizikisht dhe mendërisht për një ndeshje? 

Fizikisht bëj punë të përditshme stërvitore në palestër dy ditë para ndeshjes. Mendërisht jam mësuar të fle shumë mirë kjo më ndihmon shumë dhe jam i qetë.

A mund të ndani momentet më të mira dhe më të këqija të jetës suaj në karrierën në futboll? 

Momentet më të mira ishin shënimi i golit të fitores nga unë ndaj Dinamos dhe Tiranës dhe momenti im më i keq ishte humbja e rëndë ndaj Orikut.

Si e trajtoni presionin dhe si veproni në situata me rrezikshmëri të lartë? 

Duke e qetësuar veten dhe duke u përqendruar fort, unë arrij ta përballoj atë.

Si e ruani aftësinë tuaj fizike dhe fokusin mendor jashtë sezonit ose kur nuk jeni duke luajtur ndeshje? 

Me stërvitje të vazhdueshme shumë më tepër dhe me praktikë loje.

Jeni shumë i gjatë dhe me një fizik të shkëlqyer. A ju ndihmojnë në futboll? 

Po sigurisht që më ndihmon shumë.

Si qëndroni të motivuar dhe përmirësoheni vazhdimisht si futbollist? 

Me stërvitje dhe praktikë të vazhdueshme, si dhe duke shikuar lojtarë të tjerë profesionistë gjatë lojës, më motivojnë shumë.

Cilat besoni se janë cilësitë dhe aftësitë kryesore që kanë kontribuar në suksesin tuaj si futbollist? 

Lutjet, duke besuar në veten time dhe duke punuar shumë për të pasur sukses.

Çfarë këshille do t’u jepnit futbollistëve të rinj aspirantë të Akademisë së Apolonisë? 

Asnjëherë mos hiqni dorë, besoni në veten tuaj, mbi të gjitha.

Cilat janë mendimet tuaja për sezonin e fundit të ekipit tuaj dhe çfarë për sezonin e ardhshëm? 

Ne dhamë maksimumin në sezonin e kaluar. Shpresojmë që ky sezon të jetë shumë më i mirë se sezoni i kaluar dhe padyshim do të shkojmë në “Abissnet Superiore”.

Nëse ju jepet lapsi që të përshkruani Francin çfarë do të shkruani? Ju lutem në detaje. 

Unë, Franci  jam  i përulur, i disiplinuar mirë dhe i respektueshëm.

Cilat janë pikat kyçe më të forta të Klubit tuaj F.K. Apolonia në krahasim me klubet e tjera? 

Ne kemi shumë lojtarë të mirë, me disiplinë të fortë. Ekipi ynë është profesionist dhe i fortë. Ne besojmë tek vetja jonë dhe nuk dorëzohemi kurrë.
Klubi ka infrastrukturë të mirë, është i organizuar mjaft mirë, Presidenti është shumë afër klubit dhe i ndjek dhe udhëheq të gjitha zhvillimet. Trajnimi i stafit është profesional dhe bashkëkohor në të gjithë komponentët.2

Je i huaj, a ndihesh si në shtëpinë e F.K. Apolonia? Po në Shqipëri? 

Po, e them shumë sinqerisht, ndihem “në shtëpi”. Të gjithë tregojnë shumë dashuri dhe më trajtojnë  si vëlla.

Jeni njohur me ushqimin shqiptar? Cilat janë gatimet shqiptare më të preferuara? 

Nga ëmbëlsirat më pëlqen trileçe. Më pëlqejnë shumë: Tavë me mish e makarona, disa lloje gatimesh me oriz, por nuk ua di emrat.

Cilat janë gatimet më të mira të Nigerisë?

Ne kemi supë jollof  me oriz dhe egusi, supë me piper, supë ogbono Amala dhe supë Ewedu.

Cilat janë ëndrrat tuaja? A jeni lloji i  personit që mund të bëjë gjithçka për t’i arritur ato? 

Po, unë i di ëndrrat e mia dhe me siguri do  të vijë dita që të shkoj më lart dhe të bëhem një lojtar i suksesshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

Publikuar më 06.09.2024
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

Lexo më shumë

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

Publikuar më 05.09.2024
U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit...

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

Lexo më shumë

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

Publikuar më 05.09.2024
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pa...

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

Lexo më shumë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

Publikuar më 05.09.2024
Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve t...

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

Lexo më shumë

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Tjetër ngjarje shokuese në Durrës, djali vret babanë dhe e hedh në pus, mesazhi që shpërndau dhe dëshmia para hetuesve

Publikuar më 05.09.2024
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash, ku djali vrau babanë me armë zjarri. Ai u ekzekutua nga djali Esmerald Balla dhe u hodh në pus. Esmerald Balla, 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij ishte larguar nga banesa […]

Lexo më shumë

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën për xhelozi? Gjykata e Korçës: Çifti nuk janë në proces divorci

Publikuar më 04.09.2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trë...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja, ku Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht. 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur, për shkak se ai ishte […]

Lexo më shumë

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Beleri flet pas daljes nga burgu: Jam i lirë dhe krenar, lufta ime tani ka filluar dhe do t’i rikthehem politikës aktive në Shqipëri

Publikuar më 02.09.2024
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kër...

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit, për lirimin nga burgu. Në dalje nga qelia e burgut, Beleri dha një deklaratë për mediat, ku tha se ai është fituesi i bashkisë së Himarës dhe mandati iu hoq pa të drejtë nga qeveria e kryeministrit Rama. “Pas 16 muajsh […]

Lexo më shumë

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Pabesia e shokut të tij i kushtoi jetën, historia tronditëse e vdekjes së studentit shqiptar dhe vendimi i gjykatës amerikane

Publikuar më 02.09.2024
Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi...

Studenti shqiptar ekselent, Denis Preka, vetëm 21 vjeç humbi jetën tragjikisht më 18 mars të vitit 2019. Shkak për vdekjen e ekselentit shqiptar ishte një drogë e cila iu dha nga shoku i tij, Paul Wiedmaier të cilin Denisi e quante dhe e besonte si vëlla. Atë mbrëmje, Preka ndodhej te shtëpia e Paul për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda