×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Blogerja amerikane: 5 arsye pse kalova më bukur në bregdetin e Shqipërisë se sa në plazhet e Greqisë

Një blogere amerikane ka treguar në një rrëfim të sajin se përse do të zgjidhte më mirë Shqipërinë, se sa plazhet e Greqisë. Ajo ka treguar se ka pushuar në një plazh në Halkidiki të Greqisë, por në vend që të kënaqej nga bukuria e plazheve, e shtëpive të bardha me dritare blu, nga ushqimi i freskët dhe I shijshëm I detit, në fakt është përballur me një mbipopullim, ç’ka e zhgënjeu.

Ja 5 arsyet pse sipas saj udhëtimi në Shqipëri ishte shumë më i mirë se në Greqi:

Plazhet e paprekura dhe të virgjëra

Blogerja amerikane: "5 arsye pse kalova më bukur në bregdetin e

Ujërat e pastra të kristalta të ishujve grekë nuk e justifikonin një shezlong që më duhet të paguaja për 100 dollarë dhe unë nuk mund të lëvizja dy hapa pa u përplasur me një tjetër turist amerikan.  Ndërsa ajo që plazheve shqiptare u mungon në famë, e kompensojnë me bukurinë e tyre të paprekur.

Natyrisht, sezoni i pikut të verës nga qershori deri në shtator tërheq më shumë vendas dhe turistë në plazhe, por nuk do të ndiheni në një vend të mbipopulluar me njerëz.

Ndërsa Greqisë i kanë mbetur shumë pak plazhe “secrete”, bregdeti i Shqipërisë është ende një shesh parajse që pret për t’u eksploruar.

Plazhet më të njohura janë: Durrësi, Vlora, Himara, Saranda, Ksamili etj. Udhëtarët që dëshirojnë të shkojnë më tej dhe nuk duan shoqëri apo duan plazhe të virgjëra,  mund të shkojnë në disa nga perlat e mia të preferuara “të fshehura”:në Karpen, Llaman, Drimadhe, Bunec, Gjipe, Spille dhe Borsh.

Vendasit janë më miqësorë

Blogerja amerikane: "5 arsye pse kalova më bukur në bregdetin e

Unë nuk jam këtu për të ofenduar asnjë grek, por mikpritja shqiptare nuk ka konkurrencë.

Më janë ofruar udhëtime të sigurta falas nga qyteti në qytet, vakte në shtëpitë e gjysheve, shishe plastike të rimbushura me raki të bërë vetë, vende për të qëndruar natën, xhiro nëpër qytetet e vendlindjes dhe shumë më tepër. Ndihesha e sigurt çdo minutë të zgjimit të 10 muajve të mi në Shqipëri, gjë që nuk mund ta them saktësisht për Greqinë. Me sa duket vendasit grekë ishin lodhur nga trajtimi i turistëve të cilët ishin të tepërt në numër dhe kjo gjë me sa duket i ka irrituar. Unë i kuptoj shumë për këtë por thjesht nuk u ndjeva aq i mirëpritur këtu në krahasim me atë në Shqipëri.

Kultura Superiore e Kafes

Blogerja amerikane: "5 arsye pse kalova më bukur në bregdetin e

Kisha dëgjuar gjithçka për brikin, kafen tradicionale greke të frymëzuar nga osmanët, përpara se të nisesha për në udhëtimin tim. Fatkeqësisht, kuptova se preferoj më shumë kafen turke dhe boshnjake. Shumica e kafeve të ofruara në udhëtimin tim në Greqi ishin gjithsesi në stil frape.

Frape është bërë me kafe të çastit të tundur në ujë të ftohtë (e kujt ishte ideja gjeniale?) me akull, qumësht dhe shumë sheqer. Tekstura me kokrra nuk ishte tamam e këndshme dhe kafeja e çastit me cilësi të ulët më kujtoi pushimet gjatë gjithë natës në universitet dhe s’më dha ndjesinë e pushimeve. Nga ana tjetër, kultura shqiptare e kafesë ishte e përshtatshme për mua. Nuk kam pirë kurrë një filxhan kafe të keqe në 10 muajt e mi në këtë vend ballkanik, nga kafenetë e kategorisë së tretë në lagjet e  Tiranës deri te kafenetë e vogla moderne buzë rrugës.

Luks më i përballueshëm

Blogerja amerikane: "5 arsye pse kalova më bukur në bregdetin e

E mbani mend këngën “Money Money Money” të Mamma Mia? E gjeta veten duke gumëzhuar së bashku me të duke ecur përgjatë kalldrëmeve greke të zbardhura nga dielli, pasi sa ç’më shkoi aty një vakt I thjeshtë, në bregdetin shqiptar kalova një fundjavë.

Nuk ka turma me turistë

Blogerja amerikane: "5 arsye pse kalova më bukur në bregdetin e

Sigurisht, Shqipëria po lulëzon në popullaritet, por shumica e plazheve të saj mbeten ende të pacenuara dhe vendet e saj të mrekullueshme të trashëgimisë botërore të UNESCO-s nuk kanë një turmë të madhe në horizont. Edhe vendet më të njohura të pushimeve në këtë perlë ballkanike janë të përballueshme dhe ende të pazhvilluara, duke e bërë atë zgjedhjen e qartë për pushimet tuaja të ardhshme në plazhet e Evropës. /Living

Blogerja amerikane: "5 arsye pse kalova më bukur në bregdetin e

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Publikuar më 03.10.2023
Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të ma...

Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, një provincë e Venezia në Itali. Një autobus me njerëz të shumtë në bord doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë. Deri tani TG Com flasin për 21 të vdekur dhe 40 të plagosur. 2 prej viktimave janë […]

Lexo më shumë

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Publikuar më 03.10.2023
Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Su...

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë […]

Lexo më shumë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë