×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit: Ngjarjet e fundit i kanë rrënjët në Serbi, por Prishtina është përgjegjëse për krizën aktuale

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të Kosovës i ka rrënjët tek mospranimi nga Serbia i realitet të pakthyeshëm të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai theksoi se përgjegjësia për vendimarrjen që çoi në incidentet e fundit rëndon mbi Kosovën. Zoti Fried, një diplomat karriere me një përvojë prej disa dekadash në Departamentin e Shtetit thotë se Uashingtoni ka të drejt të jetë i zemëruar me qeverinë e Kosovës dhe se qëndrimet e fundit të Shteteve të Bashkuara dëshmojnë për thyerjen më të madhe në raportet e saj me Kosovën. Në intervistën me gazetaren Milena Djurdic, nga shërbimi në gjuhën serbe i Zërit të Amerikës, ish-diplomati amerikan thotë se qeveria e Kosovës duhet ta pranojë se ka gabuar dhe të tërhiqet.

Daniel Fried

Zëri i Amerikës: Si i komentoni përplasjet dhe dhunën në Kosovë gjatë këtyre ditëve të fundit dhe cilat janë rreziqet e mundshme jo vetëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe më gjerë në rajon?

Daniel Fried: Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës kanë qenë në një gjendje jo normale për shumë vite dhe përgjegjësia për këtë, në përgjithësi, ka rënë mbi Serbinë sepse ajo nuk ka pranuar ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ata nuk do ta rimarrin Kosovën. Kjo çështje ka mbaruar, pjesërisht për shkak të viteve të nacionalizmit shkatërrimtar serb, duke përfshirë shtypjen e shqiptarëve në Kosovë, që çoi në ndërhyrjen e NATO-s, të cilën ne nuk e donim.

Në të njëjtën kohë, kriza e tanishme duket se është shkaktuar nga gabimet e qeverisë së Kosovës. Pra, në tërësi, Serbia mund të ketë përgjegjësi, për këtë gjendje të çuditshme, por kriza e tanishme është diçka që ka shkaktuar, do të thosha, zemërimin e Shteteve të Bashkuara. Nuk e përdor lehtë këtë fjalë, por lexova deklaratën e plotë të zotit Hovenier, ambasadorit amerikan në Kosovë, në konferencën me gazetarët. Dhe që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008, nuk mbaj mend që një përfaqësues i qeverisë amerikane të ketë qenë aq i zemëruar, sa dukej ai. Mendoj se qeveria e Kosovës me siguri e ka marrë vendimin në rrethana të vështira, por vendimi e përkeqësoi shumë më tepër situatën, që edhe më parë ishte e komplikuar. Kjo ka rezultuar në përkeqësimin e fortë të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kosovën. Dhe kjo nuk i shërben askujt. Është për të ardhur keq.

Nuk mendoj se protestat dhe vënia në gatishmëri e ushtrisë serbe janë të dobishme. Por vura re se, në konferencën për mediat, ambasadorit Hovenier iu dha mundësia, që të ngarkonte me përgjegjësi të dyja palët, dhe ai nuk e bëri këtë.about:blank

Ai u përqendrua tek përgjegjësia e qeverisë së Kosovës. Kjo më la përshtypjen, se ishte një shenjë se Shtetet e Bashkuara janë seriozisht të zemëruara me vendimet e qeverisë së Kosovës. Dhe natyrisht KFOR-i duhej të ndërhynte. Forcat e KFOR-it pësuan lëndime serioze. Nuk e krijoi qeveria e Kosovës këtë situatë. Kjo situatë në përgjithësi është kryesisht, por jo plotësisht, përgjegjësi e serbëve, të cilët duket se ende fantazojnë se Kosova mund t’i kthehet Serbisë, gjë që nuk do të ndodhë kurrë. Nuk kishte asnjë arsye që qeveria të merrte një vendim që do të përkeqësonte situatën. Pra, është një kohë e vështirë si në terren ashtu edhe në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën, dhe e gjithë kjo gjë më duket për të ardhur keq.

Tani, shpresojë që qeveria e Kosovës të gjejë një mënyrë që të korrigjojë gabimet e saj fillestare.

Qeveritë bëjnë gabime dhe shpresoj, që në njëfarë niveli dhe ndoshta në të gjitha nivelet, qeveria e Kosovës do ta pranojë këtë, por është një periudhë e vështirë. Në të njëjtën kohë, kjo nuk do të ndryshojë faktin se Serbia duhet të përballet me realitetin.

Mbretëria e Jugosllavisë është zhdukur, Jugosllavia komuniste është zhdukur. Serbia e ka humbur Kosovën. Nuk do ta marrë prapë. Për më tepër, përse Serbia dëshiron të qeverisë një popullatë që nuk dëshiron të udhëhiqet prej saj? Serbia natyrisht, ka interesa serioze, legjitime, të kuptueshme për manastiret historike, njerëzit atje, ka interes për komunitetin serb dhe mund të gjenden rrugë për trajtimin e këtyre çështjeve. Shtetet e Bashkuara po punonin për këtë me Evropën dhe përfaqësuesit evropianë.

Por besoj e kuptoni ku dua të dal. Kjo nuk është një situatë e drejtë dhe e paanshme. Është një situatë në të cilën Shtetet e Bashkuara mendojnë se qeveria e Kosovës ka bërë një gabim serioz, situatë të vështirë.

Zëri i Amerikës: E dimë se, edhe Sekretari Blinken, përmes deklaratave të lëshuara nga zyra e tij, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për atë vendim. A është i justifikuar qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për të fajësuar plotësisht Kosovën?

Daniel Fried: Mendoj se qeveria amerikane kishte arsye për t’u zemëruar. Mendoj se rrënjët e problemit nuk janë tek Kosova. Përgjegjësia, bie më shumë mbi Serbinë, tek përpjekjet e saj për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, e cila, serbët besoj se e dinë, se është e pakthyeshme. Çështja e Kosovës ka marrë fund. Por për disa arsye ata nuk e pranojnë. Prandaj, mendoj se përgjegjësia më e madhe është tek pala serbe, por përgjegjësia për këtë incident që përfshiu komunat, ishte e autoriteteve të Kosovës, ishte një vendim i Kosovës. Prandaj Shtetet e Bashkuara janë të zemëruara, sepse qeveria e Kosovës mori një vendim, bazuar në në një logjikë të kuptueshme të sovranitetit, por abstrakte, duke bërë që pasojat të trajtoheshin nga KFOR-i dhe Shtetet e Bashkuara. Mendoj se amerikanët ishin të zemëruar nga kjo qasje.

Zëri i Amerikës: E dimë se në deklaratën e parë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, u paralajmërua për pasoja në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Ju përmendët ambasadorin amerikan, i cili tha se pasoja e parë ishte anulimi i pjesëmarrjes së forcave të Kosovës në stërvitjen Defender Europe 2023. Kryeministri Kurti tha se mendonte se ky vendim ishte një katastrofë dhe i padrejtë. A mendoni se vendimi i Shteteve të Bashkuara për këtë ishte i justifikuar?

Daniel Fried: Mendoj se Shtetet e Bashkuara synonin të tërhiqnin vëmendjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj, çka do të thotë se ishin seriozisht të zemëruar. Dhe unë mendoj se ata kishin arsye për këtë. E njoh sekretarin Blinken, e njoh prej 30 vitesh. Ai është një person i mençur. Mendoj, dhe me sa di unë, ai kishte arsye të ishte i zemëruar nga veprimet e qeverisë së Kosovës.

Këto veprime i përkeqësuan gjërat dhe KFOR-i dhe Shtetete e Bashkuara u detyruan të merreshin me pasojat e këtyre veprimeve.

Mendoj se kjo ishte një mënyrë për t’i thënë Kosovës se nuk mund të krijoni probleme të panevojshme për Shtetet e Bashkuara dhe më pas t’i largoheni përgjegjësisë. Sërish dua ta theksojë se Serbia ka përgjegjësi shumë më të madhe për problemet në veri të Kosovës. Por druaj se qeveria e Kosovës ka përgjegjësi për këtë incident të veçant. E njoh ambasadorin Hovenier, ai është një person serioz. Dhe zemërimi i tij gjatë konferencës për mediat ishte i qartë.

Zëri i Amerikës: Ai përmendi gjithashtu se Uashingtoni po shqyrton marrjen e masave të tjera. Çfarë masa të tjera mund të merren ndaj Kosovës?

Daniel Fried: Nuk dua të spekuloj. Do do të preferoja që qeveria e Kosovës të gjente një mënyrë për t’u tërhequr.

Zëri i Amerikës: Por kryeminsitri Kurti duket se është shumë i vendosur për këtë.

Daniel Fried: Shpesh politikanët mbajnë qëndrime të forta në publik, por gjejnë një mënyrë për t’u tërhequr. Ndaj le të shohim se çdo të bëjë ai. Por ai duhet ta dijë se është gabim që mbështetja amerikane të merret si e mirëqenë. Ose që të ndërmerren veprime sikur mbështetja amerikane është e përhershme dhe se do të vazhdojë pavarësisht gabimeve. Shtetet e Bashkuara kanë durim të madh dhe njohuri strategjike të situatave politike lokale. Por, unë mendoj se qeveria e Kosovës mendon se mbështetja amerikane është automatike pavarësisht veprimeve të tyre. Shtetet e Bashkuara morën një vendim për të mbështetur pavarësinë e Kosovës në vitet e para të këtij shekulli. Unë kam qenë pjesë e procesit të vendimmarrjes. Kjo ishte zgjedhja që bëmë. Mund të kishim bërë të tjera zgjedhje, por mendoj se zgjodhëm me mençuri. Megjithatë, Kosova duhet të përfitojë nga kjo mundësi dhe të konsolidojë pozicionin e saj dhe jo thjesht t’i trajtojë Shtetet e Bashkuara sikur një burim të pafund mbështetjeje të verbër, të padiskutueshme, në çdo rrethanë. Ajo këshillohet të përfitojë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Dhe dua ta theksojë sërish se qeveritë bëjnë gabime dhe shpresoj që kryeministri do ta kuptojë mirë se shkoi shumë larg dhe do të gjejë një mënyrë për t’u tërhequr.

Zëri i Amerikës: Duke marrë parasysh se ju keni qenë pjesë e asaj vendimarrjeje, vendimarrjes lidhur me Kosovën dhe Kosova është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara dhe SHBA-të i kanë ofruar mbështetje të fortë asaj. A mendoni se ndëshkimi amerikan tani ka qenë jashtëzakonisht i ashpër?

Daniel Fried: Kjo është padyshim thyerja më e madhe që ka ndodhur në bashkëpunimin e gjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Kjo është shprehja më e fortë e kundërshtimit amerikan ndaj një akti të qeverisë së Kosovës që mund të kujtoj. Dhe ishte deklarata më e ashpër që mbaj mend. Dhe ky nuk ishte një akt i humorit të keq apo akt i pamenduar, për të thënë diçka në mikrofon. Kjo ishte diçka që qeveria e Shteteve të Bashkuara e kishte shqyrtuar. Dhe mendoj se ka një arsye për këtë. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë hapa të caktuar dhe kërkesa jonë u shpërfill dhe hapat u ndërmorën dhe rezultati ishte pikërisht ai të cilit i druheshim. Ndonëse nuk e di të gjithë historinë, mendoj se kjo është arsyeja e zemërimit. Mendoj se zhgënjimi ishte i justifikuar.

Nuk është fundi i botës, por qeveria e Kosovës duhet të gjejë një mënyrë për t’u tërhequr.

Zëri i Amerikës : Ju thatë se rrënjët e gjithë kësaj janë tek Serbia. Le të flasim për Beogradin. Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar Beogradin dhe presidentitn Vuçiç për nxitjen e përplasjeve për të destabilizuar Kosovën. Në deklaratën e fundit, Sekretari Blinken i bëri thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij të ulë tensionet dhe u bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga aktet e dhunës. A mendoni se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë, në fakt mjaft të forta, ndaj Beogradit dhe ndaj presidentit serb?

Daniel Fried: Sigurisht që kërkesat e Shteteve të Bashkuara, të presidentit dhe qeverisë serbe janë të arsyeshme. Mendoj se do të ishte gabim për qeverinë serbe të arrinte në përfundimin se Shtetet e Bashkuara janë të zemëruara me qeverinë e Kosovës dhe kjo është një mundësi për Serbinë që t’i përkeqësojë më tej këto raporte. Kjo nuk është e vërtetë. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara do të reagonin shumë ashpër nëse Serbia do të përpiqej të shfrytëzonte situatën aktuale.

Presidenti Vuçiç për shumë vite është munduar të ndjekë dy rrugë njëkohësisht. Në njërën anë, ai po përpiqet të jetë një forcë në mbështetje të stabilitet dhe një të ardhmeje evropiane për Kosovën. Por në të njejtën kohë, ai ka përdorur kartën nacionaliste serbe. Unë mendoj se ndoshta zoti Vuçiç po mendon se Rusia do ta mbrojë Serbinë dhe do të ofrojë opsione të mira strategjike dhe aftësi për të luajtur lojëra taktike afatshkurtra. Unë do ta këshilloja qeverinë serbe që ta rishikojë këtë strategji me mikun e tyre Vladimir Putin dhe Rusinë. Ata nuk janë në gjendje t’ju ndihmojnë shumë, përveçse të nxisin tensionet. Ata mezi po ndihmojnë veten e tyre. Ata janë duke humbur një luftë që nuk duhet ta kishin nisur. Sigurisht që e kam fjalën për luftën me Ukrainën, ata nuk kanë arritur ta pushtojnë Ukrainën. Ata nuk mund ta fitojnë luftën dhe nuk mund të tërhiqen prej saj. Ekonomia e tyre është në vështirësi. Të rinjtë po largohen nga vendi. Ata nuk janë në gjendje të mirë. Mbështetja tek Rusia nuk më duket mua si një veprim i mençur. Rusia nuk është në gjendje të veprojë si një lloj mbrojtëse strategjike për Serbinë. Ata do të thonë gjërat e duhura dhe janë në gjendje të bëjnë telashe, zhurmë dhe të shkaktojnë probleme.

Por kjo nuk do t’i ndihmojë qytetarët e zakonshëm sërbë. Kështu që unë mendoj se për presidentin Vuçiç do të ishte më mirë që të përfitonte nga kjo mundësi për të thelluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën dhe të jetë një forcë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ka interesa krejtësisht legjitime serbe në Kosovë. Ajo duhet të kërkojë një trajtim më të mirë të sërbëve në Kosovë. Këto do të ishin kërkesa të arsyeshme dhe mendoj se ato do të respektoheshin. Por, nuk është e arsyeshme që Serbia të sillet sikur është ende fuqi sovrane në veri të Kosovës. Kjo do të shkaktonte vetëm telashe.

Zëri i AmerikësSa ka kontribuar në krizën aktuale urdhri nga Beogradi që sërbët në Kosovë të bojkotojnë zgjedhjet lokale në veri? A mendoni se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar po kënaqin kërkesat e Serbisë dhe preisdentit Vuçiç, siç mendojnë disa analistë të çështjeve të Ballkanit?

Daniel Fried: Mendoj se presidenti Vuçiç dhe qeveria serbe duhet të heqin dorë nga pretentimet se ata mund t’i japin fund ose se mund të kompromentojnë disi sovranitetin e Kosovës. Ata po përdorin komunitetin serb në veri në disa mënyra si thjesht objekte të një loje politike. Kjo nuk do t’i ndihmojë serbët në veri. Ata duhet të ndihmojnë serbët në veri të arrijnë në një pikë të qëndrueshme brenda Kosovës. Kjo ndoshta është e arritshme. Ka shumë ide për këtë, si vetëqeverisja lokale, asociacioni i komunave serbe, ka shumë ide që mund të jenë të realizueshme. Por ata nuk do të jenë pjesë e Serbisë dhe Serbia nuk do ta pushtojë Kosovën. Kjo nuk do të ndodhë. Shpresojë që në periudhën në vijim, në javët e ardhshme, kur të ulen tensionet e krijuara nga kriza aktuale, të gjitha palët do të mund të kthehen në ndërtimin e asaj që mund të ndërtohet. Dhe sigurisht që Serbia nuk duhet ta përkeqësojë situatën. Dhe nëse Serbia e bën këtë, gjërat nuk do të jenë shumë mirë për Serbinë. Nëse jo në Bashkimin Evropian, ku mund të shkojë Serbia? Të bashkohet me një grup të dominuar nga Rusia? Rusia nuk do ta ndihmojë Serbinë. Rusia është nuk është e aftë ta ndihmojë Serbinë. Rusët nuk do të jenë në gjendje që në një të ardhme të afërt ta ndihmojnë Serbinë të bëhet më e pasur, të integrohet më mirë me botën, me Evropën. Rruga e Serbisë përpara nuk është të vazhdojë të ndjekë një qëndrim të balancuar mes Perëndimit dhe Rusisë, në një kohë kur Rusia po udhëhiqet nga një person i akuzuar për krime lufte.

Zëri i AmerikësShtetet e Bashkuara dëshirojnë që të dyja palët të rikthehen tek dialogu, i cili deri tani nuk ka zgjidhur shumë çështje pavarësisht arritjes së Marrëveshjes së Ohrit. A duhet Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të rishqyrtojnë strategjinë e tyre për Serbinë dhe Kosovën?

Daniel Fried: Nuk jam i sigurt se idetë ose kornizat e reja për këtë çështje do të funksiononin. Kornizat aktuale ofrojnë mundësi të mjaftueshme për të bërë përparim, nëse palët duan të bëjnë përparim. Asnjë kornizë nuk do të sjellë përparim nëse palët nuk e duan atë. Pra, problemi nuk është tek korniza e dialogut, por në faktin nëse palët duan t’i trajtojnë çështjet me seriozitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Mungojnë lojtarë të rëndësishëm nga Cikalleshi te Uzuni dhe Bare

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për Euro 2024! Mungojnë lojtarë të rëndësishëm nga Cikalleshi te Uzuni dhe Bare

Publikuar më 27.05.2024
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka bërë sot publi...

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka bërë sot publike listën e emrave të futbollistëve që ka grumbulluar për fazën përgatitore të Euro 2024 dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Ashtu siç pritej, lista është përbërë kryesisht nga emrat e futbollistëve që kanë marrë pjesë aktive në kualifikueset e Europianit dhe siguruan biletën e kuqezinjve për këtë […]

Lexo më shumë

Zëri i Amerikës: Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë

Zëri i Amerikës: Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë

Publikuar më 27.05.2024
Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e apl...

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për azil në një vend të Bashkimit Evropian, për tre muajt e parë të vitit 2024. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) numri i aplikuesve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet […]

Lexo më shumë

Debate të ashpra në KLP për mandatin e kryetarit Alfred Balla që u shkarkua nga Vettingu, Nurihan Seiti e mbron fort, Sokol Stojani kërkon që ai të mos kryejë asnjë akt administrativ

Debate të ashpra në KLP për mandatin e kryetarit Alfred Balla që u shkarkua nga Vettingu, Nurihan Seiti e mbron fort, Sokol Stojani kërkon që ai të mos kryejë asnjë akt administrativ

Publikuar më 27.05.2024
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është ndërprerë...

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është ndërprerë mes debateve të forta të anëtarëve, ku po diskutohej për afatin e mandatit të kryetarit Alfred Balla. Ky i fundit është përjashtuar me një vendim të vettingut pak ditë më parë, për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Balla thotë se vendimi i Kolegjit të Posaçëm […]

Lexo më shumë

Rama nxjerr videon nga takimi dje me emigrantët shqiptarë në Itali: Shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë

Rama nxjerr videon nga takimi dje me emigrantët shqiptarë në Itali: Shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë

Publikuar më 27.05.2024
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video nga ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video nga takimi që mbajti dje në Milano. Rama thekson se kjo takimi i djeshëm ishte shëmbëlltyrë e kohës së re për Shqipërinë dhe shqiptarët. VIDEO “MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shëmbëlltyrë e kohës së re që ka […]

Lexo më shumë

E para herë që edicioni VIP fitohet nga një grua, Egla “rrëmben” çmimin e parë në “Big Brother VIP”, reagime pro dhe kundër

E para herë që edicioni VIP fitohet nga një grua, Egla “rrëmben” çmimin e parë në “Big Brother VIP”, reagime pro dhe kundër

Publikuar më 26.05.2024
Egla Ceno është fituese e Big Brother Albania VIP 3, e cila ...

Egla Ceno është fituese e Big Brother Albania VIP 3, e cila fiku dritat e shtëpisë dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Aktorja është gruaja e parë që fiton edicionin VIP të këtij “reality show”. “Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre […]

Lexo më shumë

Banim falas, një muaj pushime dhe 2150 dollarë, Putin “hedh sytë” nga universitetet, synon rekrutimin e studentëve me kontrata

Banim falas, një muaj pushime dhe 2150 dollarë, Putin “hedh sytë” nga universitetet, synon rekrutimin e studentëve me kontrata

Publikuar më 26.05.2024
Banorët e rajonit Luhanks të Ukrainës, i cili është pothuajs...

Banorët e rajonit Luhanks të Ukrainës, i cili është pothuajse plotësisht i pushtuar nga Rusia, thonë se oficerët rusë po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i rekrutuar studentët në universitete dhe institute për të shërbyer me kontratë në Forcat e Armatosura të Rusisë. Duke qenë nuk po i shihet fundit luftës në të cilën janë […]

Lexo më shumë

“Nëse më ndodh diçka, këtë letër jepja Francescës”/ Vetëvrasje apo eliminim? Gjendet i pajetë bashkëshorti i eurodeputetes

“Nëse më ndodh diçka, këtë letër jepja Francescës”/ Vetëvrasje apo eliminim? Gjendet i pajetë bashkëshorti i eurodeputetes

Publikuar më 26.05.2024
Angelo Onorato, një arkitekt 55-vjeçar, pronar i një dyqani ...

Angelo Onorato, një arkitekt 55-vjeçar, pronar i një dyqani mobiliesh dhe bashkëshorti i eurodeputetes italiane kristiandemokrate Francesca Donato, u gjet i vdekur në Palermo. Mediat italiane raportojnë se trupi u gjet në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, ndërsa në qafë kishte një shirit plastik. Mediat italiane raportojnë se Onorato, një […]

Lexo më shumë

Vizita e Cameron në Tiranë, media britanike: Shpenzoi 60 mijë paund për 89 minuta, tregoi arrogancë ndaj Shqipërisë, një aleati të rëndësishëm të NATO-s

Vizita e Cameron në Tiranë, media britanike: Shpenzoi 60 mijë paund për 89 minuta, tregoi arrogancë ndaj Shqipërisë, një aleati të rëndësishëm të NATO-s

Publikuar më 25.05.2024
David Cameron shpenzoi rreth 60,000 £ për të përdorur një av...

David Cameron shpenzoi rreth 60,000 £ për të përdorur një avion privat luksoz për të fluturuar në Shqipëri – vetëm për t’u detyruar të kthehej në Londër pas vetëm një ore e gjysmë në mënyrë që Rishi Sunak të mund të thërriste zgjedhjet. Në atë që mund të ishte poshtërimi i tij i fundit si […]

Lexo më shumë