×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Të moshuarit kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat: Kthejini sytë nga ne dhe rrisni pensionet tona

Të moshuarit kanë shprehur indinjatën e tyre për vendimin e Kuvendit për rritjen e pagave për deputetë, ministra dhe administratën, ndërsa kërkojnë rishikim të pensioneve të tyre.

Teksa shprehën shqetësimet e tyre në News24, të moshuarit i bënë thirrje qeverisë që të kthejë sytë nga ta. Ndërkohë ka pasur dhe problematika të tjera që ata kanë shprehur në këtë dritare të tyre për t’u shprehur lirshëm, për çështje pronash apo dhe rastet e shpeshta të grabitjeve të banesave në Lushnjë.

SHQETESIMET
Qytetari: Doja të merrja disa dokumente, ndërsa bëhet fjalë për një vërtetim që duhet ta marr. Por duhet ta marr online dhe se marr dot. Doja një vërtetim për të treguar se ku kam punuar, por dikush më kërkoi 20 mijë lekë.

Qytetari: Duhet të ulet hunda për situatën në Kosovë, dhe duhet të merret në kontroll situata nga ndërkombëtarët. Kurti duhet të tërhiqet. Po dhe Serbia duhet të ulë hundët. Situata është shumë e rëndë.
Qytetarja: Jemi banorë te Tiranës, rruga Ramadan Gabzërri, është e keqe, ka vite që nuk rregullohet. Kemi frikë të dalim dhe nga qentë e bashkisë

Qytetari: Jemi në Vlorë te lagja te spitali dhe skemi ujë. Nuk kemi farë. Vitit 2023 dhe nuk kemi ujë. I helmoftë buka që hanë që nuk ngrihen për ujin.
Qytetari: Jam një invalid nga Lezha, që të gjithëve i jep nga 50 mijë lekë dhe neve nuk na u dha. Ne nuk e kemi marrë asnjë invalid. Si ka mundësi që nuk kemi marrë. Më thanë se nuk ju takon ajo 50 mijë lekshi.
Qytetari: Për plazh publik janë lënë ato zona që nuk mund të përdoren. Privati ka marrë një sipërfaqe të madhe, nuk respektohet ndarja e hapësirave.

Qytetari: Në qytetin e Lushnjës po grabiten banesat private, njerëzit dhe përfundojnë në spital. Policia e Rrumbullakut duhet shkrirë e gjithë. Këta janë hajdutë
Qytetari: Jam invalid që marr 97 mijë lekë në muaj, a nuk do të marrim ndonjë lekë?! Aq s’na dalin.

Qytetari: Duhet t’i jepet rëndësi dhe kulturës. Pa kulturë nuk ka rëndësi asgjë.

Qytetari: Këta luajnë me futbollin, këta luajnë me Kinën për baste. Ai Armando Duka shkatërroi futbollin.
Qytetarja: Kam 21 vite nëpër gjyqe. Dje i kam dërguar me rekomande te Trajtimi i Pronave, për një farë kompensimi. Unë nuk përfitoj se nuk njoh as gjyqtar. Dhe një gjyq që fitova në Shtroj, për 42 mijë metra tokë, më tha; je me vonesë. Nuk ma dhanë.

Qytetari: Si nuk është menduar asnjëherë për ne pensionistët. Kush janë shtresa e mesme në Shqipëri? Ministra dhe deputetë? Si nuk doli kush që të mendojë për ne për pensionet tona.

Qytetari: Problemin e kisha për pensionet. Para viteve 90 ishte ligji i parazitizmit. Pra çdo person ka qenë në punë. Ndërkohë sot thonë se; janë djegur dokumentet. Po si ka mundësi që të digjen borderotë. Kur në Shqipëri ndërrohet sistemi, ia fusin popullit se thonë s’dimë gjë. Këta kanë bërë një gjë me konfiçentin e pagave. Dyfishimi i rrogave nuk lejohet të behet, pa u prekur pensionet.

Qytetarja: E di shumë mirë kryeministri që nuk jetojmë ne pensionistët. Të gjithë të betuar për t’ja dhënë atij votën. Tani të vdesin të gjithë pensionistët, nuk pyes kot. Nuk të jep njeri të hash po nuk qave. Çohuni dhe ngrihuni të gjithë sikur shkuan në votime dhe thojini; ‘nuk na e rrit pensionin? Atëherë çohu
dhe ik nga këtu’.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për r...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për rreth 5 orë, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka bërë një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur. Veliaj e konsideroi një kurth të sajuar vajtjen e tij në SPAK, ndërsa tha se ishte denoncuar në mënyrë anonime nga qytetari Nesti Angoni, i cili nuk […]

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

Publikuar më 26.12.2024
SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar ...

SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato te Redi Molla dhe Taulant Tusha.  Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla  Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga veprimet hetimore janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të […]

Lexo më shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK. Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi shkurtimisht se do të jepte informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj për gazetarët. Erion Veliaj mbërriti në Prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme, ku do të merret në pyetje lidhur me dyshimet për korrupsion. Veliaj, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Tiranës që prej vitit 2015, dhe më herët deputet dhe ministër, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve […]

Lexo më shumë

Qeveria miraton bonusin e fundvitit 150 euro për 275 mijë familje në nevojë, përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët jetimë

Qeveria miraton bonusin e fundvitit 150 euro për 275 mijë familje në nevojë, përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët jetimë

Publikuar më 26.12.2024
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë e cila ka përfunduar pak më parë, është marrë vendimi që familjet në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit, një shumë prej 150 eurosh. Ajo theksoi së përfitues do të jenë këto kategori: familjet në nevojë, fëmijët jetimë dhe […]

Lexo më shumë

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Publikuar më 21.12.2024
Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas v...

Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët. Edi Rama, kryeministri konfirmoi ndalimin, pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit […]

Lexo më shumë

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Publikuar më 21.12.2024
Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlind...

Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”. Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia. […]

Lexo më shumë

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Publikuar më 21.12.2024
Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për ...

Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Vangjeli shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre. Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda