
Ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos, vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për të pezulluar iniciativën e pasaportave “të arta” deri në shqyrtimin në gjykatën ndërkombëtare të çështjes së Maltës.
Deklaratën ai e bëri gjatë një tryeze të Komitetit Shqiptar të Helsinkit lidhur me publikim e raportit te pasaportave të arta.
“E rëndësishme të diskutohet për çështje si pasaportat e arta, një proces që kërkon mendjen dhe përfshirjen e segmenteve të ndryshme të shoqërisë dhe ekspertëve. Shqipëria ka kryer procedurat e duhura duke pezulluar iniciativën Ligjore deri sa gjykata ndërkombëtare të shkurtojë çështjen e Maltës. Propozimi i Shqipërisë për pasaportat e “tregut” është një çështje sa politike aq dhe shoqërore që ka të bëjë me vlerat, traditat, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbrojtjen e qytetarëve të BE-së. Kjo do të thotë që shtetësia e BE-së nuk është për shitje! Ky është mendimi im për këtë temë diskutimi. Nuk kam mesazhe të forta por kam shqetësim që duhet ta ndaj”, tha ambasadori holandez.https://www.youtube.com/embed/DUXVrph9QDc?feature=oembed
Sipas tij “të jesh vend anëtar i BE-së do të thotë të respektosh kushtet dhe kriteret e vendosura. Të qenurit anëtar i BE do të thotë shumë rreth përgjegjësisë për të mbrojtur të drejtat e shtetësisë së BE-së dhe pasaportat janë mbrojtja më e mirë për këtë. Përsa i përket çështjes së dytë që do të diskutohet sot, kontrolli financiar i shoqërive me zotërim publik, Qeveria duhet të jetë përgjegjëse sepse nuk mund t’ja lësh gjithçka në dorë kompanive dhe tregut të lirë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/