×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Të kujtojmë së bashku artistin Astrit Qerimi: Faleminderit që na ke edukuar me këngët e tua

Olsi Sherifi

Këngëtari i mirënjohur Astrit Qerimi është ndarë nga jeta, në datën 6 maj, ditën e festës pagane Erdelezit, kur të gjithë Romët festonin në shtëpinë e tyre me këngë dhe valle. Erdhi krejt papritur lajmi i hidhur që Astriti është ndarë nga jeta. Edhe pse dukej e pabesueshme, por u vërtetua pas disa njoftimeve të miqve dhe nga të afërmit e tij në rrjetin social Facebook. Prisja që ndonjë media të interesohej dhe të shkruante diçka sado të vogël për ta kujtuar për hir të kontributit që ka dhënë në skenë për të gjithë fansat e muzikës së tij. Por, siç nuk pritej, i ndjeri artist i muzikës Rome nuk ishte në radarin e medias.

Astrit Qerimi njihej që në vegjëli për talentin e tij në këndim, për vokalin e tij shpërthyes, të cilin e ka bërë të veçantë nga këngëtarët e tjerë. Në moshë shumë të re është angazhuar në fushën e muzikës dhe është piketuar nga profesionistët si një këngëtar me talent të rrallë.

Edhe pse nuk jeton më, ai ka lënë trashëgimtar djalin e tij Eri Qerimi, për ta përfaqësuar denjësisht në fushën e muzikës. Astriti ka investuar tek djali i tij që në moshë të hershme, pasi pa që Eri kishte zë shumë të fuqishëm dhe ra në sy për talentin e tij. E ka mbështetur deri në momentin kur Eri filloi të prodhonte vet muzikë. 

Dua t’ju njoh pak me Astritin se si ka vijuar rrugëtimi i tij artistik drejt muzikës që kur ishte një djalë i ri. Në fillimet e viteve ‘90, kur u krijua Ansambli i parë i muzikës Rome i quajtur “Rromano Dives” që përkthehet “Rrugëtimi Rrom.” Një grup i përbërë nga shumë legjenda të cilët kanë qenë mjeshtër të instrumenteve, këtu mund të përmendim, të ndjerin, violinistin e madh, Halil Xhaferraj; Fizarmonicistin e madh Refail Caka; Ilir Xhambazi me klarinetë, Shpëtim Rama me kitare bas, kompozitori Alban Furtuna me kitare dhe disa  që nuk jetojnë më si vokalisten Marjeta Jashari këngëtare, Jonuz Duka perkusion, dhe së fundmi vokalistin kryesor Këngëtarin Astrit Qerimi që për vite me radhë ka mbajtur në piedestal muzikën tradicionale Rome.

Në një bashkëbisedim me Shpëtim Ramën dhe Refail Cakën, për rreth 1 orë jemi ulur në një kafene ku punon Refail Caka në çdo mbrëmje me muzike popullore shqiptare nëpërmjet instrumentit që ai zotëron siç është fizarmonika. Në bisedim me ta, shprehen shumë të pikëlluar nga ikja e parakohshme e një artisti të madh siç ishte Astrit Qerimi. Refaili, nisi të kujtonte periudhat nostalgjike që kishte ky grup, dhe arritjet e tij që ka patuar ndër vite duke korrur sukses njërin pas tjetrit. Pas viteve 90’ grupi Rromano Dives krijoi albumin e tij të parë të quajtur “Çaj Zibede”, më pas nisën turin me koncerte të shumta, duke përfshirë shtete si Francën, Gjermaninë, Zvicrën dhe Hungarinë, etj. Përveç se muzikës Rome, pjesëtarët e grupit janë dhe mjeshtër të muzikës popullore shqiptare, të cilët në atë kohë kërkoheshin shumë në evente si dasma apo koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.   

Refaili dhe Shpëtimi na treguan gjatë kohës kur u krijua ansambli, se kush ishin pjesëtarët e grupit.

“Në fillimet e këtij grupi ishte dhe Beni me klarinetë, vëllai i Astrit Qerimit. Për sa i përket Astritit, ai ishte këngëtari më energjik dhe bënte publikun për vete, ishte shumë i saktë dhe shumë i madh si artist. Që në fillim u bë pjesë Astriti dhe Marjeta Jashari e cila  këndonte shumë mirë dhe ishte tepër skenike, të dy krijonin një alegri që publiku kënaqej. Ne kemi qenë grup kompakt që i realizonim këngët në perfeksion dhe publiku na duartrokiste. Gjatë qëndrimit në Francë, kemi organizuar dhe koncerte për bamirësi. Në Paris është regjistruar një disk me 10 këngë dhe nuk jemi në dijeni se ku ka përfunduar. Nuk vazhdoi më grupi, sepse nuk ka pasur një menaxher për të mbajtur një ansambël… Me Astritin kemi pas shkuar në disa dasma dhe ai ishte unik si në këngët Rome dhe në ato popullore.”

Ilir Xhambazi, mjeshtër i klarinetës, i cili ka ndarë skenën me Astritin për vite me radhë me muzikë popullore shqiptare dhe të asaj tradicionale Rome, brenda dhe jashtë vendit. 

“Astriti ka qenë kushëriri im, ai ka pasur vlera si njeri i mirë dhe është një artist shumë i madh. Astriti më ka marr në grupin e muzikës që në moshën 15 vjeç, dhe pothuajse kam punuar gjatë gjithë jetës time me të. Ai ka qenë shumë i dashur me njerëzit dhe me publikun, ishte tepër korrekt me të gjithë. Astriti ka qenë një nga këngëtaret më të mirë në Shqipëri, po ashtu edhe në Evropë, ai nuk ka dështuar kurrë si në dasma edhe në koncertet brenda dhe jashtë vendit. Zëri i Astritit ishte brilant. Më vjen shumë keq, sepse u nda nga jeta shumë i ri dhe u shua një yll i muzikës. Allahu e mëshiroftë dhe i shkoftë shpirti në xhenet.”

Një nga bashkëpunimet më të bukura kanë qenë me këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Eli Fara. Në vitin 2012, së bashku me Astrit Qerimin morën pjesë në festivalin e Kënga Magjike me këngë të titulluar “Romale”, një këngë e cila këndohet ende dhe është hit. Në atë kohë, kënga arriti në finale dhe u vlerësua me një çmim.   

“Ideja për të bërë këtë bashkëpunim i lindi kompozitorit Adrian Hila. Kënga që të kishte nuance ballkanike me një zë të veçantë etno, këto cilësi i kishte i ndjeri Astrit Qerimi, dhe besoj që është një nga këngëtarët më elegant, më profesional me ato ngjyrat e veçanta që përfaqëson atë pjesën e kulturës Rome denjësisht. Për mua ishte një kënaqësi për të bërë një bashkëpunim të tillë.”

Gjatë përpunimit të këngës, Eli na tregon që u mblodhën me Pandi Laçon dhe Adrian Hilën dhe kishin menduar për ta nisur dhe ta ndërtonin këngën dhe për ta përshkruar me atë jetën e bukur të komunitetit Rom, të cilët janë të lirë, që dashurojnë në arrati në çdo vend të botës që ata jetojnë. Eli Fara shprehet se kënga Romale është hit i përjetshëm!

“Absolutisht, kënga “Romale” ishte e bukur dhe u prit shumë bukur nga publiku, në të gjitha këngët që kanë marr pjesë në kompeticionin “Kënga Magjike”, dhe është një këngë që do të jetojë përjetësisht me zërin e Astritit. Duke pasur këtë sukses, menduam të bënim një tjetër bashkëpunim dhe pse jo të kishim sërish zërin e Astritit që të mbetej gjatë në kujtesën tonë. Sepse ne artistët kur bëjmë këngë, duam të lëmë pas këngën të jetë e bukur përjetësisht. Dhe me këtë frymë, nisëm të thurim dhe këngën tjetër të titulluar Hallakatem që gjithashtu është një këngë mjaft e dashur sepse unë e këndoj në të gjitha koncertet. Në të gjitha mbrëmjet ku shkoj është këngë që e këndojnë të gjithë dhe ja kemi arritur qëllimit me atë këngë. Ndihem me fat që kam dy bashkëpunime me Astrit Qerimin, sepse është ai këngëtari që përfaqëson denjësisht kulturën dhe muzikën e komunitetit Rom.”

 “Zotin Astrit Qerimi, do e kujtoj gjithmonë si një këngëtar me personalitet, fisnik, paqësor, shumë pozitiv dhe me një zë të papërsëritshëm, me ato lulet e veta gjatë këndimit dhe me interpretimin e tij e bëjnë unik. Ne humbëm një artist të dashur për publikun dhe patjetër një njeri si Astriti do të jetë gjithmonë në zemrat tona dhe në zemrat e publikut dhe me zërin e tij që na la, qoftë i parajsës.”

Në vitin 2014, vjen një tjetër bashkëpunim të Astrit Qerimit ishte me këngëtarin Aurel Thëllimi, që së bashku kanë marr pjesë në festivalin “Kënga ime”. 

“Në radhë të parë ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të zemrës. Bashkëpunimi lindi rastësish në studion e kompozitorit Adrian Hilës, ai më sugjeroi të këndoja me Astritin dhe pasi ai e mirëpriti këtë bashkëpunim, e realizuam këngën “njësoj” në studion e Sajmir Çilit! Aty njoha në radhë të parë një njeri shumë të thjeshtë me një zë unik dhe një person fisnik në komunikim! Zëri i tij s’ka nevojë të komentohet pasi të gjithë e kanë shijuar atë në shumë dimensione dhe bashkëpunime!”

“Ne kaluam disa etapa në programin “Kënga Ime” në TV Klan duke u vlerësuar dhe me çmim! Kështu ishte një bashkëpunim i cili u pëlqye nga audienca dhe juria, ishte i suksesshëm nga mesazhi i këngës dhe nga melodia, gjë që depërtoi në mënyrë direkte tek dëgjuesi! Për mua ishte një kënaqësi që këtë vlerësim e morëm dhe përjetuam të dy me Astritin! Për mua timbri i zërit të tij dhe saktësia e tij artistike e bën që Astriti do ngelet një ndër zërat më të bukur të skenës Shqiptare! Për një artist si Astrit Qerimi fjalët janë të tepërta…Jam shumë i lumtur që në karrierën time artistike kam një bashkëpunim me Astrit Qerimin dhe jam shumë i trishtuar që ai sot nuk është mes nesh.”

Në vitin 2019, Astrit Qerimi së bashku me djalin e tij Eri Qerimi në bashkëpunim me këngëtar të tjerë i kushtojnë një këngë nipit të tij Keysan, një këngë e cila ka arritur rreth 10 milion klikime ne YouTube. Kjo ka qenë hera e fundit që ai shfaqej në këndim.

Vitet në vijim, Astrit Qerimi iu përkushtua besimit Islam, duke u kthyer në një besimtar i devotshëm, duke falur 5 vaktet e Namazit dhe duke respektuar çdo rit që ka Islami.

Për ta mbyllur këtë shkrim unë dua të them vetëm faleminderit Astrit, që na ke edukuar me këngët e tua!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

Publikuar më 24.05.2025
Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Grams...

Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror. Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Një grup i madh  i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin […]

Lexo më shumë

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Publikuar më 24.05.2025
Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belin...

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi. Pas tij, erdhi reagimi nga […]

Lexo më shumë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Publikuar më 24.05.2025
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat...

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se ndodhet prej një muaji në Tiranë për shkak të angazhimeve profesionale. Lidhur me lajmet e publikuara në […]

Lexo më shumë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Publikuar më 23.05.2025
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ba...

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte tunelin e Llogarasë, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në jug të vendit. Balluku dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve. “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e […]

Lexo më shumë

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Publikuar më 23.05.2025
Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahu...

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi […]

Lexo më shumë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Publikuar më 22.05.2025
Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalici...

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë. Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje. Dashamir Shehi: Isha kryetar […]

Lexo më shumë

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Publikuar më 22.05.2025
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të...

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qytetarët që të ndajnë me zyrën e DEA informacionet nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë […]

Lexo më shumë

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Publikuar më 22.05.2025
Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet ...

Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda