×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha analizon humbjen, u kërkon durim qytetarëve: Në zgjedhjet e 14 majit janë identifikuar 547 mijë “zgjedhës shëtitës”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish lidhur me zgjedhjet e 14 Majit. Në një deklaratë për mediat Berisha tha se zgjedhës shëtitës janë identifikuar potencialisht 547 mijë persona në zgjedhjet e 14 majit duke bërë me dije se ata do të identifikohen në çdo bashki.

Ai kërkoi miurëkuptimin dhe durimin e qytetarëve, duke i premtuar se do të punojnë dhe do të bëjnë të mundur identifikimin e zgjedhësve shitës për çdo bashki dhe më pas do ja bëjnë me dije popullit.

“Farsa zgjedhore maj 2023 kishte dimensionet e saj të shëmtuara, njëri prej të cilëve janë dhe votuesit shëtitës. Votuesit shëtitës u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015, kur një uzinë pa dyer e dritare të braktisur prej vitesh në Kavajë ishte regjistruar si vendbanim për 300 zgjedhës, ndërkohë që nuk kishte asnjëri. Po në qytetin e Durrësit u gjetën votues të regjistruar në garazhe, në kontejnerë në port, gjer dhe te shatërvani në qendër të qytetit si adresë.

Më 25 prill 2021 në rreth e Durrësit votuan 110 mijë zgjedhës, u konstatuan se mbi 5 mijë zgjedhës nuk ishin të identifikuar nga makina e identifikimit të zgjedhësve.

Ajo që dëshmon ishte 6 marsi i vitit 2022. Më 6 mars në Durrës votuan 67 mijë votues, pra numrir i votuesve pothuajse u përgjysmua. Ajo që ndodhi në qytetin e Durrësit është se numri i votuesve të paidentifikuar, nga 5 mijë shkoi në 9600.

Po nga kjo analizë na rezultoi se në këtë qytet 3900 emigrantë që rezultuan se kishin votuar, asnjë prej tyre nuk kishte ardhur në Shqipëri, por ishin përdorur kartat e tyre të identiteti. Të gjitha këto, PD ia ka dërguar prokurorisë, që bën ping-pong-un nga prokuroria e Durrësit te SKAP-i nga SKAP-i te prokuroria e Durrësit. Në këto zgjedhje ne kemi dokumentuar se ky fenomene u shumëfishua. Në një emision investigativ të Piranjave gjetën se një drejtor i bashkisë së Tiranës kishte regj në 4 apartamente falso rreth 20 qytetarë të cilët nuk kishin banuar kurrë në ato apartamente të tij, por kishin ardhur nga zona të ndryshme dhe kishin votuar për Veliajn. Fenomeni i zgjedhësve shëtitës, është një fenomen i cili po studiohet me intensitet nga PD-ja.

Ne kemi identifikuar se zgjedhës potencialisht shëtitës janë në të gjithë vendin rreth 547 mijë vetë. Këta zgjedhës po identifikohen bashki më bashki. Këta zgjedhës do identifikohen qendër pas qendre. Një gjë është e sigurt se investigimi i plotë i bërë për një adresë falso në të cilën ishin të regj 20 votues, në të cilën nuk kishin banuar kurrë. Investigimi i bërë nga Piranjat është dëshmi flagrante e pakundërshtueshme se Veliaj ka përdorur sipas analizës sonë këtë proces antiligjor, antikushtetues, këtë krim elektoral në mijëra raste të tjera. Ndaj dhe unë në përputhje me zotimin solemn të PD-së kërkoj mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve sepse do një punë shumë voluminoze identifikimi i zgjedhësve shëtitës për çdo bashki dhe ne do ta bëjmë atë dhe do t’ua paraqesim”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Aksident i rëndë në Itali, 21 viktima dhe 40 të plagosur pasi autobusi ra mbi shina nga mbikalimi

Publikuar më 03.10.2023
Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të ma...

Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, një provincë e Venezia në Itali. Një autobus me njerëz të shumtë në bord doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë. Deri tani TG Com flasin për 21 të vdekur dhe 40 të plagosur. 2 prej viktimave janë […]

Lexo më shumë

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Shkollat suedeze heqin kompjuterat dhe tabletat, rikthejnë librat dhe printerat

Publikuar më 03.10.2023
Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Su...

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë […]

Lexo më shumë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

PD denoncon ndryshimin e tarifave për ujin: Rritja e çmimit po kalon në heshtje, qytetarët e paguajnë dy herë

Publikuar më 03.10.2023
Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qyt...

Partia Demokratike denoncoi rritjen e çmimit të ujit për qytetarët. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat tha se uji, sipas saj është “reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.” Karabina shprehet se qytetarët, “jo vetëm e paguajnë dy herë ujin, por përballen edhe me rritjen abuzive të […]

Lexo më shumë

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

“Nuk ka dritë në fund të tunelit” për Rrugën e Arbrit, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Publikuar më 03.10.2023
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrj...

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të […]

Lexo më shumë

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

U shpall në kërkim për vrasjen e xhaxhait dhe plagosjen e kushëririt, Gjovalin Guri flet nga arratia: S’kam lidhje, dua drejtësi!

Publikuar më 03.10.2023
Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet ...

Nga arratia Gjovalin Guri me lot në sy hedh poshtë dyshimet e policisë vendore të Shkodrës se është ai autori i vrasjes së xhaxhait Zef Guri dhe plagosjes së djalit të xhaxhait Gjin Guri, ngjarje e ndodhur në aksin Shosh-Kir në Dukagjin më 27 shtator. Gjovalin Guri rrëfen për News 24 se në momentin kur […]

Lexo më shumë

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Ministria e Turizmit: 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Publikuar më 03.10.2023
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizit...

Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të […]

Lexo më shumë

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

“Vrapo, mami ka vdekur!”, dëshmia tronditëse e fëmijëve për vrasjen e 35-vjeçares në Itali

Publikuar më 29.09.2023
“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës s...

“Vrapo, Hajde, nëna ka vdekur”, këto ishin fjalët e vajzës së vogël të Klodiana Vefës, pasi gjeti nënën e saj të ekzekutuar në rrugë. Vajza e vogël lajmëroi vëllanë e saj 17 vjeç se mamaja e tyre nuk jetonte më. Nëna e dy fëmijëve, Klodiana Vefa u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 28 shtatorit 2023 në mes […]

Lexo më shumë

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Shqiptarja 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vritet me plumb në kokë në Itali, shpallet në kërkim burri i saj

Publikuar më 29.09.2023
Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 3...

Një krim i rëndë është regjistruar mbrëmë në Itali, ku një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë. Mediat italiane raportojnë se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në provincën Casterlfiorentino të Firences, në rrugën […]

Lexo më shumë