
Pirro Naçi
Sot u hap Java e Kulturës Greke në Tiranë lajmëronte Edi Rama nga faqja e tij e facebook-ut. Thashë të merrja pjesë edhe unë në këtë event me temë “Greqia dhe Shqipëria do t’i drejtohen Hagës për detin’’ . Një udhëtim i nisur qysh në Tetor të 2020-tës.
Një udhëtim që më shumë i ngjan një ‘’Κruaziere’’ që nuk mbaron kurrë, por veçse’’ kushteve të këqia klimaterike’’ që mund ta pengojnë dhe pastaj mund të ndodhë fatkeqësia e pashmangshme. Sarkazma e gjithë historisë është se në se ndodh një gjë e tillë të dy ‘’pasagjerët’’ nuk kanë shpëtim, ose do të mbyten nga ‘’dallgët’’ ose do t’i hanë ‘’peshkaqenët’’.

Një filozof i lashtë kinez shkruante:-‘’Një udhëtim i gjatë prej kilometrash fillon nga një hap i vetëm’’. Këtë hapin e vetëm nuk e pamë kurrë. U hodh, apo dikush e ka pengur për të bërë hapin e dytë, të tretë, e kështu me rradhë. Para një viti na e kishte fajin presidenti. Iku dhe ai edhi tjetri. Me këtë në vendnumëro, një dy, një dy…! Një fjalë e ‘’leshtë’’ shqiptare thotë: -‘’E shtyra, e pështyra’’!
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/