×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nga masakra e Peshkëpisë te rikandidimi në vitin 2023, si u kthye Fredi Beleri nga një kandidat lokal i Himarës në një personazh qendror të politikës

Si Fredi Beleri, u kthye nga një kandidat lokal i Himarës, në zgjedhjet lokale 2023, për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ në një personazh qendror, për politikën e ditës?

Çfarë përfaqëson ky individ në Himarë dhe për qarqet greke, në një zonë shqiptare e cila ka qenë gjithmonë e nxehtë midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë?

Ku shpesh politika e jashtme nacionaliste në vendin fqinj, ka pretenduar se Himara është një minoritet grek.

Sigurisht që për çdokënd kandidimi  nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, i personazhit të Fredi Belerit ishte një habi.

Kjo për vetë personin kontrovers që Beleri përfaqëson në opinionin publik. Një personazh i përfolur për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në fillimin e viteve 90 në Shqipëri.

Ku më 10 prill 1994, një formacion paraushtarak nacionalist grek, i përbërë nga 8 pjesëtarë, i vetëquajtuar ‘Pirro i Parë’, i cilësuar si krahu i armatosur i lëvizjes për çlirimin e Vorio Epirit (MAVI), organizatë që kishte për synim bashkimin e një pjesë të Shqipërisë me Greqinë, në orën 2.40 të mëngjesit, u fut 4 km në thellësi të territorit shqiptar, në fshatin Peshkëpi të Dropullit, dhe sulmoi postën kufitare shqiptare. Aty ku pasi vrau ushtarin roje, Arsen Gjini, nuk kurseu  as komandantin e stërvitjes, Fatmir Shehu, duke e lënë të vdekur edhe pse ky i fundit u bëri thirrje të kursenin ushtarët që në këtë moment ishin në gjumë në kapanon.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe 3 ushtarë të tjerë. Ndërsa në dëshminë e tyre ata thanë më pas, se njësia paraushtarake greke ndërsa qëllonte bërtiste: ‘Këto i keni për Vorio Epirin’.

“Pasi kryen këto akte të rënda kriminale ata thërrisnin: “Këto i keni për Vorio Epirin!” si dhe “Mos kujtoni se ne kemi harruar”. Më pas personat e paidentifikuar kanë hapur kasafortën e armatimit, kanë marrë një sasi armësh dhe në ikje nga reparti, kanë marrë të lidhur në formë pengu ish nënoficerin Qemal Sulo Stroka duke kaluar në drejtim të kufirit grek.”, thuhet në dëshminë e tyre.

Një nga personat që u dyshua se ishte pjesë e këtij formacioni paramilitar grek, në atë kohë u dyshua të ishte edhe Fredi Beleri.

Pas hetimeve që u kryen edhe nga pala greke, armët e repartit të Peshkëpisë, u gjetën në një banesë në Athinë që i përkiste një shtetasi nga Himara, me mbiemrin Kokaveshi, i cili kishte lidhje me Fredi Belerin.

Por Beleri nuk u dënua kurrë për masakrën e Peshkëpisë.

Ndërkohë që emri i tij qarkulloi gjatë si i lidhur me këtë ngjarje, ku u cënua sovraniteti i Shqipërisë.

Ky sulm sipas gazetës ‘Elefterotipia’, u mor përsipër më pas nga vetë organizata ‘MAVI’.

Masakër e cila u shoqërua edhe me ngrirje të marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë.  Ku qeveria shqiptare protestoi në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa pala greke u mundua ta kalonte në qetësi. Dosja e Masakrës së Peshkëpisë, u hap për herë të fundit në vitin 2019, nga ish- prokuroria për Krime të Rënda, por u pushua nga SPAK.

Emri i Fredi Belerit do të rikthehej sërish në skenë në vitin 2003, kur ai u dënua me 3 vite burgim për nxitje dhe urrejtje nacionaliste.

Vendim ky që u dha nga gjykata e Vlorës në vitin 2003, por pasi u la i lirë, Fredi Beleri rriti ambiciet e tij, tashmë duke tentuar politikën.

Në vitin 2015 ai do të kandidonte nën siglën e PBDNJ, por duke mos mundur të shpallej fitues.

Kjo nuk e ndaloi që të rikandidonte këtë herë në zgjedhjet e vitit 2023.

Si kandidat i opozitës për bashkinë e Himarës pas marrëveshjes Berisha-Dule, por ndërsa kandidoi për herë të dytë për një mandat bashkiak, ai u bë pre e një sulmi verbal dhe përqeshës nga kryeministri Rama, i cili jo e vetëm gjeti rastin ta përbuzë në takimet e tij elektorale, por edhe të shtojë tonet kërcënuese ndaj tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama i përgjigjet komentuesit se Durrësi akoma furnizohet me ujë një orë në ditë: Shkop magjik nuk ka, por mos harro se investuam sa në disa dekada bashkë

Rama i përgjigjet komentuesit se Durrësi akoma furnizohet me ujë një orë në ditë: Shkop magjik nuk ka, por mos harro se investuam sa në disa dekada bashkë

Publikuar më 02.04.2025
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubr...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook. Një ndër pyetjet drejtuar Ramës ishte lidhur me problemin me furnizimin me ujë në Durrës. Koment nga ndjekësi në Facebook: “Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa ju vendosni si zonë, pjesërisht me ujë 24 orë. Fakti që nuk pranoni realitetin, […]

Lexo më shumë

Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Publikuar më 01.04.2025
U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shi...

U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shiten në tregun shqiptar, që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU). Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të tij thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti […]

Lexo më shumë

Integrimi europian, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë, pasaporta e BE-së, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri

Integrimi europian, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë, pasaporta e BE-së, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri

Publikuar më 29.03.2025
Kryeministri Edi Rama ka shpalos programin “Shqipëria 2030”,...

Kryeministri Edi Rama ka shpalos programin “Shqipëria 2030”, teksa u shpreh se yjet janë rreshtuar në fatin e vendit tonë për integrimin në BE. Rama theksoi se po negociohet me vrull të jashtëzakonshëm, duke theksuar se duhet t’i dërgohet mesazhi BE se “duam pasaportën”. Kreu i qeverisë shtoi se “kush e do pasaportën e BE duhet […]

Lexo më shumë

Futën në vend mbi 13 ton pule me salmonelë, në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e AKU

Futën në vend mbi 13 ton pule me salmonelë, në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e AKU

Publikuar më 29.03.2025
Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një ko...

Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht rreth 13 ton fileto pule. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Sipas […]

Lexo më shumë

Më tepër se 6 javë pas votimeve certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Më tepër se 6 javë pas votimeve certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Publikuar më 27.03.2025
Më shumë se gjashtë javë pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni ...

Më shumë se gjashtë javë pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. Ky rezultat ia siguron Vetëvendosjes 48 ulëse në Kuvend. E dyta ka dalë Partia Demokratike me mbi […]

Lexo më shumë

Çështja e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani shkon për gjykim, flet shoku i tij, Luis Meçja: Duam drejtësi! Jam i gatshëm të dëshmoj në gjykatë

Çështja e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani shkon për gjykim, flet shoku i tij, Luis Meçja: Duam drejtësi! Jam i gatshëm të dëshmoj në gjykatë

Publikuar më 27.03.2025
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështj...

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”. Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes […]

Lexo më shumë

Rama: Koha që kushdo që e ka në plan, të investojë në Shqipëri sot se nesër do të jetë vonë. Pjesa më e mirë e jona janë malet

Rama: Koha që kushdo që e ka në plan, të investojë në Shqipëri sot se nesër do të jetë vonë. Pjesa më e mirë e jona janë malet

Publikuar më 27.03.2025
Kryeministri Edi Rama ishte sot në eventin “Match-Maker Alba...

Kryeministri Edi Rama ishte sot në eventin “Match-Maker Albania 2025” ku marrin pjesë mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se ky […]

Lexo më shumë

E krahasuan me Lenka Çukon, Rama u përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren” Marjana Koçeku që u fut në listën e mbyllur të PS-së në Shkodër

E krahasuan me Lenka Çukon, Rama u përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren” Marjana Koçeku që u fut në listën e mbyllur të PS-së në Shkodër

Publikuar më 26.03.2025
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marja...

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si “Neomalësorja”, e cila kandidon në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër. Në takimin me kandidatët socialistë, kreu i qeverisë sqaroi se përse PS pranoi ftesën e saj për të hyrë në politikë. Ai pranoi që Marjana Koçeku ka shprehur më herët […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda