
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Beograd, ku si pasojë e të shtënave në një shkollë dyshohet se kanë humbur jetën 8 persona mes të cilëve roja e sigurisë dhe një mësuese dhe janë plagosur dhe disa të tjerë.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ku një nxënës i klasës së shtatë ka hapur zjarr ndaj bashkëmoshatarëve të tyre.
Sipas mediave edhe pse akoma nuk ka një konfirmim nga policia numri i viktimave është 8 dhe është vënë në pranga nga policia autori i kësaj ngjarje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën e historisë, ku adoleshenti sulmues ka hyrë në klasë dhe ka qëlluar mbi bashkëmoshatarët me armën e babait të tij.
Ndërkohë tre fëmijë janë shtruar në Klinikën Universitare të Fëmijëve, dy janë në gjendje stabile, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike.
Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur janë transportuar në Qendrën Emergjente. I plagosuri i parë ishte një roje sigurie, i cili vdiq menjëherë pas të shtënave.
Një nga prindërit i tha N1 se vajza e tij doli me vrap nga klasa gjatë të shtënave dhe se sulmuesi ishte shoku i saj i shkollës.
“Vajza ime ishte pikërisht në atë klasë, ajo ishte në klasë ku djali qëlloi të shtënat e para në drejtim të mësuesit dhe më pas filloi të qëllonte mbi fëmijët që ishin nën tavolina dhe fëmija im vrapoi jashtë”.
Policia në Beograd ka arrestuar K. K. (14), i cili rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm ka vrarë të paktën tetë fëmijë, një roje dhe ka plagosur rëndë mësuesin e historisë me armën e të atit si dhe disa të tjerë.
Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, përcjell Telegrafi.
Reklama

Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollë.

Në hyrje është ndaluar një roje sigurie me të cilin ka debatuar dhe ka nisur ta sulmojë atë.
Më pas, ai e qëlloi me gjakftohtësi.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë. Ai qëlloi disa të shtëna.
Sipas informacioneve jozyrtare, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Qendrën Emergjente.
Disa media kanë deklaruar gjithashtu se mes fëmijëve ka edhe të vdekur, por ky informacion nuk është konfirmuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/