×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Jep dorëheqjen nga Google “kumbari i inteligjencës artificiale” dhe paralajmëron për rreziqe: Putin mund të përdorë robotët për të plotësuar qëllimet e tij

Personi që shihet gjerësisht si “baba” i inteligjencës artificiale, ka lënë punën dhe ka paralajmëruar për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë. Geoffrey Hinton, 75 vjeç, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Google përmes një shkrimi për gazetën New York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij.

Duke folur për BBC-në, ai ka thënë se disa nga programet e inteligjencës artificiale janë “mjaft të frikshme”.

“Aktualisht, ato nuk janë më inteligjente se ne – me sa mund të them. Por, mendoj se së shpejti mund të jenë”, ka thënë Hinton.

Ai ka thënë se edhe mosha e tij ka luajtur rol në vendimin për t’u tërhequr nga gjiganti i teknologjisë.

“Jam 75 vjeç, kështu që është koha të tërhiqem”, ka thënë Hinton.

Në shkrimin e tij për gazetën New York Times, Hinton u është referuar “aktorëve të këqij”, të cilët mund të përpiqen ta përdorin inteligjencën artificiale për “gjëra të këqija”. Kur është pyetur nga BBC-ja për ta elaboruar këtë, ai është përgjigjur: “Ky është thjesht një lloj i skenarit më të keq, një skenar makthi”.

“Mund ta imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si [presidenti rus, Vladimir] Putin vendos t’u japë robotëve aftësi për të krijuar qëllimet e tij”, ka thënë Hinton. Shkencëtari kryesor në Google, Jeff Dean, ka thënë se kompania “mbetet e përkushtuar për një qasje të përgjegjshme ndaj inteligjencës artificiale”.

“Ne po mësojmë vazhdimisht t’i kuptojmë rreziqet në zhvillim”, ka thënë ai. /rel

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Trafikoi nusen e djalit në Itali për prostitucion, dënohet me 17 vite burg vjehrra nga Berati

Trafikoi nusen e djalit në Itali për prostitucion, dënohet me 17 vite burg vjehrra nga Berati

Publikuar më 21.05.2024
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat përfundoi hetimin për procedimin penal nr.221 të vitit 2018 dhe kërkoi dënimin me 22 vite burg të të pandehurës D.Sh për veprën penale ‘Trafikimi i personave të rritur’, parashikuar nga neni a/4 i Kodit Penal. Në përfundim të gjykimit dhe pas analizës në […]

Lexo më shumë

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e ‘arrestit shtëpiak’. SPAK: Ish-kryeministri shkeli masën, futi në banesë ish-eurodeputetin dhe gazetarët italianë

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e ‘arrestit shtëpiak’. SPAK: Ish-kryeministri shkeli masën, futi në banesë ish-eurodeputetin dhe gazetarët italianë

Publikuar më 21.05.2024
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Berisha dhe Ma...

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Berisha dhe Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’. Po ashtu GJKKO nuk pranoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në seancën e sotme, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ duke futur në banesë dhe kontaktuar me […]

Lexo më shumë

Martesa e dy grave në Tiranë, institucionet fetare dalin kundër: Akti nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve

Martesa e dy grave në Tiranë, institucionet fetare dalin kundër: Akti nuk përfaqëson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve

Publikuar më 20.05.2024
Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në nj...

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni fetare, çifti i së njëjtës gjini Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj. Dy pastorë nga Britania kishin udhëtuar për të zhvilluar këtë ceremoni, mes dy aktivisteve të komunitetit LGBT+. Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat […]

Lexo më shumë

Drejt përfundimit ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, por kalimi do të jetë me pagesë 2.1 euro për mjet

Drejt përfundimit ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, por kalimi do të jetë me pagesë 2.1 euro për mjet

Publikuar më 20.05.2024
Autostrada e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit, nga...

Autostrada e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit, nga 21 kilometra në total, deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra. Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që […]

Lexo më shumë

Shkon në Kuvend nisma për tatim 3% të shtëpive, kur nis procesi i rivlerësimit të pronës dhe sa do të paguajnë qytetarët

Shkon në Kuvend nisma për tatim 3% të shtëpive, kur nis procesi i rivlerësimit të pronës dhe sa do të paguajnë qytetarët

Publikuar më 20.05.2024
Një nismë e PS-së ditët e fundit u jep mundësinë qytetarëve ...

Një nismë e PS-së ditët e fundit u jep mundësinë qytetarëve të kryejnë procesin e rivlerësimit me 3% tatim. Pjesë e këtij procesi do të jenë banesat që janë në proces legalizimi si dhe që disponojnë një kontratë sipërmarrjeje, por që jetojnë në pallate ende të palegalizuara. Nisma e socialistëve synon të përfshijë të gjitha […]

Lexo më shumë

Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe Alba kurorëzojnë dashurinë

Martesa e parë fetare mes dy grave në Shqipëri, Edlira dhe Alba kurorëzojnë dashurinë

Publikuar më 20.05.2024
Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në nj...

Në tarracën e bashkisë së Tiranë, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni fetare, çifti i së njëjtës gjini, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj. Dy pastorë nga Britania kishin udhëtuar për të zhvilluar këtë ceremoni, mes dy aktivisteve të komunitetit LGBT+. Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat […]

Lexo më shumë

Gjendet helikopteri me të cilin po fluturonte presidenti iranian, konfirmohet vdekja e Ebrahim Raisi

Gjendet helikopteri me të cilin po fluturonte presidenti iranian, konfirmohet vdekja e Ebrahim Raisi

Publikuar më 20.05.2024
Helikopteri që transportonte presidentin iranian Ebrahim Rai...

Helikopteri që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi, ministrin e jashtëm të vendit dhe zyrtarë të tjerë është rrëzuar në kufijtë malor veriperëndimor të Iranit të dielën, duke shkaktuar një operacion masiv shpëtimi në një pyll të mbuluar me mjegull. Mbetjet e djegura të helikopterit që u rrëzua të dielën me Raisi u gjetën herët të hënën pas […]

Lexo më shumë

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Publikuar më 17.05.2024
Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar ...

Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit. Aksioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale. Mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë […]

Lexo më shumë