
Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në mesnatë. Sipas burimeve Rama ka hequr apendesitin.
Zyra e shtypit e Kryeministrit njofton se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mirë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/