×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Analiza e Zef Preçit: Ja pse Shqipëria nuk mund të denoncojë Gjykatën e Arbitrazhit! Gjoba 110 milionë euro dëmshpërblim ndaj Becchettit do të paguhet nga Qeveria

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi ka bërë një analizë të gjatë lidhur me çështjen “Becchetti”, duke u ndalur edhe tek vendimi përfundimtar i Arbitrazhit të Bankës Botërore që la në fuqi vendimin për dëmshpërblimin me 108 mln euro të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe mospranimin e kërkesës së qeverisë shqiptare. Në analizën e tij, Preçi ndërsa rëndit edhe arsyet, sqaron se Shqipëria nuk mund të denoncojë Gjykatën e Arbitrazhit dhe se sipas tij gjoba 110 mln euro ndaj Becchettit do të paguhet nga qeveria shqiptare.

Rama dhe Beketi

E PLOTË:

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID ose Qendra) është krijuar nga Konventa për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve ndërmjet Shteteve dhe shtetasve të shteteve të tjera (Konventa ICSID ose Konventa).

Konventa u formulua nga Drejtorët Ekzekutivë të Bankës Botërore me 1965, ka hyre në fuqi më 14 tetor 1966, kur u ratifikua nga 20 vende.

Shqipëria e ka ratifikuar konventen e ICSID më 14 nëntor 1991. Konventa ICSID i jep të drejtë çdo shteti anëtar të caktojë deri në katër persona në Panelin e arbitrave dhe deri në katër persona në panelin e pajtuesve (neni 12 deri në 16 i Konventës ICSID).. Në përbërje të këtij këshilli deri me 15 Gusht 2023 antarët e panelit të caktuar nga Shqipëria janë: Cherie Blair (Britania e Madhe), Yves Derains (France), George Kahale III (ShbA) dhe Toby Landau (Singapore).

Shqipëria?

Në databazen e këtij institucioni ndërkombëtar bëhet me dije se për Shqipërinë janë 11 raste të shqyrtimit të mosmarrëveshjeve (https://icsid.worldbank.org/cases/case-database), nga të cilat 9 janë konkluduar, ndërsa 2 /(shih këtu me poshtë) janë në shqyrtim e sipër). Raste në shqyrtim janë:

Durrës Kurum Shipping SH. P.K. and others (https://icsid.worldbank.org/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/20/37)

Xenofon Karagiannis (https://icsid.worldbank.org/cases/case-database/case-detail?CaseNo=CONC/16/1)

Rasti i F. Bechettit

Rasti i Hydro S.r.l. and others v. Republic of Albania (ICSID Case No. ARB/15/28) raportohet i zgjidhur/konkluduar siç edhe është bërë e ditur duke referuar datën e çeljes së rastit me 23 nëntor 2015 dhe të përfundimit me 24 prill 2023 duke informuar edhe se janë konsumuar edhe mundësitë e anulimit, rektifikimit dhe rishikimit (https://icsid.worldbank.org/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/15/28)

A mundet që denoncimi i marrëveshjes të çojë në mospagimin e gjobës së këtij trazhi si e pretendon z. Rama?

Konventa ICSID përmban dy dispozita që rregullojnë denoncimin:

Neni 71 parashikon që Shtetet mund ta denoncojnë Konventën “me njoftim me shkrim” dhe se “denoncimi do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas marrjes së një njoftimi të tillë”.

Neni 72 parashikon se denoncimi “nuk prek të drejtat ose detyrimet…të atij shteti…që rrjedhin nga pëlqimi për juridiksionin e Qendrës (ICSID – ZP), dhënë nga njëri prej tyre përpara se një njoftim i tillë të merrej nga depozituesi”.

A kanë dalë në mënyrë të njëanshme shtete të tjera nga kjo konvente?

Po, deri më sot, Konventa ICSID është denoncuar nga tre shtete: Bolivia, (2007), Ekuador, (2009) dhe Venezuela (2012). Si rezultat, duke qene se vendimet e arbitrazhit të ICSID janë ekuivalente me “një vendim të formës së prerë të një gjykate” në të gjitha shtetet kontraktuese të ICSID (d.m.th., ato nuk kërkojnë procedura të brendshme gjyqësore për të mundësuar ekzekutimin) dhe për këtë arsye janë të ekzekutueshme drejtpërdrejt në shumicën e vendeve të botës.

Ky procesi lehtësohet shumë nga Konventa e Nju Jorkut e vitit 1958 mbi Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Arbitrazhit të Huaj, e cila: përmban vetëm arsye shumë të kufizuara për refuzimin e njohjes dhe ekzekutimit, dhe mundëson zbatimin në çdo shtet palë të Konventa e Nju Jorkut (aktualisht, 146 shtete).

Edhe nëse procedurat përmbarimore janë kështu më të vështira se sa sipas Konventës ICSID, është ende e mundur të ekzekutohen këto gjoba në vendet anembanë botës ku shteti i ndëshkuar zotëron pasuri (asete).

Çfarë pasojash krijon tërheqja e njëanshme e një shteti pale nga Koventa ICSID?

Tërheqja nga gjykimi ndërkombëtar është një fenomen bashkëkohor me implikime të gjera. Akti i tërheqjes së traktatit nuk duhet parë thjesht si ushtrim i njëanshëm ekzekutiv i prerogativës individuale sovrane të një shteti.

E drejta ndërkombëtare vendos kontroll mbi ushtrimin e tërheqjes, duke pranuar se është një akt që nga natyra e tij prek interesat e shteteve të tjera palë, të cilat kanë një interes kolektiv në kufizimin e tërheqjes. Gjykatat kombëtare kanë një funksion plotësues në frenimin e tërheqjes së njëanshme në mënyrë që të mbështesin kushtetutën e brendshme.

Argumentet e paraqitura kundër gjykimit ndërkombëtar në emër të demokracisë popullore në nivel kombëtar mund të shërbejnë si një mbulese për ushtrimin e pushtetit ekzekutiv të pakufizuar nga ligji. Nënshtrimi nga shtetet ndaj zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve nëpërmjet gjykimit ndërkombëtar është qendror, jo rastësor, për funksionimin e suksesshëm të sistemit juridik ndërkombëtar.

Edhe nëse një shtet denoncon Konventën ICSID, dyert për arbitrazhin e investimeve nuk janë plotësisht të mbyllura për investitorët e huaj.

Nenet 71 dhe 72 të Konventës ICSID të cituara më sipër parashikojnë mekanizma që u lejojnë investitorëve periudha shtesë mbrojtjeje (për të paktën gjashtë muaj dhe në mënyrë të dyshimtë edhe më të gjata), dhe klauzolat e mbijetesës së marrëveshjeve bilaterale te investimeve gjithashtu i mbajnë shtetet të ekspozuara ndaj arbitrazhit të investimeve në forume të tjera arbitrazhi.

Siç mësoi Bolivia në rrugën e vështirë, denoncimi i Konventës ICSID nuk është një valvul shpëtimi i menjëhershëm për shtetet e penduara.

Në vend të një konkluzioni të hershëm… Duke njohur (pa)fuqinë e qeverise shqiptare sidomos në arenën ndërkombëtare, veçanërisht aty ku SHBA është palë e aq më tepër “violine e parë”, por edhe rolin e propagandës trushplarëse që prodhon me shumicë kjo qeveri, nuk besoj kurrë se mund të arrihej deri te akti i denoncimit të Konventës se ICSID.

Domethënë gjithçka thuhet publikisht rreth kësaj teme vlen deri në shpikjen e lodrës se radhës, ndonjë përrallë me financim rus, kinez, etj., ose deri në dërgimin prapa hekurave për “përgjegjësi personale” të ndonjë zyrtari shumë të lartë tashmë në liste-pritjeje… Ndërkaq shteti shqiptar, pavarësisht se kush qeveris, do të paguajë deri me një gjobën dhe shpenzimet e gjyqit që tejkalojnë 110 milion eurot e fillimit dhe çfarëdo kërcënimi a vonese për të mos paguar vetëm se e shton këtë shumë në kurriz të qytetarëve të varfër të këtij vendi.

Në një rasti hipotetik, duke menduar për një çast sikur qeveria/Kuvendi i Shqipërisë do ta denonconte këtë konvente, përfitoj nga rasti te paralajmëroj se kjo do të ishte shume e rrezikshme.

Madje edhe vetëm artikulimi në forme kërcënimi për autoritetet e ICSID dhe në formë qetësimi për militantet e verbër partiake këtë fillim fushate, nuk përbën asnjë çudi që në gjashtë muajt që vijnë të përballemi me padi të ndaj qeverisë shqiptare, por edhe me ndjeshmëri të rritur të investitorëve të huaj që janë prezent në vendin tonë, apo që kane dilema për të investuar këtu ose jo.

Dyshoj shumë se në këtë mënyrë qeverisjeje vendi ynë po bëhet edhe me pak tërheqës për investimet e huaja direkte, ndërsa ndjeshmëria e institucioneve financiare botërore pritet te rritet mbas këtyre deklarimeve (edhe pa ndërmarrë asnjë hap institucional për denoncimin e ICSID).

Mjafton të kujtojmë që qeveria shqiptare është duke hulumtuar tregjet botërore për të marrë një hua të re shtetërore prej 400 apo 500 milionë eurosh në formën e Eurobond-it, proces që nuk mund të mos ndikohet (nëse nuk do të kushtëzohet) nga qartësimi i situatës me pagesën – e detyrueshme për fat të keq – ndaj Hydro S.r.l. and others v. Republic of Albania (ICSID Case No. ARB/15/28) të anatemuar nga drejtuesit e qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës thjesht dhe vetëm për interesa politike rreth kontrollit mbi mas-median.

Fola dhe lava shpirtin tim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Deklaroi se do të shkrinte SPAK-un pasi të vinte në pushtet, Rama i përgjigjet Berishës: Noc Rrokun! Shqiptarë mos i jepni votën!

Deklaroi se do të shkrinte SPAK-un pasi të vinte në pushtet, Rama i përgjigjet Berishës: Noc Rrokun! Shqiptarë mos i jepni votën!

Publikuar më 17.02.2025
Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qart...

Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qartë në qëndrimin e tyre ndaj Prokurorisë së Posaçme pas zgjedhjeve të 11 majit. Një qëndrim diametralisht i kundërt me atë të opozitës dhe Sali Berishës, kreut të PD-së që thotë se nëse do të vijë në pushtet do e shkrijë SPAK këtë institucion të ri të […]

Lexo më shumë

Ish-ministri socialist: Erion Veliaj të hetohej pa u arrestuar, “fitimtarët” e përkohshëm do ta provojnë në kurriz. SPAK meriton mbështetje, përballet me mafien e krimin

Ish-ministri socialist: Erion Veliaj të hetohej pa u arrestuar, “fitimtarët” e përkohshëm do ta provojnë në kurriz. SPAK meriton mbështetje, përballet me mafien e krimin

Publikuar më 17.02.2025
Duke qenë socialist, Arben Malaj, ndjehet përgjegjës për zhv...

Duke qenë socialist, Arben Malaj, ndjehet përgjegjës për zhvillimet politike në PS, sepse prej vitesh ish-ministri i Financave ka paralajmëruar se PS-ja mund të ketë fatin e PASOK-ut, një parti me meritë në modernizimin dhe zhvillimin e Greqisë, e cila u gërrye nga korrupsioni. Z.Malaj thotë se nuk e fsheh faktin se nuk ka dashur […]

Lexo më shumë

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu

Publikuar më 17.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi sot në lidhje me hetimet e SPAK që çoi në arrestimin e bashkëshortit, ndërsa vetë po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ Reagimi  Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo […]

Lexo më shumë

Berisha paraqitet në SPAK dhe premton: Do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do të burgosen

Berisha paraqitet në SPAK dhe premton: Do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do të burgosen

Publikuar më 17.02.2025
Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të mas...

Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të masës “detyrim paraqitje”, nuk kurseu sulmet ndaj Altin Dumanit, teksa deklaroi se nëse fiton në 11 maj Prokuroria e Posaçme do shkrihet, ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg. Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit dhe shtoi se […]

Lexo më shumë

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Publikuar më 14.02.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia përmes një postimi në Facebook, duke kundërshtuar akuzat ndaj tij dhe duke hedhur dyshime mbi procesin hetimor. Veliaj i është përgjigjur akuzave për pasuri të pajustifikuar dhe korrupsion, ndërsa ka ironizuar hetimet për blerjet e bashkëshortes së tij dhe kontrollet e kryera në pronat e […]

Lexo më shumë

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Publikuar më 14.02.2025
Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shk...

Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka kërkuar hetime të menjëhershme për mosveprimin e Policisë së Shtetit dhe mungesën e bashkëpunimit të saj me Gardën e Republikës, gjatë protestës që u zhvillua më 12 shkurt 2025 para Gjykatës së Posaçme, […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Publikuar më 13.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës...

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës për t’u takuar me nënkryetarët. Kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë shkon në institucionin vendor pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt në zyrën e tij me urdhër të SPAK. Pas arrestimit, kryebashkiaku Veliaj i kaloi firmën nënkryetares Anuela […]

Lexo më shumë

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

Publikuar më 12.02.2025
Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola...

Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën!  Ky është vendimi i gjyqtarit Erjon Bani pas 2 orëve në dhomën e këshillimit. Asaj i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit. Masat e tjera të sigurisë për biznesmenët nuk kanë ndryshuar.  REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda