×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjykata amerikane kërkon konfiskimin e pronave të ish-agjentit të FBI-së, McGonigal

Juria e Madhe në Gjykatën e Distriktit Jugor të New Yorkut ka rënduar pozitat e Charles Mcgonigal në gjyqin për cështjen ruse. Edhe pse Gjykata vendosi ta mbyllë gjyqin për publikun, MCN TV thotë se ka mundur të sigurojë akuzat e reja ndaj ish agjentit të FBI-së, të cilët jo vetëm që rëndojnë ndjeshëm pozitat e tij, por zbulojnë fakte të reja edhe për shqiptaro-amerikanin Agron Neza. Sipas dokumentave, Juria e Madhe në Gjykatën e New Yorkut ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, sendeve personale dhe llogarive bankare të Charls McGonigal, të cilat rrjedhin nga pagesat që ai ka marrë nga oligarku rus Deripaska. Juria ka vendosur gjithashtu, në rast se pronat janë tjetërsuar të kërkojë konfiskimin në masë të barabartë në prona apo sende të tjera të McGonigal.

Ky vendim i Jurisë së Madhe ka ardhur pas zbulimit të fakteve të reja për lidhjen e McGonigal me Deripaskën. Sipas akuzës, ish zyrtari i lartë i FBI ishte i vetëdijshëm se po shkelte ligjin duke punuar për Deripaskën, ndaj është munduar të fshehë pagesat.

Juria e Madhe thotë se fillimisht, McGonigal dhe Shestakov përdorën një kompani nga New Jersey për të transferuar paratë e Deripaskës. Akuza nuk e përmend emrin e pronarit të kompanisë, duke e quajtur atë vetëm “miku”. Por tashmë ky nuk është më sekret, pasi është zbuluar se personi në fjalë është Agron Neza.

Sipas akuzës, McGonigal dhe Shestakov fillimisht falsifikuan firmën e Nezës dhe I transferuan paratë përmes kompanisë së tij, pa dijeninë e shqiptaro amerikanit. Kur Neza u vu në dijeni të këtyre transaksioneve ai e pyeti McGonigal se pse një bankë ruse ishte duke transferuar para në llogarinë e tij? McGonigal iu përgjigj se bëhej fjalë për pagesa të ligjshme që buronin nga një punë që ai po bënte për një djalë të pasur rus.

Neza pranoi dhe vendosi ti transferojë fondet nga kompania e tij në llogarinë personale të McGonigal. Sipas akuzës bëhet fjalë për një pagesë prej 51 mijë dollarësh të kryer në 13 gusht të vitit 2021 dhe 4 pagesa të tjera mujore nga 41 mijë e 790 dollarë të kryera gjatë periudhës 18 gusht-18 nëntor 2021.

Këto para u paguan nga një bankë ruse tek një kompani në Qipro. Më pas kompania qipriote i transferoi tek kompania e Nezës në New Jersyey dhe ky i fundit ia kaloi McGonigal.

Agron Neza dhe Charles McGonigal

Gjykata thotë se Neza i kishte lejuar pjesmarrjen në biznes McGonigal gjatë kohës që ky I fundit shërbente ende në FBI. Më tej akoma, Neza i kishte siguruar McGonigal-it një email të kompanisë si dhe një telefon me emër fals, të cilat McGonigal I përdorte për të fshehur punën që bënte për kompaninë e Nezës gjatë kohës që ishte në FBI.

Akuzat e reja të Jurisë së madhe rëndojnë ndjeshëm pozitat e McGonigal, i cili tani akuzohet për komplot ndaj Aktit të Fuqive Ekonomike për Emergjencat Ndërkombëtare, pastrim parash dhe deklarim të rremë. Për këto arsye Juria e Madhe ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pronave, llogarive dhe sendeve personale që burojnë nga transfertat e fshehta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Publikuar më 03.06.2025
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmark...

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, të parën pas zgjedhjeve të 11 Majit, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet pas humbjes fatale në këto zgjedhje. Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Publikuar më 02.06.2025
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka ...

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së. […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Publikuar më 02.06.2025
Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pension...

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Marrëveshja e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe u finalizua në Tiranë 15 maj 2025 garanton një sërë mundësish për ata […]

Lexo më shumë

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Publikuar më 02.06.2025
Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja ...

Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja e PD, Flutura Açka, e cila foli për zgjedhjet e 11 majit dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm. Ajo u shpreh se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen. Açka shtoi se nuk […]

Lexo më shumë

Sali Berisha flet pas paraqitjes në SPAK: Sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Irena me 5 mbiemra po mbrohet prej 15 muajsh

Sali Berisha flet pas paraqitjes në SPAK: Sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Irena me 5 mbiemra po mbrohet prej 15 muajsh

Publikuar më 02.06.2025
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme,...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që u la oficerëve të OPGJ-së pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme. “Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më […]

Lexo më shumë

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Publikuar më 31.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ...

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi me atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e  Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD. Berisha u […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Publikuar më 31.05.2025
“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson...

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit. Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar, por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda