×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Thellohet kriza e transportit publik/ Shoqata letër Bashkisë: Aboneja e studentit po na falimenton

Transporti publik i Tiranës vijon të jetë në gjendje të rënduar financiare për shkak të rënies së numrit të pasagjerëve dhe mungesës së rimbursimit të plotë të aboneve të studentit nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni tha për “Monitor” se aktualisht numri i pasagjerëve në linjat urbane është tkurrur 35% krahasuar me vjet. Sipas tij arsyeja kryesore e rënies është emigracioni i lartë, kryesisht i të rinjve.

Shqetësim për operatorët e linjave urbane mbetet thellimi i humbjeve nga mungesa e kompensimit të plotë të abonesë për studentët. Nisma e bashkisë së Tiranës “Abone falas për studentët” ka nisur zbatimin nga 1 nëntori 2022. Me vendim nr. 101, datë 1 9.10.2022 “Për kompensimin e biletës së pajtimit mujor, të përgjithshëm (abonesë së studentit) për studentët e pajisur me kartë studenti për të gjitha linjat, në transportin qytetas në bashkinë e Tiranës” është përcaktuar dhe mënyra e kompensimit, bazuar në vendimin e mësipërm, pra kompensimi për 600 lekë/abone e shitur. Drejtues të shoqatës pohuan se deri tani operatorët nuk kanë përfituar kompensimin për çmimin e plotë të saj në vlerën e 1,600 lekëve, çka ka sjellë jo vetëm rënie të biletave, por edhe abuzime me shitjen e aboneve.

Në letrën “Ankesë për mungesën e kompensimit të abonesë së studentit” dërguar bashkisë së Tiranës Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas thotë se mos kompensimi çdo muaj po shkakton dëme financiare dhe rënie 35% të shitjeve të biletave.

“Pavarësisht faktit se nuk kemi qenë dakord me aplikimin e kësaj nisme në mënyrë kaq të shpejtë dhe urgjente, pavarësisht se jemi ndjerë “të detyruar” ta zbatojmë atë, ne kemi respektuar çdo kërkesë tuajën. Gjendur në këto kushte kërkojmë që kompensimi të kryhet në çdo kohë, për çdo muaj, duke mos na shkaktuar, më dëme financiare që po çojnë gjithnjë e më tepër drejt falimentit.

Shpërndarja falas e aboneve të studentit ka rritur kostot tona financiare, ka ulur ndjeshëm në masën 35% shitjet e biletave të tjera dhe ka shkaktuar gjendje të vështirë ekonomike-financiare në kryerjen me eficencë të shërbimit. Duke shtuar faktin se kjo nismë, tashmë po vazhdon është aplikuar, duke mos realizuar kompensimin sipas ligjit për çdo muaj, ju po vazhdoni të rëndoni gjendjen tonë financiare, duke krijuar pamundësi në realizimin e shërbimit me eficencë dhe cilësi”.

Kompanitë ngritën edhe më herët shqetësimin se për secilin operator në Tiranë shitjet e biletave ranë 37% nga shpërndarja e aboneve falas. Në fund të muajit tetor Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në një letër drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ministres së Arsimit Evis Kushi kërkonte rimbursimin e plotë në vlerën e 1,600 lekë të aboneve të studentëve që shpërndahen falas, pasi dhënia e tyre falas rrezikonte falimentimin e 11 kompani të transportit urban për 16 linja.

Po ashtu Shoqata kombëtare e Transportit Qytetas paralelisht i ka dërguar edhe një kërkesë bashkisë për realizimin e premtimeve, si: Rimbursimin e vlerës për abonenë e studentit nga 600 lekë në 1,600 lekë bazuar në kushtet aktuale dhe ndikimit të nismës “Abone studenti falas”; Rimbursimin e akcizës së karburantit bazuar në konsumin e deklaruar sipas raportimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pranë Drejtorisë së transportit në Bashkinë Tiranë nga secili operator i transportit publik qytetas; Rimbursimi i TVSH-së në shitje për biletat dhe abonetë.

Shoqata thekson se në rast se pikat e mësipërme nuk arrijnë të zbatohen brenda një periudhe afatshkurtër, atëherë me dakortësinë e të gjithë operatorëve të transportit publik qytetas kërkojmë që secili operator të paguhet në lekë/Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda