
Prokuroria e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin (SPAK) ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt, Albina Mançka. Vila numër 73 në kompleksin ‘Green Coast’ do të qëndrojë në sekuestro preventive, ndërsa më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se nuk është pronë e saj.
Gjatë kontrollit, dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, pasi ishte mbyllur. Policia ka sekuestruar sende personale dhe fatura që gjendeshin brenda vilës. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas disa muajsh verifikime, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetajn për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/