×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sazan Guri hap dyert e mortit për qenin që i ngordhi: Pres vizita për 40 ditë!

Ambientalisti Sazan Guri ka hapur dyert e mortit për qenin që i ngordhi, madje do presë vizita për 40 ditë me radhë, siç bëhet për njerëzit, sepse e ka përjetuar shumë rëndë si të kishte humbur një pjesëtar të familjes.

Statusi i Sazan Gurit

E përcolla të ndjerin

Sot date 19 Mars – ditë zie për ne si familje, sepse na u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë. Plot 19 vite më parë, ashtu i zi, leshator, i vogël, lozanjar hyri si pjestar te ne, fillimisht pak me telashe, se pjesa tjetër e shtëpisë mezi e pranoi Darkin e errët, ndaj dhe quhej Dark, dhe si fillim u la në ballkon, por ai ishte racë fisnike ‘Therier’ dhe donte të rrinte e të loste mes të tjerëve të familjes dhe shpejt iu fitoi zemrën të gjithëve, sepse të gjithë kuptuan që ai ndjente, loste, qeshte, qante! Po ku rrinte si i menduar, kjo të bëntë të hidhje poshtë çdo teori gjoja të Pavllovit të madh.

Menjëherë Darki fitoi të drejtën e robit të shtëpisë, dhe paspak edhe atë të punonjesit të Zyrës, ku vinte e ikte njësoj si ne. Ndoshta kuptoi se studuioja jonë ishte studio lirie, dhe Darki nuk pranoi qysh në fillimet e veta zinxhirin që i bën ata të dallohen nga ujku. Ai e hante atë, e shqyente me dhëmbë derisa ne kuptuam që ai donte më shumë lirinë sesa litarin e robërisë.

Darki nuk vonoi dhe mori detyrën e arbitrit në familje! Ai gjente në mes të një sherri se kush kishte të drejtë dhe i drejtohesh me lehje atij që kishte gabim, biles sa më shumë gabim të kishte aq më shumë lehte. Dhe kjo u bë normë në familje se dikujt mund t’ja hidhje, por Darkit kurrë. Ndërsa në zyrë, Darki mori përsipër detyrën e psikologut.

Ai ndihmonte, më sakt gjente se kush nga ata që hynin e kishin me hile qendrimin apo futjen në zyrë, dhe lehte aqsa për të na treguar neve se bëj kujdes! Kishte raste që nuk pushonte, dhe Darki nuk gabonte. Detyra e tretë e Darkit ishte kur na shoqëronte në rrugë, ku ai gjente me të qindën e sekondit, nëse ai gjoja i njohuri ishte esëll apo tallaz, zbulonte nëse ai dikushi e kishte seriozisht apo me të futme.

Statusi me fotot e qenit të Sazan Gurit

Darki ishte i paparashikuar. Ai arrinte të dallonte edhe llojin e bisedës, tonin e zërit, zhurmat e tingujve që delnin nga pjesëtarët e familjes, por edhe të atyre njerëzve që ishin të huaj për shkallën, për lagjen. Nuk pëlqente ata me kapele të shtrembërt e si hajdutë në kokë, ata të veshur keq ose ata me torba në kurriz! Por Darki dallonte njeriun e mirë, i avitesh duke ukur kokën, duke i krehur pakëz bishtin dhe i pëlqente shumë fare kur ai duhej ta përkëldhelte ose ta fërkonte sadopak atë.

Dhe këtë e bënte, jo për kënaqësinë e vet, por sepse ai kuptonte se ky i miri diçka kishte, o i fyer nga shefi, o nga i dashuri ndaj dhe rentte ta qetësonte atë. Nëse ti qaje duke parë një film, Darki nuk i ngjantë fëmijës duke i rënë shkurt me të ëmën – e moj boll qave!? Ndërsa Darki vinte fuste kokën thellë ndërkëmbë që ti ta përkëdhekje dhe të humbisje menjen nën kurrizin e Darkit.

Por Darki kishte dhe aftësinë tjetër atë të parandjerit të tërmeteve dhe ai e tregoi veten kur lajmëroi duke i rënë krevatit nga poshtë secilit prej nesh dhe ne brof në këmbë të gjithë ne dhe pyesnim se çfarë ka Darki!? Darki në fakt s’kishte gjë, por tërmeti kishte me Darkin, i cili e dallonte disa sekonda para, aq sa vala e sizmikës duhej të vinte nga hipoqendra në thellësi drejt epiqendrës në sipërfaqe.

Hirësitë e Darkit nuk kishin të sosur! Ai dallonte pjesëtarin e familjes disa km larg ose të paktën disa qindra metra larg, dhe lehte me gjysëm zëri se ai djali i madh apo i vogël po i avitet shtëpisë. Nuk ndodhte kurrë që Darki, ndryshe nga fëmijët kur rriteshin, mos të të ngrihesh në këmbë dhe të vinte deri të pragu i derës, i gatshëm për të zgjidhur lidhësen e këpucëve. Darki arrinte dhe dallonte llojin e bisedës, tonin e zërit, si dhe timbrin e tingujve dhe të jepte me qindra sinjale që bëj kujdes, duke lehur me cerek zëri.

Fëmijët edhe rriten dhe pushojnë së sjelluri harenë e vogëlisë në shtëpi, ndërsa Darki edhe kur u rrit nuk mungoi kurrë të mos gëzonte si fëmijë kur vinte nga zyra në shtëpi, të mos kërcente kur ti e takoje pas disa orësh i ndarë prej tij dhe të mos rendte cep më cep të shtëpisë për të thënë atë që robi i shtëpisë – hare në shtëpi,

Ndaj i kushtoj edhe këtë shkrim pikëllues Darkit tim, të cilit i kam kushtuar edhe një libër në shqip edhe në anglisht “Psikologjia e Qenit”, aq sa kur e lexoi një veteriner i huaj u shpreh se kam lexuar plot e përplotë libra për qen e qenush, për për balo e arushë, por kësi librash nuk kam lexuar kurrë.

Darki kishte vite që vuante nga një masë tumorrale, ku mjekët përkatës na thanë që edhe ta vinin në gjumë. Mos na përsërit dy herë i thamë njëzëri burrë e grua. Preferuam që, ai Darki që të shqyente deri sa ta nxirrje për nevoja jashtë, tani ta duronim për pavetëdijen që i erdhi ku as shikonte, as dëgjonte as ndjente, e as mendonte si më parë, deri sa javët e fundit filloi të ushqehej pak e më pak, dhe qëlloi që na duhej të iknim në Gjermani me mision atdhetar apo social (takime me bashkëatdhetar për vlera të shqiptarisë), dhe Darki nuk tha as ikni e as rrini, por me shumë gjasa Darki sapo ikëm u fut në agoni që ne të kujtonim e të mbanim mend Darkin si ishte dhe jo sesi të vdiste.

Por nusja e shtëpisë që na mori per detyrë të shikonte Darkin në mungesë tonë, pikasi që Darki u rëndua pas pak orësh pasi ikëm ne dhe ashtu e tramaksur e çoi te mjeku i shtëpisë së qenve te liqeni i thatë, që i uroj me shpirt për mirësinë që treguan. Aty panë se Darkit i kishin shpërthyer metastazat dhe ata mezi e mbajtën sa erdha nga Gjermania dhe sot në erresiren e darkës, e përcollëm Darkin në botën e amshimit në një vend sekret, ku do t’i ngremë në vend të pllakës së gurtë një pemë të drunjt.

Ndaj, nga nesër datë 20 Mars, çdo ditë nga ora 09-12 dhe pastaj në pasdite nga ora 15-20 për 40 ditë rrjesht presim ngushëllime te aty pranë Alpetit në Bllok. Do t’i lutesha çdo qenie me dy këmbë që nëse nuk kupton dot pjesë nga këto mesazhe për Darkin tim, të paktën le të heshtë për hatrin tim, të paktën këtë herë.

Ju falenderojme paraprakisht, dhe me respekt, SG dv

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arrestohet “I forti” i Dobraçit. Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici. Nga hyrje-daljet familjare te saga kriminale me 15 të vrarë

Arrestohet “I forti” i Dobraçit. Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici. Nga hyrje-daljet familjare te saga kriminale me 15 të vrarë

Publikuar më 21.02.2025
Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planif...

Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planifikimin dhe organizimin e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, kanë mbetur në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi që të dyshuarit të […]

Lexo më shumë

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Publikuar më 21.02.2025
Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gja...

Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gjatë muajit të parë të presidencës së tij, sipas të dhënave të papublikuara më parë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, shumë më pak se 57,000, mesatarisht, që u kthyen në vendin e tyre gjatë vitit të fundit të paraardhësit të tij, Joe Biden, në detyrë. Një zyrtar i […]

Lexo më shumë

Rama thotë se është denoncuar dy herë nga opozita për bonuset e pensionistëve: Krime të tilla kam ndërmend të kryej akoma, pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë Berishës më 11 Maj

Rama thotë se është denoncuar dy herë nga opozita për bonuset e pensionistëve: Krime të tilla kam ndërmend të kryej akoma, pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë Berishës më 11 Maj

Publikuar më 21.02.2025
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar përmes një reagimi në rrje...

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar përmes një reagimi në rrjetet sociale, se është denoncuar dy herë nga opozita për krime zgjedhore. Rama ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar takimin e kreut të qeverisë me punonjësit e Bashkisë Tiranë si një shkelje të rëndë të ligjit elektoral si dhe […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Publikuar më 20.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha votat e rregullta për subjektet politike, ndërkaq po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Së fundmi KQZ ka filluar publikimin e numrit të votave të kandidatëve të secilit subjekt politik. E nga numërimi i mbi 90% të votave për kandidatë, kandidati më i […]

Lexo më shumë

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Publikuar më 20.02.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi d...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë. Ai vendosi që t’i qëndronte të njëjtit opinion ashtu sikurse kishte pohuar muaj më parë, që ky proces i cili prej shumë nga demokratët cilësohet si jetik, […]

Lexo më shumë

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Publikuar më 20.02.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet e 11 majit duke i quajtur të fituara. Rama: Jemi në sy m’sy këtu së bashku dhe po e filloj me një ritheksim nga dita e djeshme sepse më kishin kapur në fjalë që nuk u dha bonusi i pranverës për pensionistët, doli gënjeshtër etj dhe publikova në […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Publikuar më 20.02.2025
Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ...

Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkaktuar shqetësim global. CNN ka publikuar një analizë përmes së cilës rendit arsye se pse “fituesi i vetëm në këtë debat është Rusia “. Pyetja që parashtrohet është nëse përplasjet midis dy liderëve do të shkatërrojnë shpresat për paqe në Ukrainë […]

Lexo më shumë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

Publikuar më 20.02.2025
“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”...

“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”, u shpreh kryeministri Edi Rama një ditë pasi SPAK dhe Prokuroria e Tiranës njoftuan ngritjen e seksioneve të posaçme “për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira”. “Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet”, theksoi kryeministri gjatë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda