×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ekspozita e kryeministrit-piktor në Athinë dhe improvizimet e diplomacisë së brishtë

Pirro Naçi

‘’Fru-fru dhe aromata’’. Një shprehje që e përdorin grekët. ‘’Vizatojnë’’ ata që premtojnë shumë, por në fakt nuk bënjë asgjë, vetëm fjalë e veprime të bujshme.

Ndoshta ekspozita e Edi Ramës në Athinë një ditë më parë, mund të kishte një mijë e një të mira, mua të paktë më solli ndër mend shprehjen e grekëve. Ai nuk çeli ekspozitë, ai ‘’inaguroi’’ një zyrë si ajo e Tiranës! Qofsha i gabuar! Vizita nuk do të jetë zyrtare shkruante faqja e tij, por nga ana tjetër me elitën më të lartë greke u ‘’festua’’. Vetëm Perikliu , themeluesi i demokracisë, ‘’mungonte’’.

Thonë se veprat e artit dhe skulpturat e lashta të Athinës kanë edhe ‘’veshë’’ edhe ‘’gojë’’. Të shohim se ç’do të na thotë ‘’Perikliu’’ për festën dhe për ‘’Improvisations’’.

Gazetat e Athinës flasin për një ekspozitë që organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë! Poli orea! …Edhe ‘’jo zyrtare’’ edhe ‘’zyrtare’’… hajde gjeji fillin. Një praktikë që kohët e fundit është kthyer në ‘’modë’’. Pothuajse njësoj si ‘’Improvisations’’. Më 2020 kishim një takim ‘’privat’’ me kryeministrin grek, më 2021 prapë një vizitë informale, e njëjta edhe më vonë e deri më tani, më 2023.

Të gjitha këto flasin për një diplomaci të brishtë, paçka se nga të dyja anën trumbetojnë të kundërtën. Të hapësh një ekspozitë private dhe të bësh dhe ‘’ca punë’’ shtetërore sikur nuk i ka lezet diplomacisë. Nuk dua të gjykoj dhe vlerësoj praktikat apo punët e qeverisë, por me kësi lloj takimesh dhe deklarata pompoze nuk besoj se mund të zgjidhen problemet e shumta që na i ka lënë e kaluara, por as ato të kohëve të sotme.

Diplomacia ka shumë për të bërë me Athinën, mjafton t’i hedhim një sy historisë. 120 vjet më parë Ismail Qemali mbartte për brenda dëshirën e njeriut të vërtetë për të krijuar një klimë fqinjësie e dashurie midis dy popujve. Kaq mjaftonte për ta pritur dhe vlerësuar me seriozitetin më të madh nga e gjithë klasa politike greke, që nga mbreti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministrat, akademikët e personalitete të shquara të kohës.

Sot ‘’Babain e Kombit’’ e kujtojmë vetëm kur duan të ‘’pagëzojnë’’ ndonjë nga aeroplanët që shpie lart e poshtë Evropës politikanët shqiptarë me emrin ‘’Ismail’’. Kjo na mjafton? Për pathosin e Ismail Qemalit ndaj të dy popujt, asnjë fjalë, asnjë qëndrim. Politikanët Shqiptarë sa herë që të vizitojnë Athinën mirë është t’i hedhin një sy kujtimeve të shkruara të Ismail Qemalit.

Sa për ekspozitën e Athinës kushdo ka të drejtë të hapë një të tillë. Por, kur mban përsipër një post shtetëror, siç është ai i kryeministrit, nuk mendon vetëm për veten, por diçka më shumë, për kulturën për artin e një populli dhe një kombi të tërë. Atë mund ta bësh dot?

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Arrestimi nga SPAK, Sekretarja e përgjithshme e MSH do t’i jepte tenderin një kompanie, përfitoi 330 mijë lekë të reja

Arrestimi nga SPAK, Sekretarja e përgjithshme e MSH do t’i jepte tenderin një kompanie, përfitoi 330 mijë lekë të reja

Publikuar më 03.06.2023
Detaje të reja nga hetimi i SPAK për arrestimin e dy zyrtare...

Detaje të reja nga hetimi i SPAK për arrestimin e dy zyrtareve për korrupsion. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar procedimin penal 10/1 të vitit 2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose […]

Lexo më shumë

Kosova nuk do të jetë më Serbi!

Kosova nuk do të jetë më Serbi!

Publikuar më 03.06.2023
Silvana BEGAJ Kosova po kalon ditë të vështira. Në Veriun e ...

Silvana BEGAJ Kosova po kalon ditë të vështira. Në Veriun e Mitrovicës ka shpërthyer një dhunë e egër e bandave të Vuçiç që pretendojnë se po kërkojnë të drejtat e tyre, por që në të vërtetë refuzojnë çdo gjë shqiptare. Refuzojnë që Veriu i Kosovës të jetë pjesë e Republikës së Kosovës. Ëndërrojnë të kenë […]

Lexo më shumë

Saimir Tahiri lë qelinë, do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi

Saimir Tahiri lë qelinë, do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi

Publikuar më 02.06.2023
Lirohet ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e El...

Lirohet ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit i vendosi që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.  Më 4 shkurt 2023, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi […]

Lexo më shumë

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit: Ngjarjet e fundit i kanë rrënjët në Serbi, por Prishtina është përgjegjëse për krizën aktuale

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit: Ngjarjet e fundit i kanë rrënjët në Serbi, por Prishtina është përgjegjëse për krizën aktuale

Publikuar më 02.06.2023
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thot...

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të Kosovës i ka rrënjët tek mospranimi nga Serbia i realitet të pakthyeshëm të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai theksoi se përgjegjësia për vendimarrjen që çoi në incidentet e fundit rëndon mbi Kosovën. Zoti […]

Lexo më shumë

Vrasja e shqiptarit në Itali, dëshmia tronditëse: 33-vjeçari vrapoi që të shpëtonte, autori e ndoqi nga pas me thikë

Vrasja e shqiptarit në Itali, dëshmia tronditëse: 33-vjeçari vrapoi që të shpëtonte, autori e ndoqi nga pas me thikë

Publikuar më 02.06.2023
Alfons Kola ishte një klient i zakonshëm në lokalin Leonessa...

Alfons Kola ishte një klient i zakonshëm në lokalin Leonessa, përballë së cilit mbeti i vrarë me thikë pasditen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të rrugës, në sytë e shumë dëshmitarëve, në Calcinato të Brescias. Mediat fqinje sjellin edhe detaje nga ngjarja e rëndë, si dhe dëshminë e pronarit të lokalit […]

Lexo më shumë

4 turistë të vdekur në një muaj në Shqipëri, Federata e Rafting ngre alarmin: Informojini për rrezikun

4 turistë të vdekur në një muaj në Shqipëri, Federata e Rafting ngre alarmin: Informojini për rrezikun

Publikuar më 01.06.2023
Policia e Gjirokastrës njoftoi të enjten se një turiste gjer...

Policia e Gjirokastrës njoftoi të enjten se një turiste gjermane humbi jetën dhe bashkëshorti i saj arriti të mbijetonte gjatë një eksplorimi në kanionin e Langaricës, në jug të Shqipërisë. Sipas policisë “të dy turistët gjermanë 72 vjeç dhe 66 vjeç kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës dhe për shkak të prurjeve […]

Lexo më shumë

Qeveria shtyn rritjen e pagave, Ibrahimaj: Pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin para se të miratohej rritja

Qeveria shtyn rritjen e pagave, Ibrahimaj: Pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin para se të miratohej rritja

Publikuar më 01.06.2023
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, foli s...

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, foli sot në një konferencë për shtyp për rritjen e pagave. Ajo bëri me dije se vendimi është shtyrë dhe se edhe në muajin maj nuk do të aplikohet rritja e pagave.  Sipas saj kjo bëhet me qëllim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit dhe për të […]

Lexo më shumë

Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Analiza e gazetës gjermane: Perëndimi është babai i krizës në Kosovë

Publikuar më 01.06.2023
 FRANKFURTER RUNDSCHAU Nëse politika dështon, nëse ësht...

 FRANKFURTER RUNDSCHAU Nëse politika dështon, nëse është e nevojshme, telat me gjemba duhet të sigurojnë paqen e brishtë. Pas trazirave në Kosovën veriore, e cila është e populluar kryesisht nga serbët, ushtarët e forcës mbrojtëse ndërkombëtare të KFOR-it patrulluan të mërkurën pas telave me gjemba përpara bashkisë së Zveçanit. 30 anëtarë të lënduar të KFOR-it […]

Lexo më shumë