
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi sot, më 20 mars, vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e 34 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Apeli nuk ka legjitimuar avokatin e paraqitur në emër të Ervis Martinajt, pasi nuk ka pasur një prokurë të posaçme nga ky i fundit, por ishte firmosur nga familjarët e Martinajt. Ndërkohë që edhe në lidhje me pasuritë në emër të këtyre të fundit, nuk ndryshoi asgjë nga sa më parë ishte shprehur GJKKO.;
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më datë 17.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 48 akti, datë 07.03.2023 regjistri, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit V.K., A.K., M.M., V.M., E.M., D.M., E.M., R.M., D.K., A.K. F.V., kundër vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi sekuestrimin e 34 pasurive.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ngritur nga avokati Mirash Martini në emër dhe për llogari të z. E.M.
– T’i njoftohet ky vendim avokatit Mirash Martini.
– Miratimin e vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket ankuesve V.K., A.K., M.M., V.M., D.M., E.M., R.M., D.K., F.V.
Pasuritë e sekuestruara
- Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
- 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
- Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
- Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
- Subjekti “Ervis Martinaj”
- Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
- Subjekti “Drenica Martinaj”
- Subjekti “V.K”
- Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
- 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
- Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
- Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
- Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
- Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
- Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë me sip.7 000 m2 në Patok
- Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
- Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
- Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
- Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
- Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
- Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
- Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
- Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
- Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
- Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
- Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
- Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
- Llogari kursimi për fëmijë
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/