×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Në vilën e tij u gjetën puro 2 mijë euro dhe verëra 7 mijë euro, përgjigjet e letërporosive mbajnë peng arrestimin e Arben Ahmetajt për inceneratorët

Vonesa e kthimit të një përgjigje zyrtare nga drejtësia Franceze, Italiane, Gjermane, Malteze dhe ajo Austriake, ka vonuar Prokurorinë e Posaçme SPAK, për të proceduar me arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

SPAK vijon të mbahet peng i përgjigjeve të këtyre shteteve. Ndërkohë prokurorët një vit më parë kërkuan përmes letërporosive, informacion nëse zv/kryeministri Shqiptar, Arben Ahmetaj, kishte fjetur në disa hotele dhe nëse këto hotele ishin paguar ose jo nga karta bankare e Klodian Zotos.

Zoto është njëri nga aksionerët e shpallur në kërkim nga SPAK, dhe rezulton të jetë marë i pandehur për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, “Mashtrimit me shuma të mëdha financiare” dhe “Korrupsionit aktiv”.

Por kohët e fundit SPAK, ka përparuar me hetime në drejtim të s’qarimit të pozicionin penal të Arben Ahmetaj. Kjo përparësi është vënë në dukje edhe me kontrollin e 3 banesave në Tiranë dhe në kompleksin turistik “Vala Mar”, ku shtëpitë e bashkëjetueses Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortes, Albina Mançka.

Vetëm në vilën e zonjës Erjola Hoxha dhe Arben Ahmetaj në Hamallaj, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë mundur të gjejnë 40 mijë euro, një set me cigare Puro Kubaneze me vlerë 2 mijë euro dhe shishe verërash që variojnë nga 2 mije deri në 7 mijë euro.

Ahmetaj dhe vila në Hamallaj

Ahmetaj, i ka kundërshtuar në gjykatën e Apelit kokntrollet e SPAK njësoj siç ka kundërshtuar publikisht dhe ligjërisht qëndrimet e tij, në disa hotele luksoze të europës, ku pretendohet se janë paguar nga Klodian Zoto.

Ndaj SPAK, ka kërkuar që këto pretendime t’i marrë në formë ligjore nga institucione të Drejtësisë, Gjermane, Franceze, Italiane, Malteze dhe Austriake.

Nëse drejtësitë e këtyre vendeve konfirmojnë se vërtet Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, kanë qëndruar në këto hotele të paguar nga Klodian Zoto, atëherë asgjë nuk e ndal arrestimin e ish-zv/kryeministrit Shqiptar.

Por çështja e incenatorëve nuk është dosja e vetme ku SPAK po heton Arben Ahmetaj. Pasi një dosje e dytë, që pritet të plasë kundër tij, është ajo e privatizimit të Fabrikës së Bukës për qytetin e Tiranës.

Kjo pronë me sipërfaqe prej 3 mijë m2 ishte në inventarin e pasurive të Ministrisë së Financave. Por gjatë periudhës së drejtimit të këtij dikasteri nga Arben Ahmetaj, ky i fundit ka firmosur ta privatizojë duke ja dhënë me ankand të drejtën e investimit një klani të caktuar interesash, të cilën pasi e morën pasurinë e zhvilluan duke ndërtuar pallate.

Përmes firmës së Arben Ahmetaj, përjashtoi ish-pronarët e familjes Myderizi nga e drejta e fitimit të pasurisë, megjithëse ata kishin mundur ta fitonin pronën përmes vendimeve të gjykatave. Për këtë çështje në SPAK është thirur dhe ka dëshmuar ish-ministri Shkëlqim Cani dhe disa zyrtarë të tjerë të ministrisë së Financave.

Ndërsa Arben Ahmetaj që ka firmosur privatizimin përmes ankandit, ende nuk është thirur për të dhënë shpjegime.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Përçarje” brenda PD-së së Alibeajt, dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, ja si janë ndarë anëtarët

“Përçarje” brenda PD-së së Alibeajt, dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, ja si janë ndarë anëtarët

Publikuar më 25.03.2023
Situata në kampin e Partisë Demokratike me kryetar të komand...

Situata në kampin e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn për paraqitjen e tyre në 14 maj nuk është e qetë. Sot Kolegji i Kryetarëve ka pasur diskutime mjaft të gjera ku ka mbizotëruar ideja ku kanë kërkuar që të ketë kandidatë në të gjitha bashkitë, ndërsa ka pasur dhe propozime për të […]

Lexo më shumë

Një tjetër krizë bankare globale në horizont?

Një tjetër krizë bankare globale në horizont?

Publikuar më 25.03.2023
Rënia e ”Silicon Valley Bank” në SHBA dhe kriza pasuese në ”...

Rënia e ”Silicon Valley Bank” në SHBA dhe kriza pasuese në ”Credit Suisse” shkaktuan frikën e infektimit, por ndërsa qeveritë evropiane dhe institucionet financiare po monitorojnë nga afër situatën, nuk duket gjithçka e zymtë. Në fillimjavë, liderët politikë dhe financiarë evropianë lëvizën për të forcuar besimin e konsumatorëve pas krizës në ”Credit Suisse”, banka e […]

Lexo më shumë

“Shkrumb e hi”, pamje nga droni pas zjarrit të madh që shkatërroi “Elkos Center” në Pejë

“Shkrumb e hi”, pamje nga droni pas zjarrit të madh që shkatërroi “Elkos Center” në Pejë

Publikuar më 25.03.2023
Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt...

Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt në Pejë. Siç mëson Telegrafi bëhet fjalë për objektin ish Zastava, fabrika e auto-pjesëve, tani që është ELKOS Center, në Pejë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha: “Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, […]

Lexo më shumë

Ndjekje si në filma/ Policia parandalon vjedhjen me armë në banesën e biznesmenit në Lushnje, 3 autorët largohen me shpejtësi, mjeti del nga rruga dhe…

Ndjekje si në filma/ Policia parandalon vjedhjen me armë në banesën e biznesmenit në Lushnje, 3 autorët largohen me shpejtësi, mjeti del nga rruga dhe…

Publikuar më 25.03.2023
Policia e Lushnjes ka arritur të parandalojë një grabitje me...

Policia e Lushnjes ka arritur të parandalojë një grabitje me armë që dyshohet se do të bëhej në banesën e një biznesmeni në Lushnje. Si rezultat janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët, R. Ç., F. T. dhe B. M. Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e […]

Lexo më shumë

Vranë policin malazez, dënohen me nga 40 vite burg nëna me 2 djemtë shqiptarë më Podgoricë

Vranë policin malazez, dënohen me nga 40 vite burg nëna me 2 djemtë shqiptarë më Podgoricë

Publikuar më 25.03.2023
Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një ...

Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një polici që tronditi Malin e Zi në vitin 2019. Luan, Nure dhe Lulzim Hasanaj, nëna me dy djemtë u dënuan me nga 40 vjet burg nga Gjykata e Lartë e Podgoricës për vrasjen e policit Milutin Lekovic. Të tre akuzoheshin për vrasje në bashkëpunim, pavarësisht se […]

Lexo më shumë

Shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 44-vjeçari, i sekuestrohen para dhe 80 doza lëndë narkotike

Shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 44-vjeçari, i sekuestrohen para dhe 80 doza lëndë narkotike

Publikuar më 25.03.2023
Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pa...

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma […]

Lexo më shumë

Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë

Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë

Publikuar më 25.03.2023
Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigoz...

Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin tregon në detaje se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë. Ai është aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur hartën e gadishullit të aneksuar në vitin 2014, duke shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase. Prigozhin mund të ketë të drejtë, […]

Lexo më shumë

“Përdhunoi 17-vjeçaren, u dënua me 3 vjet shërbim prove”/ BIRN: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri poshtëron viktimat

“Përdhunoi 17-vjeçaren, u dënua me 3 vjet shërbim prove”/ BIRN: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri poshtëron viktimat

Publikuar më 25.03.2023
Në 16 mars të këtij viti policia në Durrës arrestoi Neralt B...

Në 16 mars të këtij viti policia në Durrës arrestoi Neralt B, një 23-vjeçar i dënuar me vendim të formës së prerë në qershor 2022 për përdhunim. Policia njoftoi se i riu do duhej të vuante rreth 2 vjet e 7 muaj burg për një ngjarje të ndodhur në gusht 2020, kur ai përmes kërcënimit […]

Lexo më shumë