Autori i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, 34-vjeçari Ernejt Shyti ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka folur në gjyq edhe për porosi të tjera për eliminime.
Shyti ka dhënë dëshmi tronditëse në seancën në Gjykatën e Posaçme. Ai ka pohuar se personat që e kishin porositur për të eliminuar biznesmenin Behar Sofia i kishin kërkuar të kryente një vrasje tjetër në Gjermani.
Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, emrin e të cilit nuk e bën publik dhe për këtë vrasje do të paguhej 500 mijë euro.
Sipas porositësve, paratë për vrasjen në Gjermani do t’i merrte nga një person i njohur me pseudonimin “Bajlozi”, të cilin nuk e njihte. Shyti ka treguar më tej me detaje vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, nga përgatitja e krimit deri tek finalizimi.
Behar Sofia u ekzekutua në 25 shkurt 2021 në anë të Lanës në Tiranë duke u qëlluar në kokë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit duke u parë nga një numër i madh kalimtarësh në zonë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/