×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Stuhia” e bankave amerikane, pas SVB falimenton Signature Bank, rrezikohet një e tretë

Ndoshta nuk do të këtë efektet e falimentimit të Lehman Brothers në vitin 2008, por stuhia mbi një nga bankat më të njohura nga kompanitë teknologjike amerikane po përgatit një tjetër stuhi ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Në një komunikatë të përbashkët, sekretaria e Thesarit Janet Yellen,  së bashku me kreun  e Federal Reserve Powell kanë deklaruar se qeveria amerikane do të mbulojë të gjithë depozitat e bankës Silicon Valley, si dhe të Signature Bank, e cila njoftoi edhe ajo falimentimin në të njëjtën ditë.

Ligji parashikon sigurimin e depozitave deri në 250 mijë dollarë, por kjo do të ishte e pamjaftueshme për klientët e SVP, kryesisht pronarë  sipërmarrjesh dhe startupe që pa aksesin në paratë e llogarive mund të falimentonin në pak kohë.   

Yellen deklaroi se sistemi bankar amerikan “është i shëndoshë, i sigurt dhe do të rezistojë”.   

Pasojat po shihen me kalimin e orëve. Një kompani lodrash si Camp ka filluar të aplikojë 40% ulje për çdo blerje, në mënyrë që të mos jetë e varur nga fondet e saj të bllokuara në SVP.

Ndërkohë, kolosi Hsbc ka njoftuar blerjen simbolike prej një sterline, të degës britanike të SVP, e cila ka depozita deri në 6.7 miliard sterlina.  Pikërisht në Europë sinjalet për SVP por edhe për sektorin bankar  në përgjithësi nuk janë të mira, dhe dëshmohen nga rënie e titujve në gjithë kontinentin .

Pas SVB dhe Signature Bank, kjo e fundit me depozita që kalojnë 82 miliardë dollarët dhe më shumë se 1800 punonjës,  tregjet ndërkombëtare vejnë në mënyrë cinike bast mbi një tjetër instituti amerikan, First Republic Bank, sipërmarrje me më shumë se 6 mijë të punësuar dhe asete për 181 miliardë dollarë, edhe pse krerët e kësaj banke kanë siguruar nga institucione shtetërore dhe private rreth 70 miliardë dollarë që mund të mjaftojnë për të pasur likuiditet dhe për të kaluar “stuhinë”.

Rregullatorët financiarë mbyllën të premten Bankën Silicon Valley dhe morën kontrollin e depozitave të saj. Ky është konsideruar dështimi më i madh i bankës amerikane që nga kriza financiare globale, më shumë se një dekadë më parë.

Huadhënësi për gjigantët e teknologjisë është vënë tashmë nën kontrollin e Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave të SHBA-së.

FDIC po vepron si një marrës, që zakonisht do të thotë se do të likuidojë asetet e bankës për të paguar klientët e saj, duke përfshirë depozituesit dhe kreditorët. FDIC është një agjenci e pavarur qeveritare që siguron depozitat bankare dhe mbikëqyr institucionet financiare.

Hera e fundit që një bankë amerikane e kësaj madhësie është mbyllur ishte në 2008 kur u mbyll Washington Mutual, që kishte 307 miliardë dollarë aktive.

Ky faliment sjell me vete një klimë pasigurie në të gjithë sektorin bankar, duke sjellë frikë edhe në tregjet europiane dhe duke vënë në vështirësi tregjet e aksioneve në mbarë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Zgjedhjet në Shqipëri, kreu i KQZ-së, Celibashi: Procesi i numërimit është antinjerëzor. Çfarë do të ndryshoja për të ardhmen

Publikuar më 10.05.2025
Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të ...

Ilirjan Celibashi ka qenë në vijën e parë të organizimit të disa zgjedhjeve në Shqipëri dhe sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme, për të modernizuar procesin zgjedhor. “Ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën e organizimin dhe përgatitjes së zgjedhjeve. Duhet ta modernizojmë, edhe pse kemi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda