×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Flet nëna e 22-vjeçares që vdiq në aksidentin tragjik në Sauk: Telefoni i saj binte deri në 23.00 kur isha para morgut

Nëna e 22-vjeçares, Erisilda Abedini, një nga viktima e aksidentit tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, ka treguar momentin kur mori vesh vdekjen e vajzës së saj dhe njohjen e të resë me shoferin e makinës, 20-vjeçarin Klevis Ruçaj.

Mira, e cila punon si punonjëse policie prej 16 vitesh pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, tregoi se Klevis Ruçaj ishte kushëriri (djali i tezes) së viktimës tjetër Sikela Perroj, 23-vjeçe.

Ditën e ngjarjes së rëndë, ajo tregoi se Erisilda Abedini kishte shkuar në një qendër tregtare për të blerë një bluze ndërsa shoqja e saj, Sikela Perroj dhe Klevis Ruçaj po ktheheshin nga Elbasani drejt Tiranës.

“Ata ktheheshin nga Elbasani dhe kanë kaluar në qendrën tregtare, dhe e kanë marrë vajzën time me makinë për të ardhur në shtëpi. Vajza në atë makinë u gjend, se shoferi ishte kushëriri i vajzës tjetër që njihej me vajzën time, e që mbeti po ashtu viktimë nga tragjedia”, rrëfeu Mira.

Ajo tregoi se momentin kur ndodhi aksidenti tragjik ka qenë në punë dhe s’ka pasur dijeni për vdekjen e së bijës.

“Duke qenë se isha në punë, unë aksidentin s’e kisha parë në media. Atë pasdite e mora vajzën në telefon, por s’arrita do të kontaktoja se nuk e hapi telefonin. Kur kam shkuar në shtëpi, shoh që nuk ishte vajza as në shtëpi. E mora sërish në telefon, por nuk  mora përgjigje. Ndërkohë më telefonon shoqja ime, dhe më thotë: “Ku je? “Sa mbërrita shtëpi,- i thashë”. “Do vish me mua të shkojmë në një vend”, -më tha. Ok, i thashë, po çfarë halli ke?.  “Flasim nga afër”- më tha…”, tha punonjësja e policisë, duke shtuar: “Telefoni binte deri në orën 23:00 që e kam provuar, edhe kur unë isha para morgut.”

Erisilda e ndjerë më të ëmën, Mira

Intervista

Si u gjend vajza juaj në makinë “Audit A8” që drejtohej nga 20-vjeçari i ndjerë, Klevis Ruçaj? Me cilin nga dy personat kishte miqësi?

E vërteta është se shoferi me vajzën që ndodheshin në makinë ishin kushërinj të parë  (fëmijë tezesh). Ata ktheheshin nga Elbasani dhe kanë kaluar në qendrën tregtare, dhe e kanë marrë vajzën time me makinë për të ardhur në shtëpi. Vajza në atë makinë u gjend, se shoferi ishte kushëriri i vajzës tjetër që njihej me vajzën time, e që mbeti po ashtu viktimë nga tragjedia.

Ishe në dijeni se ku do shkonte atë ditë, dhe kur folët për herë të fundit?

Unë jam prej 16 vitesh punonjëse policie pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kam folur në drekë me vajzën, kur jam nisur për punë pasi atë ditë isha turni i dytë.

Vajza ime Sisi do të shkonte në TEG për të blerë një bluzë, për të cilën ia dhashë unë lekët.

Si u përballe me lajmin tragjik, të njoftuan apo e mësove nga mediat?

Duke qenë se isha në punë, unë aksidentin s’e kisha parë në media. Atë pasdite e mora vajzën në telefon, por s’arrita do të kontaktoja se nuk e hapi telefonin. Kur kam shkuar në shtëpi, shoh që nuk ishte vajza as në shtëpi. E mora sërish në telefon, por nuk  mora përgjigje. Ndërkohë më telefonon shoqja ime, dhe më thotë: “Ku je? “Sa mbërrita shtëpi,- i thashë”. “Do vish me mua të shkojmë në një vend”, -më tha. Ok, i thashë, po çfarë halli ke?.  “Flasim nga afër”- më tha…

Telefoni i vajzës dilte i hapur?

Po, telefoni binte deri në orën 23:00 që e kam provuar, edhe kur unë isha para morgut.

Jeni takuar me familjarët e djalit që shkaktoi aksidentin, dhe nëse po çfarë ju kanë thënë?

Familjarët e 20-vjeçarit, (që ishte shoferi) nuk di kush janë dhe nga janë.

Çfarë marrëdhënie kishit me vajzën, ju tregonte për gjithçka për shembull nëse ishte e dashuruar apo në një lidhje?

Vajza nuk kishte shok, as lidhje. Ajo hapej me mua dhe ishim si shoqe.

Vajza juaj kishte ëndrra për të qenë pjesë e botës së televizionit. Çfarë synimesh kishte për të ardhmen?

E donte botën e televizionit, edhe pse u diplomua për laborante dentare. Dhe sa i përket natyrës dhe tipit e kisha si djalë, jo vajzë. Jetonim bashkë në zonën “Don Bosko” në Tiranë, pasi vajza e madhe jeton në Paris (Francë), ku dhe ka krijuar familje.

Pas aksidentit, fotot e vajzës suaj dhe dy të rinjve të tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik pushtuan rrjetet sociale. Si mund ta gjejë forcën një nënë e vrarë në shpirt si në rastin tuaj, për të dhënë mesazhin e saj për të rinjtë?

Komunikimi me ju ka qenë i pari. Rrjetet sociale nuk i kam parë se jam e helmuar në shpirt. Nuk kam mundur dot t’i përgjigjem asnjë telefonate, nga miqtë, shoqëria apo kolegët. Nuk mundem, jam e bllokuar totalisht!/Revista Story

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Publikuar më 20.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha votat e rregullta për subjektet politike, ndërkaq po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Së fundmi KQZ ka filluar publikimin e numrit të votave të kandidatëve të secilit subjekt politik. E nga numërimi i mbi 90% të votave për kandidatë, kandidati më i […]

Lexo më shumë

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Publikuar më 20.02.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi d...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë. Ai vendosi që t’i qëndronte të njëjtit opinion ashtu sikurse kishte pohuar muaj më parë, që ky proces i cili prej shumë nga demokratët cilësohet si jetik, […]

Lexo më shumë

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Publikuar më 20.02.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet e 11 majit duke i quajtur të fituara. Rama: Jemi në sy m’sy këtu së bashku dhe po e filloj me një ritheksim nga dita e djeshme sepse më kishin kapur në fjalë që nuk u dha bonusi i pranverës për pensionistët, doli gënjeshtër etj dhe publikova në […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Publikuar më 20.02.2025
Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ...

Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkaktuar shqetësim global. CNN ka publikuar një analizë përmes së cilës rendit arsye se pse “fituesi i vetëm në këtë debat është Rusia “. Pyetja që parashtrohet është nëse përplasjet midis dy liderëve do të shkatërrojnë shpresat për paqe në Ukrainë […]

Lexo më shumë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

Publikuar më 20.02.2025
“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”...

“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”, u shpreh kryeministri Edi Rama një ditë pasi SPAK dhe Prokuroria e Tiranës njoftuan ngritjen e seksioneve të posaçme “për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira”. “Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet”, theksoi kryeministri gjatë […]

Lexo më shumë

Trump sulmon Zelenskyn: Diktator! Shkatërrove Ukrainën dhe shpërdorove paratë për një luftë që nuk e fitove!

Trump sulmon Zelenskyn: Diktator! Shkatërrove Ukrainën dhe shpërdorove paratë për një luftë që nuk e fitove!

Publikuar më 19.02.2025
Një ditë pasi dy delegacionet nga Shtetet e Bashkuara të Ame...

Një ditë pasi dy delegacionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia u takuan në Riad, presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky e ka gjetur veten mes dy zjarresh. Në Lindja janë raketat e ushtrisë ruse, ndërsa nga Perëndimi akuzat e ashpra të Donald Trump, që e akuzon se është një diktator që nuk bën […]

Lexo më shumë

Rama publikon vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin e pranverës për pensionistët: Unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë

Rama publikon vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin e pranverës për pensionistët: Unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë

Publikuar më 19.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij so...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social “X”, përmes të cilit zbulon datën e shpërndarjes së bonusit të pranverës për pensionistët. Rama njofton se më 1 mars do të nis shpërndarja e bonusit. “Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të bashkëshortes së Erion Veliajt

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të bashkëshortes së Erion Veliajt

Publikuar më 19.02.2025
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshort...

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për sekuestrimin e celularit. Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj, por kërkesa u rrëzua gjatë sencës së sotme, nga magjistratit Engert Pëllumbi. Kujtojmë se Engert Pëllumbi mori në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda