×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Skandali i ri, shqiptarët po paguajnë 94 mijë dollarë qira në ditë prej shtatorit 2022 për TEC-et lundruese që nuk janë vënë në punë

Një skandal i përmasave të papara me TEC-et lundruse të marra me qira për të prodhuar energji, ka përfshirë koorporatën elektro-energjetike shqiptare dhe ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë drejtuar nga Belinda Balluku. Që nga dita e ankorimit të tyre në Vlorë vitin që shkoi e deri më sot, këto termocentrale nuk janë vënë asnjëherë në punë, pavarësisht se taksapaguesi shqiptar paguan mbi 94 mijë dollarë në ditë qira, dhe kontrata parashikon që për dy vite kompania Exelerate Energy dhe Renco, që ka fituar tenderin, të fusë në xhep plot 68 milionë dollarë.

Me një këmbëngulje të fortë qeveria shqiptare u investua dimrin e kaluar për të siguruar burime energjetike alternative nga hidrocentralet publike, për të përballuar krizën e çmimeve dhe tharjen e kaskadës së Drinit që në fakt erdhi si pasojë e shfrytëzimit pa kriter nga kesh. Tenderi për TEC-et lundruese u shpall në fillim të 2022 dhe fituesi u shpall në pranverë. Kesh investoi edhe 2.2 mln euro të tjera për ndërtimin e infrastrukturës së aksesimit dhe ankorimit për TEC-et lundruese në portin e peshkimit Triport-Vlorë.

Vetë termocentralet me emra ekzotikë “Tigri 1” dhe “tigri 2” mbërritën nga Bangladeshi në Shqipëri shtatorin e kaluar, ndërsa një javë më pas ministrja Balluku do të mburrej para kamerës të zyrës së saj të shtypit për leverdinë e këtij investimi.

“Sot Shqipëria ka mundësinë të ketë dy njësitë gjeneruese të energjisë në një nga momentet më të vështira, ku i gjithë tregu në të gjitha shtetet, kanë lobuar për të pasur njësitë gjeneruese që ka pasur tregu. Këto janë një fat për ne, pasi do të na ofrojnë një energji elektrike që sot, tregtohet përmes bursave, me më shumë se 600 euro për megawat/h”, ka deklaruar Balluku në 26 shtator 2022.

Por tashmë parashikimet e Ballukut për çmimet e energjisë janë rrëzuar, pasi këtë javë në bursën e Hungarisë një megavat orë është tregtuar me rreth 140 euro me bazë ditorë dhe 110 euro me bazë javore, dhe nuk dihet nëse ky investim i kesh ka aktualisht leverdi ekonomike. Qeveria kishte venë si afat fillimin e këtij viti për futjen në operim të TEC-ve, ndërkohë që koha ka kaluar dhe qiraja është paguar pa i vënë centralet në punë. Një hulumtim i faktoje.al, një projekt investigativ gazetaresk që financohet edhe nga USAID, ka zbuluar se arsyet burokratike që TEC-et nuk funksionojnë janë disa:

Së pari, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ende nuk e ka marrë licencën e prodhimit nga Enti Rregullator i Energjisë.

Se dyti, KESH-it i mungon edhe sasia e lëndës së parë djegëse që i nevojitet termocentraleve për t’u vënë në punë.

Se treti, termocentralet as nuk janë testuar ndonjëherë që nga Shtatori i vitit të kaluar.

E fundit, është fakti se tashmë energjia në bursa është më e lirë dhe termocentralet nuk kanë leverdi të vihen në funksionim. E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC-et lundruese është më pak e kushtueshme nëse blihet.

Mbetet mister arsyeja se përse TEC-et nuk u vunë në funksion që në momentin e parë që mbërritën në Shqipëri, megjithëse paratë për to vazhdojnë të paguhen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA

Publikuar më 22.11.2024
Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit...

Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, japin një mesazh tepër fisnik!

Lexo më shumë

Lihet në arrest me burg vrasësi 14-vjeçar i Martin Canit, flet i ati: Familja ime ka vepra, kemi një djalë për mall

Lihet në arrest me burg vrasësi 14-vjeçar i Martin Canit, flet i ati: Familja ime ka vepra, kemi një djalë për mall

Publikuar më 22.11.2024
Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vra...

Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani. Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit, ku ndodhet 14-vjeçari, Mario Përlleshi. Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për adoleshentin, të cilin e akuzon […]

Lexo më shumë

Akuza për vendimin e ish-ministres Manastirliu, pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e QSUT-së: Humbi jetën pasi e çuan te Trauma

Akuza për vendimin e ish-ministres Manastirliu, pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e QSUT-së: Humbi jetën pasi e çuan te Trauma

Publikuar më 22.11.2024
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin me rastin e tran...

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin me rastin e transportimit të 14-vjeçarit Martin Cani në spitalin e Traumës dhe jo atë të QSUT e cila ishte shumë më afër dhe kishte pajisjet e mjekët e duhur për atë rast. Gazetari shpjegon se Martini ka humbur kohë të vyer, duke qënë 3 minuta larg Kardiokirurgjisë dhe […]

Lexo më shumë

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit

Publikuar më 22.11.2024
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i ...

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i Devid Bekam për të marrë drejtimin e Inter Majemit. Emri i teknikut të kuqezinjve kishte qarkulluar në mediat spanjolle si një opsion për të drejtuar klubin amerikan pas largimit të Tata Martinos. Por duket se Bekam nuk ka ndër mend që të zgjedhë një person jashtë […]

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese sqaron kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha: Kur do të merret vendimi për ‘arrestin e shtëpisë’

Gjykata Kushtetuese sqaron kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha: Kur do të merret vendimi për ‘arrestin e shtëpisë’

Publikuar më 22.11.2024
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin e saj për ish-kryemi...

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin e saj për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim […]

Lexo më shumë

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit: Duam siguri, drejtësi për Martinin!

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, prindër e nxënës hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit: Duam siguri, drejtësi për Martinin!

Publikuar më 21.11.2024
Qindra qytetarë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në shenjë ...

Qindra qytetarë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në shenjë protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani duke kërkuar siguri. Prindërit janë mbledhur fillimisht te shkollë “Fan Noli” dhe më pas kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbej” me një pankartë gjigande në krye “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” dhe bënë apel për marrjen e masave. “Nuk ka […]

Lexo më shumë

Rrebelohet Flamur Noka: A ka më poshtërsi? Qeni që mbajnë qeveritarët në shtëpi ha në vakt aq sa merr një pensionist në muaj

Rrebelohet Flamur Noka: A ka më poshtërsi? Qeni që mbajnë qeveritarët në shtëpi ha në vakt aq sa merr një pensionist në muaj

Publikuar më 19.11.2024
Miratimi i buxhetit 2025 ka shkaktuar reagime të ashpra nga ...

Miratimi i buxhetit 2025 ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita, e cila kundërshton buxhetin që u votua sot me 75 vota të mazhorancës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha në News 24 se buxheti është kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht kundër pensionistëve. Teksa bëri një krahasim lidhur me ndarjen e […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, marrëdhënia ime me Ilir Metën ka përfunduar

Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, marrëdhënia ime me Ilir Metën ka përfunduar

Publikuar më 19.11.2024
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-P...

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Pas seancës në Apelin e GJKKO, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat tha se prokurorët e SPAK kanë hyrë në një rrugë që nuk po dalin dot vetëm nga mllefi provincial. “Arbitrariteti nuk e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda