×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Roli i Ahmetajt tek inceneratorët, dokumentet tregojnë se ai përcaktoi të gjithë procedurën dhe vendimmarrjen e institucioneve të tjera

Arben Ahmetaj, jo vetëm që u përfshi në koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, por kishte edhe një rol thelbësor në përcaktimin e formës së procedurës së ndjekur. 

Dokumentet e siguruara nga mediat tregojnë se si Ahmetaj, përmes vartësve të tij në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, përcaktoi të gjithë procedurën dhe vendimmarrjen e institucioneve të tjera të përfshira në proces.

Një dokument i datës 8 tetor 2014-të, që është firmosur nga Frederik Seiti, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së drejtuar nga Arben Ahmetaj, përcakton Zamir Stefanin si përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes në komisionin e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit. 

Por, cili ishte roli i Zamir Stefanit si anëtar i Komisionit? Përgjigjen e japin dëshmitë e dy anëtarëve të tjerë të komisionit që miratuan koncesionin dhe që janë marrë nën akuzë. Etleva Kondi, përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në këtë koncesion thotë para SPAK:

“Me propozim edhe të juristit të Komisionit, i cili ishte në detyrën e drejtorit juridik dhe legjislacionit në Ministrinë e Zhvillimit, Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (fushë e veprimtarisë së të cilës ishin edhe vetë koncesionet), propozoi dhe argumentoi si ligjore dhe në përputhje me ligji me ligjin idenë e referimit të zhvillimit të procedurës në kushte emergjente, duke iu referuar ligjit për prokurimin publik, negociim pa shpallje, i cili na argumentoi se ligji për koncesionet nuk parashikon situata emergjente dhe konkretisht, dispozitat e këtij ligji shpreheshin se përveçse kur rregulloheshin ndryshe nga ky ligj, kuptimi i termave të përcaktuar në ligjin e prokurimit publik zbatohet për këtë ligj në përputhje me rrethanat. Konkretisht nenet 3, pika 19, si dhe nenin 33/1 të ligjit për prokurimin publik, për kushtet e emergjencës”.

Deklarata e Etleva Kondit përforcohet nga dëshmia po në SPAK e Bardhul Çabirit, që në komisionin e vlerësimit të ofertave ishte në cilësinë e përfaqësuesit të Bashkisë së Elbasanit. Çabiri u pyet se cilët ishin anëtarët e tjerë të komisionit, institucionet nga vinin dhe rolet e tyre. Në përgjigjen e tij ai shprehet:

“Zamir Stefani, i cili më duket vine nga Ministria e Ekonomisë dhe ishte jurist dhe drejtonte të gjithë procesin nga ana juridike”.

Dy dëshmitë sugjerojnë se ideja për dhënien e koncesionit me negociim pa shpallje, që binte ndesh me parashikimet e ligjit të prokurimeve buron nga Ministria e drejtuar në atë kohë nga Arben Ahmetaj, duke vënë në dyshim të gjitha pretendimet e ish-ministrit se ka pasur zero rol në gjithë procesin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për mbylljen e “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj e quan një kapitull thellësisht trishtues, Sali Berisha: Akt anti-censurë

Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për mbylljen e “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj e quan një kapitull thellësisht trishtues, Sali Berisha: Akt anti-censurë

Publikuar më 15.03.2025
Punonjësit e Zërit të Amerikës u detyruan të largoheshin nga...

Punonjësit e Zërit të Amerikës u detyruan të largoheshin nga puna ditën e sotme, pasi presidenti i SHBA, Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për shkurtimet federale ndaj agjencive që financoheshin nga qeveria, shkruan Reuters. Qindra punonjës të VOA-s, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, i treguan Reuters një email […]

Lexo më shumë

E gjithë Serbia në këmbë, studentët protestojnë në Beograd: S’do të lejomë më që të na privoni lirinë tonë. Vuçiç refuzon të largohet (FOTOT)

E gjithë Serbia në këmbë, studentët protestojnë në Beograd: S’do të lejomë më që të na privoni lirinë tonë. Vuçiç refuzon të largohet (FOTOT)

Publikuar më 15.03.2025
Prestigjiozja The Guardian i ka dedikuar një artikull protes...

Prestigjiozja The Guardian i ka dedikuar një artikull protestës masive sot në Beograd të Serbisë, duke thënë se është më e madhe në historinë e një vendi ballkanik. Zhurmat e bilbilave dhe vuvuzelave bënë jehonë në të gjithë kryeqytetin serb, i cili është në gatishmëri të lartë që nga shpallja e tubimit. Gjithashtu në qendër të Bogradit, […]

Lexo më shumë

Berisha prezanton programin e qeverisjes 2025-2029 për infrastrukturën dhe transportin: Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me tre korsi!

Berisha prezanton programin e qeverisjes 2025-2029 për infrastrukturën dhe transportin: Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me tre korsi!

Publikuar më 14.03.2025
Kreu i PD, Sali Berisha, prezantoi dje programin e qeverisje...

Kreu i PD, Sali Berisha, prezantoi dje programin e qeverisjes 2025-2029 për infrastrukturën dhe transportin, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike tha se rruga Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi gjatë qeverisjes së tij, ndërsa tha se synon të zgjerojë autostradën Tiranë-Durrës me tre korsi. “Për ne, […]

Lexo më shumë

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së lë në qeli Erion Veliajn, avokati Maks Haxhia: Presim nga Gjykata e Lartë të pranojë kërkesën e kryebashkiakut

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së lë në qeli Erion Veliajn, avokati Maks Haxhia: Presim nga Gjykata e Lartë të pranojë kërkesën e kryebashkiakut

Publikuar më 13.03.2025
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me...

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie. Biznesmeni, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, urdhërohet që të mos largohet nga banesa e […]

Lexo më shumë

Lista e plotë e PS në 12 Qarqe! Rama kryeson Tiranën, futet si kandidat edhe Endrit Braimllari i larguar nga PL, ndërsa “xhaketat e vjetra” lihen në listë të hapur

Lista e plotë e PS në 12 Qarqe! Rama kryeson Tiranën, futet si kandidat edhe Endrit Braimllari i larguar nga PL, ndërsa “xhaketat e vjetra” lihen në listë të hapur

Publikuar më 13.03.2025
Zbardhet lista e plotë e kandidatëve për deputet të Partisë ...

Zbardhet lista e plotë e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në 12 Qarqe. Edi Rama shuan dilemat dhe ka marrë kryesimin e listës së Tiranës. Ajo që bie në sy është fakti se nga deputetët e ‘vjetër’ ka përfshirë në listë vetëm Lindita Nikollën, Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun. Po ashtu dhe […]

Lexo më shumë

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet e vendit

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet e vendit

Publikuar më 12.03.2025
Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat ...

Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit në të 12 qarqet e vendit. Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme, kryesia e PD ka propozuar emrat që do të përfaqësojnë opozitën në Parlament, duke përfshirë edhe kandidatët nga partitë aleate, si Partia e Lirisë, Partia […]

Lexo më shumë

 Publikohen listat e mbyllura të PD-së për Tiranën, Korçën, Fierin, Durrësin. Berisha tregohet bujar me aleatët, por jo me ish-përkrahësit e Bashës

 Publikohen listat e mbyllura të PD-së për Tiranën, Korçën, Fierin, Durrësin. Berisha tregohet bujar me aleatët, por jo me ish-përkrahësit e Bashës

Publikuar më 12.03.2025
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatë...

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës, duke paraqitur një grup të fuqishëm dhe të individëve që do të përfaqësojnë PD-në në Kuvendin e Shqipërisë, duke udhëhequr me kreun e partisë, Sali Berishën. Në Tiranë do të jetë i pari në listë, Sali Berisha, […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO shpall nesër në 10.00 vendimin për Erion Veliajn. Dita e dytë e seancës zgjat mbi 3 orë, kryebashkiaku kundërshton akuzat

Apeli i GJKKO shpall nesër në 10.00 vendimin për Erion Veliajn. Dita e dytë e seancës zgjat mbi 3 orë, kryebashkiaku kundërshton akuzat

Publikuar më 12.03.2025
Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn...

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Vendimi do të shpallet të enjten në orën 10.00 nga gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëllumbi. Seancën e sotme e cila zgjati më shumë se 3 orë, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda