Numri i të vdekurve nga tërmeti i 6 shkurtit që tronditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 23 831 të vdekur. Në Turqi numri i të vdekurve ka shkuar në 20 318, ndërsa në Siri, 3,513 të vdekur. Me këtë shifër të lartë të numrit të të vdekurve, tërmeti me magnitudë 7.9 ballë është në listën e 10 tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të rrënojave për të mbijetuar, por shpresat po zbehen më shumë se pesë ditë që nga tërmeti i parë. Pamje të realizuara me dronë nga lartësia shfaqën shkatërrimin e lënë pas, me lagje të tëra të rrafshuara.
Ndërkohë, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka kritikuar vendet perëndimore se nuk kanë ‘përfillur gjendjen njerëzore’, duke iu referuar sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat sipas zyrtarëve qeveritarë dhe mediave siriane do të pengojnë ndihmat. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka kërkuar akses në të gjithë territorin e Sirisë veriore të goditur nga tërmeti, ku mbërritja e ndihmave urgjente është e ndërlikuar nga lufta e gjatë civile mes grupeve opozitare dhe qeverisë siriane.
Pas tërmetit shkatërrues që shkaktoi mbi 23 mijë humbje jetësh në Turqi dhe Siri, kanë nisur hetimet për ndërtesat që u rrënuan. Një prej kontraktorëve të rezidencës “Rilindja” me 250 apartamente në Hatay ku qëndronin 1000 njerëz u arrestua teksa tentonte të arratisej drejt Malit të Zi. VIDEO
Ai është Mehmet Yaşar Coşkun dhe u kap në aeroportin e Stambollit plot me para teksa përpiqej të largohej. Kontraktori kishte zgjedhur për t’u arrastisur në Malin e Zi, ku ka edhe një firmë konsulence të quajtur ‘Antis Yapı’, të cilën e themeloi së bashku me vëllain e tij Hüseyin Coşkun, i cili është inxhinier ndërtimi, në Mal të Zi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/