Kjo është shtetësja M. nga Konispoli, me dy fëmijë që u arratis me Gentjan Omerin, i cili kishte gjithashtu dy fëmijë.
(Gentjan Omeri)
Sipas dosjes hetimore, shkak i pengmarjes dhe dhunimit deri në gradën e shkaktimit të gjëndjes së të fiktit, është bërë një lidhje intime që kishte krijuar i dëmtuari Gentian Omeri me shtetasen M.
Ka qënë motra e Gentianit, shtetësja V.D, e cila në orën 00:58 ka telefonuar sallën operative të komisariatit të Policisë Sarandë, duke i pohuar se:
”…më ka telefonuar vëllai Gentian Omeri, duke më thënë se dy makina po ndiqnin nga pas dhe kishte frikë se mos e vrisnin…”
Mbas kësaj telefonate motra, kishte humbur kontaktet me vëllain dhe ndihej e friksuar për jetën e tij. Nga kërkimet që kreu Policia, Gentian Omeri është gjendur në orën 06:00, të asaj nate në afërsi të fshatit Xarrë.
Omeri, ishte i gjakosur dhe me plagë të shumta në trup. Gentian Omeri, është transportuar në spital ndëras deklaroi se para tre muajsh nëpërmjet rrjeteve sociale, kishte njohur shtetasen M.K, me të cilën kishte krijuar një lidhje.
Më 18 janar 2023, nga komunikimi që kishte pasur me M, ajo i kishte thënë se do largohej nga bashkëshorti dhe do shkonte me të.
Rreth orës 18:00, të kësaj dite Omeri shkoi në Konispol, me makinën e tij të markës “Toyota”, dhe e morri M. në afërsi të varrezave të Konispolit dhe u larguan në drejtim të Sarandës.
Në Sarandë qëndruan rreth 15 minuta tek shtëpia e tij dhe së bashku e M. u nisëm në drejtim të Tepelenës, ku qëndruan rreth një orë e gjysëm në një Hotel.
Në kohën që ishim në hotel M. komunikonte me familjarët të cilët i kërkonin të kthehej. Nga Tepelena u nisëm për në Sarandë, dhe mbritëm rreth orës 00:30, pa vajtur në Sarandë në afersi të Metoqit, M. zbret nga makina e Gentian Omerin, dhe shkon tek babai i cili e priste me një makinë të markës “Benc”, të cilit nuk e fiksova.
Pasi M. iku tek babai, Gentian Omeri, u nisi për në drejtim të Sarandës, dhe afër rreth rrotullimit të Gjashtës, një makinë e markës “Volsëagen Turam”, tentoi ta godiste. Ky automjet drejtohej nga Alfred Ndoj.
Ktheu makinën në afërsi të berber “Jorit” dhe u nis në drejtim të Urës së Gajdarit, pa vajtur te rreth rrotullim Urës së Gajdarit, e godet nga mbas makinës shtetasi Astrit Ndoj, me Bencin e tij dhe makina ka bërë disa rrotullime dhe përfundoj në kanal.
Aty erdhën tre persona të cilët filluan të godisnin me shkelma, leva dhe shkopinjë xhamin e parë të makinës të cilin e thyën, pasi doli nga makina filluan ta godisnin edhe atë.
Antonio dhe Aleksandër Ndoj, e godisnin me leva dhe shkopinjë kurse xhaxhai tyrë Alfred Ndoj, sipas Gentian Omerit, u thoshte vazhdoni goditeni. Më pas këta persona e morrën e futën në bagazhin e makinës dhe filluan ta godisnin gjatë gjithë kohës.
Kur mbëritëm në afërsi të fshatit Xarrë, këta e zbritën dhe filluan ta godisnin me shkelm, grushta, leva dhe hekura, ku nga dhuna humbi ndjenjat, kurse ata u larguan dhe e lanë aty.
Sipas Gentian Omerit, këta persona e morrën me forcë dhe e dhunuan nga ora 00:01 deri rreth orës 04:00, personat që e dhunuan ishin shtatë veta por arriti të njoh shtetasit Astrit Ndoj, Alfred Ndoj, Aleksandër Ndoj, Antonio Ndoj.
Gentian Omeri, deklaroi se me këta persona nuk ka pasur konflikt më pare. Por sheri ka lindur, kur ata morrën vesh së kisha krijuar një lidhje me M.K, vajzën e Astrit Ndoj.
Personat që e dhunuan ishin shtatë veta me dy makina një “Benc” ngjyra gri dhe një “Volseagen Turan” ngjyra gri.
Pas kësaj dëshmie, policia e Sarandës dhe FNSH-ja, e Fierit arrestuan 4 personat Alfred Ndoj, Aleksandër Ndoj, Antonio Ndoj dhe babain e vajzës, Astrit Ndoj.
Astrit Ndoj, deklaroi se nga komunikimet që kishte pasur me vajzën e tij M, kishte mësuar se ajo ishte larguar nga banesa e burrit me një shtetas të quajtur Gentjan Omeri, të cilin nuk e njihte.
Vajzës i kishte kërkuar të kthehej në shtëpi se gjithcka do rregullohej. Nga komunikimi që kishte patur me Gentian Omerin, i kishte thënë ta sjell vajzën në fshat, por i ai i kishte thënë mos e sill në fshat por në një vend më të qetë, pa njerëz ose lere dhe ik dhe s’dua të të takoj. Gentjan Omeri, tallej duke më dhënë adresa të gabuara dhe e solli ku isha i parkuar me makinë në Metoq, me gruan, V. N.
“…erdhi Gentjan Omeri dhe vajza doli nga makina e tij dhe hipi tek makina ime. Makina ishte parkuar paralel dhe Gentjan Omeri, mu duk sikur nxori pistoletë dhe ma drejtoi, u ndjeva i kërcënuar dhe fillova ta ndiqja me makinë. Pas një distance Omeri, frenoi dhe unë u tremba se mos më qëllonte me pistoletë dhe nuk kisha rrugë tjetër dhe e përplasa pa dashje…”-ka treguar Astrit Ndoj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/