
I moshuari që vrau gruan dhe vëllanë e tij ka dhënë dëshmi kontradiktore në gjykatë. Teksa soli para togave të zeza, 80-vjeçari Xhevit Sinani ka mohuar të ketë vrarë njeri. Ai tha se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dalë në oborr dhe ishte rrëzuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.”, tha ai.
Pyetje: Ti ke vrarë njeri?
Xheviti Sinani: Jo s’kam vrarë njeri.
Sipas avokatit të caktuar kryesisht nga gjykata, 80-vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. Tashmë për të moshuarin është caktuar masa e arrestit me burg.
Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Tërvol të Gramshit.
80-vjeçari vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Zegjine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani. Fqinjët folën për probleme të shëndetit mendor të Sinanit dhe për xhelozinë që ndjente ai ndaj bashkëshortes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/