×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Mushka, çokollata dhe pako”, dalin përgjimet e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit

GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për 15 të arrestuarit në kuadër të operacionit për shkatërrimin e grupit kriminal të trafikut të drogës Shqipëri Itali. Janë konfirmuar 14 masa ‘arrest me burg’ dhe 1 masë ‘arrest shtëpie’.

Ndërkohë që kanë qenë 21 urdhrat e arrestit por 6 persona janë ende në kërkim.

Samir Prenga është një prej 21 personave që GJKKO ka dhënë masë sigurie për trafik drogë. Ai është identifikuar nga SPAK nga fletoret e sekuestruara në banesën e Alfred Lulit si klienti me emrin “Thiu”. Në dosje thuhet se ‘Thiu’ ka blerë nga Alfred Luli dhe Gjergji Luli 3 kg kokainë, 49 kg cannabis sativa dhe 62 kg hashash, kundrejt një pagese prej rreth 560,000 euro. Sipas dosjes, kjo veprimtari është kryer nga janari I 2016 deri në shkurt të 2017 Nga verifikimi I telefonit të , Alfred Luli, nga ekzaminimi i bisedave me aplikacionin Ëhtasup, u be e mundur identifikimi i personit me pseudonimin “Thiu”, i quajtur edhe me emrin “Miri”, me emrin Saimir Prenga.

Alfred Luli ne bisedat e shkëmbyera me Gjergji Luli i referohen mbërritjes ne aeroport te bashkëshortes se Alfred Lulit (Matilda Luli) dhe bashkëshortës së Saimir Prengës, te cilin fillimisht e quaine me emrin “Thiu” dhe te nesërmen me emrin “Miri”. Nga vezhgimet e kryera më pas, u konfirmuan mberritjen né aeroport të shteasve Matilda Luli dhe Larisa Prenga, bashkëshortja e shtetasit Saimir Prenga.

Në bisedën e pergjuar midis Gergji Luli dhe Saimir Prenga, ne prani edhe të personit tjetër me emrin Denis Shehu, konfirmohet perfshirja e plotë ne aktivitetin e tregtimit te lendëve narkotike,  bashkë me Gjergii Luli. Kjo bisede u zhvillua në bordin e një mjeti  “Hyundai”.

Përgjimet:

Denis SHEHU: E lene pas… Fillimisht te dy flasin per nje fare Xhuliano ge e ka Ilastuar shume dhe qe fillon ta bezdis per problemin me te vogel.

Ata vazhdojne të flasin per ndeshjet e futbollit qe organizone me djemte. Me pas filloine te flasin per faktin se Lulit nuk i pelqen te shkoje ne disko ne Itali, por ne Tirane, diskutojne per klubet ge hapen e mbyllen dhe problemet e tyre.

Denis SHEHU: dhe Gergii por i dinit rruget ketu apo i mesuat tani?

LULI Gjergji: I kam njohur.. i kam njohur

PRENGA Saimir: ge kur ishte ketu me ..

LULI Gjergji: kur Fredi (Alfred LULI) ishte ketu, ne ishim ketu …

SHEHU Denis: Ju ndoshta keni gene ketu duke zevendesuar vete Fredin?

Në përgjimet e SPAK që çoi në megaoperacionin e e mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në bashkëpunim me EUROJUST që shkatërroi grupin kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga 3 shqiptarë,  janë zbardhur përgjimet e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal në trafikun e drogës. Në dosje thuhet se një prej anëtarëve të grupit kriminal, pikërisht, Gjergji Luli rinis aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi e kishte pezulluar përkohësisht për shkak të arrestimit të arrestimit Alfred Lulit. Pas përgjimeve të kryera u bë e mundur që të zbulohej identieti i një furnizuesi të lëndës narkotike kanabis sativa I treguar me shkronjën L I identifikuar më pas si Lorenc Arapi. Në këtë bisedë Loren Arapi garantonte mbëritjen e ngarkesës brenda dy ditësh duke u shprehur se: “. Nesër e ke aty (kamionistin) nëser në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri…”

Biseda e datës 12 janar 2018

ARAPI Lorenc: Shko! Fajin e kane kartat e kreditit.

LULI Gergji: Por ne nuk e perdorim ate karte krediti.

ARAPI Lorenc: E perdor.

LULI Gjergji: Po pse e perdorni? Njeri i parave.

ARAPI Lorenc: Shko, shko!

LULI Giergit: Ku?

ARAPI Lorenc: Urgnano (komuna e rezidences se motres se Lorenci)

LULI Gjergji: Cfare pe?

ARAPI Lorenc: Pashe nja dy djem, mbeta i habitur se i pashe ketu. Une sapo kam ardhur. Une kam ardhur tani, kam fjetur vetem nje ore qe nga mbreme. E pashe nga cepi i pasqyres. I pashe perseri, mbeta i habitur. Ne fakt e mora rrugen nga pas. Sido qe te jete, mos me ler jashte makines. Une shkoj ne kembe. Me ler me larg, ne anen e frutave. Ne rregull? ti shko merr rrugen pertej..

LULI Gjergji: Apo do te te le ne Urgano?

ARAPI Lorenc: Po, me ler ne Urgnano. Me lane pershtype ato bij k.., me nje BMË te zeze, 320.

LULI Gjergit: Ndaj me degjo tani… dua te te le nje detyre se nuk mund te flas me Mirin (Saimir PRENGA), e di?

.. Sepse Miri nuk po tregon fare vemendje. Une nuk jam nje idiot qe rri ne shtepi. Une jam nje djale i ri dhe jam gjithmone i mbyllur ne dhomen time … I bejme mireseardhjen, e marrim me vete. Duhet t’i thuash te mos perzihet me te tjeret. Nuk kam cfare t’i them sepse duket se po i thote me qellim.

ARAPI Lorenc: si si??

LULI Gergji: Keto shoke kemi.. se ka nje shok ketu me ne … ka ardhur per qef (viaggio di piacere)… ti e di festa etj… e hyr dil e di ti me…

ARAPI Lorenc: po po

LULI Gjergji: duhet t’i thuash “Miri rri ne shtepi”.

ARAPI Lorenc: I shkruaj

LULI Gjergji: Shkruaji ja le si detyre se e di si jam une te tregova.. une rri ne shtepi githe diten.

ARAPI Lorenc: Shiko mrapa aman

ARAPI Lorenc: Mbani syte hapur! Ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!

Nga provat e mbledhura nga hetimet u bë mundur që të identifikoheshin disa persona të tjerë, të një rëndësie të veçantë në kryerjen e aktiviteteve të kundraligjshme, që ishin Gernard Ago, Branjol Ago dhe Emirjan Beu.

Beu dhe Ago kanë transferuar në mënyrë të paligjshme të Alfred dhe Gjergji Lulit, një sasi lënde narkotike e llojit kokainë që nga llogaritjet e kryera bazuar në të dhënat dhe fletoret e sekuestruara Alfred Lulit llogaritet të jetë rreth 60 kg kokainë.

Në datën 29 mars 03.2017 shtetasit Alfred Luli i është gjetur dhe sekuestruar sasia e lëndës narkotike prej 25 kg cannabis sativa, të cilën ai e kishte marrë nga shtetasi slloven Oliver. Hadner. Pas kontrollit të kryer në garazhin e shtetasit Alfred Luli është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë 5,974 kg e ndarë në tre qese, si dhe një sasi prej 83,7 kg hashash dhe 42,5 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Nga përgjimet e mëvonshme të kryera në automjetin në përdorim të shtetasit Rexhep Dallupi (klient i Alfred Lulit), provuan se lënda narkotike kokainë e sekuestruar Alfred Luilit i është shitur nga shtetasi Emirjan Beu, i ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij Gernard Ago.

Në një bisedë të regjistruar një person me emrin Rexhep Dallupi i ka shpjeguar shtetases Enkeleda Bakalli se Alfred Luli ka punuar gjithmonë në emër të Emirjan Beu dhe se disa muaj para arrestimit, ai kishte filluar që të kryente një veprimtari paralele. Konkretisht, i ka shpjeguar se Alfredi shiste një sasi prej 5-6 kg kokainë në një muaj për llogari të Emirjan Beut, por kohët e fundit ai e kishte ulur këtë sasi, në 1,5 kg në dy muaj. Kjo ulje kishte krijuar dyshimin se Alfred Luli kishte filluar të merrte furnizime, pa dijeninë e Emirjan Beut edhe nga subjekte të tjera. Nga bisedat del njëri prej drejtuesve të grupit kriminal, Emirjan Beu e kishte pseudonimin ‘Noizy’.

Biseda mes Enkelejda Bakallit dhe Rexhep Dallupit

Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 dite me të. Pastaj flasin për Ervinin duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë ndryshe nga “buzeviçi”, dhëndri i ‘Noizyt’ që shet mend dhe si i tillë, mbylli punën.

Enkeleda BAKALLI: po per ate zemra, ke marre vesh ndonje gje? (nga LULI Alfred)

Rexhep DALLUPI: jo, nuk kam takuar asnje. Ke te takoja?

Enkeleda BAKALLI: me vjen keq per ate (LULI Alfred), eshte djale i mire, na e ulte… na bente (me punu)

Rexhep DALLUPI: … po eshte i mire… te pakten te takoja vellane e atij (Gjergji LULI) por nuk e kam numrin e telefonit qe t’i jepja 500 euro per t’ja cuar atij per ta respektuar

Enkeleda BAKALLI: po po per respekt…po do t’i shkruaj njehere vellait se me duket se e kam akoma ne Facebook.

Enkeleda BAKALLI: jo jo, vetem (per ta pyetur) cfare polen.. si je ?… kush e di si eshte Rexhep DALLUPI: jo nuk ka pse ti shkenche po nuk e sollen ne Shqiperi? (kuptohet nese e sollen Alfred LULI-n per te vuajtur dënimin ne Shqiperi)

Rexhep DALLUPI: jo, asgje fare se nuk i dihet. Une e kishe ne facebook po e hoqe. Enkeleda BAKALLI: por per mua nuk eshte problem se jam grua…

Rexhep DALLUPI: edhe ty te kontrollojne zemra edhe pse je gru

Enkeleda BAKALLI: une jam si Xhull, nje grua

Rexhep DALLUPI: Xhull nuk kishte mumer kontakti et po per ta takuar…

Enkeleda BAKALLI: ketu te kthehem (kerkon udhezime per rrugen)?

Rexhep DALLUPI: po ketu…se i thashe ta takoje per te marre vesh ndonje gje..pastaj i jepja dicka sipas mundesive….edhe 500 euro per ta falenderuar…..

Enkeleda BAKALLI: kush e di si do perfundoje tani…por nuk e derguan ne Shqiperi apo jo? (kuptohet gjithmone nese e sollen Alfredi LULI-n per te vuajtur denimin ne Shqipert) Rexhep DALLUPI: varet nga denimi qe i kane dhene ketu…

Enkeleda BAKALLI: me vjen keq per ate se e kishte dhe gruan keshtu.. (ndoshta shtatzene), i shkreti do denohet per faj te tjeteve.

Rexhep DALLUPI: nuk eshte ashtu… se ai (Alfred LULI) punonte dhe fitonte… i pelqente, mori edhe leke dhe beri… dmth NOIZY (Emirjan BEU) nga ky (nga Alfred LULI) dmth ai cuni tjeter (furnizuesi i Noizyt) ka per te marre 500-600 mije euro. Noizy po me thoshte nje dite “u futa ne telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred LUU-1)” dhe ai tha (furnizuesi) “qe e vret por une nuk ia thashe kete. “Kete i thashe (Alfred LULI-t.) e kupton?” Nuk ia prezantova Fredit (dmth Noizy nuk in prezantoi Alfred LULI-it furnitorin)… ai (Alfred LULI) punonte me te tjeret,… sepse me pyeti si ishte (kokaina)? Une i thashe “Emirjan, nje nga cunat (buket) kishte formen e p…” dhe ai me tha “po jo, une i dhashe ate me 3 shtata”, nth at (Alfred LULI) e ka marre diku tjeter. (dmth pa dijenine e Noizy-t, ai bleu kokaine nga nje furnizues tjeter.)

Enkeleda BAKALLI: ai punonte me te vellane (Gjergj LULI) dhe kete (Noizy-n) e ka mbajtur aq shume per….

Rexhep DALLUPI: shiko si ishte puna, Emirjani me tha qe ky (Alfred LULI) ne nje muaj me hogi 5-6 buke, ne 2 muaj hogi I buke e gjysem… (dmth me pare shiste per llogari te Noizy-t 5-6 kg ne muaj dhe pastaj vetem 1 e gjysem). Prit se ka dicka ketu, e kupton?

Enkeleda BAKALLI: e shikon si eshte puna zemra? Ai (Alfredi) punonte me te vellane (Gjergji) dhe me kete mbante marredhenie te mira..

Rexhep DALLUPI: po por me mire thuaj “vlla nuk punoj me dhe mos merr me” kurse ai shkonte ketej e andej… prandaj kishin dyshime per ate…donte te dinte ku e merrte… ai me tha (Noizy) “nuk ka mundesi qe te me heq vetem 2 buke e gjysem ne tre muaj” sepse ai heq 5 buke ne muaj sepse ka kliente qe marrin gjysem kile çdo muaj… se une e di dhe e di edhe ai… dmth qe per 6 bejne 18 buke, prit nje here… kurse ai ka hequr 2 e gjysem … pastaj i kisha thene edhe per hashashin ne janar… “o Fredi (Alfred LULI) ose punohet me mall (kokaine) ose me .. kurse ai i tha “jo Emirjan (Emirjan BEU), rri i qete se nuk punoj me (dmth me hashash), kurse tani e kapen me hashash, kupton? Kurse Emirjanit i tha qe nuk e bente…

Dosja e plotë prej 120 faqesh ka të gjitha detajet dhe komunikimet që janë përftuar përmes përgjimeve, të cilat janë paraqitura si prova dhe fundosin anëtarët e grupit kriminal.  Në dosje thuhet se ky procedim penal është hetuar në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore me autoritete italiane dhe janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga autoritet e drejtësisë të të dyja vendeve.

Pjesa e parë e dosjes flet për episodën e parë: Furnizimet me lëndë narkotike a favor të shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi, nga shtetasit Alfred Luli dhe Gjergji Luli.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv thuhet se nga veprimet hetimore të kryera është provuar Alfred Luli dhe Gjergji Luli kenë transferuar, shitur dhe tregtuar tek Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, që llogaritet në masën rreth 10 kilogramë, që i korespondon një vlerë prej rreth 200,000 Euro.

Kjo sasi lende narkotike është marrë nga Renato Luli dhe Gjergji Luli dhe iu është shpërndarë më pas klientëve të tyre. Këto veprime janë kryer në Bergamo, në periudhën midis marsit dhe nëntorit të vitit 2016. Po kështu, është provuar se shtetasit Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë transferuar, shitur dhe tregtuar tek Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lende narkotike të llojit kokainë, në masën 2 kilogramë. Kjo sasi lënde narkotike është marrë nga Renato Luli dhe Gjergji Luli dhe është sekuestruar në Bergamo, në datën 25 janar 2017.

Më pas në dosje bëhen të ditura episode të pikasjes ku këta persona janë kapur duke shitur drogë. Në një moment Alfred Luli u kap dhe arrestua në flagrancë dhe njëkohësisht u krye kontrolli i banesës së tij në Osio Sopra, në Bergamo, në të cilën u gjetën dhe sekuestruar një sasi lende narkotike e llojit kokainë rreth 6 kg e ndarë në tre qese, si dhe një sasi prej 83,7 kg hashash dhe 42,5 kg lëndë narkotike marijuanë. Në këtë banesë janë gjetur edhe pajisje për to paketuar dhe mbyllur me nxehtësi qese me vakum si dhe disa flakonë me aceton.

Nga veprimet hetimore të mëtejshme të kryera nga Prokuroria e Bergamos u mblodhën prova se Alfred Luli, kryente prej vitesh aktivitetin e trafikimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim me vëllain e tij Gjergj Luli dhe me shtetasin Saimir Prenga. Në banesën e shtetasit Alfred Luli u gjetën dhe sekuestruan pesë fletore dhe fletë të shkruara me dorë, me sasi dhe emra dhe llogari të aktivitetit të shitjes së drogës. Nga ekzaminimi i këtij dokumentacioni a konstatues se bëhej fjalë për një kontabilitet të pjesshëm që lidhej me periudhën korrik 2015-shkurt 2017. Ne to përdorej gjuhë e koduar, me simbole dhe fjalë që tregonin sasitë dhe llojin e lëndës narkotike.

Nga analizimi i provave të mbledhura është bërë e mundur rindërtimi i një xhiroje të madhe parash që buronte nga tregtimi i drogës.

Ndërkohë që janë sekuestruar edhe disa fletore, ku është gjetur i shënuar klienti me emrin “Renato”, i identifikuar si Renato Zefi. Në fletore janë gjetur shënime për dorëzimin e lëndës narkotike për periudhën 07 mars 2016 deri në 29 mars 2016. Në fletore ishte përdorur një gjuhë e koduar, nga e cila megjithatë u arrit të deshifroheshin disa simbole dhe disa fjalë që tregonte sasitë dhe llojin e drogës. Për më tepër, analiza e korrespondencës së sipërpërmendur bëri të mundur identifikimin e një pjese të marrësve të drogës. Më poshtë është lista e plotë e simboleve ose termave të përdorura në “kontabilitet” të referuara në mënyrë të përsëritur:

Simbolet e përdorura nga krimi

Simboli “S” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë me origjinë nga Spanja;

Simboli “A” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë nga Shqipëria;

simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë; fjala “tym” ose “çokollatë” tregon substancën narkotike të llojit hashash;

fjala “copë” përdoret për të treguar 1 gram; fjala “pako” përdoret për të treguar 1 kilogram;

fjala “lek” (monedhë shqiptare) përdoret për të treguar monedhën në euro;

fjala “mushka” përdoret për të treguar “korrierin” i ngarkuar për transportin e drogës ose parave.

Nga analizimi i fletoreve dhe llogaritjet e kryera si dhe nga veprimet e tjera hetimore është bërë e mundur që të përcaktohet se për periudhën 07.03.2016 deri në 24.01.2017 (dita e sekuestrimit të sasisë prej 2 kg) shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi iu është dorëzuar nga shtetasit Alfred Luli dhe Gergji Luli në total sasia prej 12 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që i korespondon një vlere monetare prej mbi 200,000 Euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

La papritur detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur (VIDEO)

Publikuar më 26.07.2024
Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e...

Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Me zë të dridhur Nikolla u shpreh se për arsye shëndetësore personale ajo është e detyruar të lërë detyrën që ka mbajtur për 3 vitet e fundit. Ajo theksoi pa […]

Lexo më shumë

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Publikuar më 26.07.2024
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga folt...

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Lajmin për largimin e ka dhënë vetë Lindita Nikolla në seancën e fundit plenare për këtë sesion. Sipas saj arsyet janë për shkak të një situate personale shëndetësore, duke ia bërë siç tha […]

Lexo më shumë

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Hetimet për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dërgon dosjen SPAK-ut

Publikuar më 26.07.2024
Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokuro...

Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen në fjalë Prokopisë së Posaçme. Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai […]

Lexo më shumë

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Artan Fuga kundërshton ashpër paktin PS-PD për kodin zgjedhor: Monopoli i ndyrë dhe shkatërrimtar mbi opozitën po largon shqiptarët nga vendi

Publikuar më 26.07.2024
Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elek...

Nga Artan Fuga Mumifikimi politik i opozitës në kodin e elektoral. Duke u përgatitur të votojnë ndryshimet në kodin zgjedhor që fikson, ngurtëson, çimenton, privilegjon, bunkerizon, allçizon, betonizon, mumifikon, drejtuesit e partive që praktikisht në masën e një së tretës të kandidatëve për deputete, vetëmërohen si deputetë, pa pasur nevojë fare të marrin vota nga […]

Lexo më shumë

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Skandali tek Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 7 të pandehurit

Publikuar më 24.07.2024
Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuz...

Avokatët e mjekëve të repartit të Onkologjikut, të cilët kuzohen se transferonin pacientët drejt klinikave private, kërkojnë që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie. Po ashtu, mjekët kanë kërkuar që çështja ndaj tyre t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. […]

Lexo më shumë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Banorët fitojnë betejën ligjore, Gjykata e Apelit konfirmon anulimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Publikuar më 24.07.2024
Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit...

Beteja ligjore kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit, e nisur nga më shumë se 38 banorë të fshatit Kutë si edhe nga aktivistë mjedisorë, u fitua dhe u legjitimua së fundmi edhe nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën […]

Lexo më shumë

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Arrestohet 20-vjeçari nga Devolli që u shtir si “mbesa e Ramës” dhe mashtroi kupolën e Arsimit me programet që iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara

Publikuar më 23.07.2024
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshi...

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin. Ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë ‘arrest bë burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’. I arrestuari Ermes Hoxhalli kishte […]

Lexo më shumë

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Pas largimit të Biden, Kamala Harris siguron përkrahjen e delegatëve demokratë për t’u emëruar kandidate për presidente

Publikuar më 23.07.2024
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri ...

Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump. Sipas njoftimeve, zonja Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj, duke konsoliduar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda