
Apeli i Tiranës ka lënë pas hekurave Rozeta Dobin, 49-vjeçaren që grabiti banesën e zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi ku ishte e punësuar si pastruese.

Bëhet me dije se është lënë në burg nga Apeli i Tiranës edhe i biri Havier Dobi.
Dobi ishte i pranishëm në seancë bashkë me të ëmën Rozeta Dobi.
Nënë e bir akuzohen për vjedhjen në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi.
Burime bëjnë me dije se Rozeta nuk ka patur kërkesë sikurse i biri.
Havier Dobi kërkoi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, e cila e la në arrest me burg.
Rozeta ka pranuar fajin për veprën penale, ndërsa ka pretenduar se ajo është përgjegjëse për vjedhjen, duke u përpjekur të lehtësojë pozitat e të birit.
Gjithçka nisi pas denoncimit për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve” nga zyrtarja shtetërore Alda Klosi, të cilët duket se zbulimi i vjedhjes së shtëpisë i ka sjellë edhe pasoja hetimore. 120 mijë euro u referua se janë vjedhur në shtëpinë se Alda Klosi, por shuma kap një vlerë shumë të lartë krahasuar me të ardhurat e saj si e punësuar në shtet dhe përse i mbante në banesë një shumë të tillë. Sipas skemës së zbuluar nga policia, Rozeta e cila punonte si pastruese prej 20 vjetësh, në bashkëpunim me djalin e saj, vidhte të pasurit duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar. I biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.
Por vjedhja e shtëpive të zyrtarëve, prokurorëve, gjyqtarëve, deputetëve apo të afërmve të tyre nuk është denoncuar më herët. Të gjitha banesat që janë vjedhur në muajt e fundit dhe që kanë mbetur të pazbardhura janë në fokus të hetimeve, mbi dyshimin se mund të jetë autor dy të arrestuarit.
Dyshimet e policisë janë se paratë mund të jenë të vjedhura edhe në banesa të tjera, jo vetëm te ajo e Alda Klosit, pasi Rozeta Dobi ka kupuar për vite të tëra në shumë shtëpi të tjera si pastruese dhe emri i saj përputhet me disa denoncime. Alda Klosi, pronare e shtëpisë ku u vodhën 120 mijë eurot, ka pretenduar para hetuesve se shuma që është marrë në banesën e saj nuk është më shumë se kaq. Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/