×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ministri britanik: 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur, 88% e tyre janë shqiptarë, rrëmbehen në hotelet e “Home Office”

Ministri i Brendshëm britanik Simon Murray ka bërë një deklaratë tronditëse para Dhomës së Lordëve duke thënë se 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur nga hotelet e Home Office në Britani, dhe se 88 përqind e tyre janë shqiptarë.

Zbulimi vjen pasi Observer raportoi disa ditë më parë se një burim nga një hotel i Home Office në Brighton kishte pohuar se disa fëmijë ishin rrëmbyer nga rruga jashtë hotelit dhe ishin futur në makina.

Ministri britanik, Simon Murray

Departamenti u paralajmërua nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, kryesisht fëmijë azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në MB, shumë me varka të vogla, pa prindër apo kujdestarë, do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga kolegu i Liberal Demokratëve, Paul Scriven, Lord Murray zbuloi shifrat të cilat janë grumbulluar që nga korriku 2021.

“Home Office nuk ka fuqi të ndalojë fëmijët azilkërkues të pashoqëruar në këto hotele dhe ne e dimë se disa prej tyre zhduken. Shumë prej tyre që zhduken janë gjurmuar më pas.”

Ai tha se 88% e tyre, 176, ishin me origjinë shqiptare dhe ai tha se qeveria shpreson të heqë dorë nga përdorimi i hoteleve për fëmijët “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ka gjashtë hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, duke përfshirë atë në Brighton.

OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t’i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta, shkruan The Guardian.

Philip Ishola, shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve, e cila ka paralajmëruar për rrezikun e vendosjes së fëmijëve të pashoqëruar në hotele që kur Home Office filloi t’i përdorte ata, tha se Home Office hodhi poshtë një ofertë nga një grup organizatash për të vlerësuar një hotel në Brighton.

“Kjo është më shumë se një vit më parë dhe atëherë ishte e qartë se kishte shqetësime serioze për sigurinë e të rinjve në këto hotele. Që atëherë, Home Office është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se fëmijët po zhduken, potencialisht për t’u trafikuar dhe shfrytëzuar, megjithatë këto shqetësime janë injoruar,” tha ai.

Bella Sankey, një këshilltare laburiste në Brighton and Hove, tha: “Këta fëmijë duhet të gjenden. Ne gjithashtu kemi nevojë për një hetim të plotë për të vendosur shkallën e plotë të përgjegjësisë politike dhe institucionale për këtë keqbërje të neveritshme.”

Që kur Home Office filloi strehimin e azilkërkuesve në hotele në Brighton dhe Hove në korrik 2021, 137 fëmijë të pashoqëruar janë raportuar të zhdukur, tha zëdhënësi i policisë. Prej tyre, 60 janë gjetur dhe 76 raste mbeten në hetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Një tjetër krizë bankare globale në horizont?

Një tjetër krizë bankare globale në horizont?

Publikuar më 25.03.2023
Rënia e ”Silicon Valley Bank” në SHBA dhe kriza pasuese në ”...

Rënia e ”Silicon Valley Bank” në SHBA dhe kriza pasuese në ”Credit Suisse” shkaktuan frikën e infektimit, por ndërsa qeveritë evropiane dhe institucionet financiare po monitorojnë nga afër situatën, nuk duket gjithçka e zymtë. Në fillimjavë, liderët politikë dhe financiarë evropianë lëvizën për të forcuar besimin e konsumatorëve pas krizës në ”Credit Suisse”, banka e […]

Lexo më shumë

Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë

Aleati i Putinit tregon në detaje se si mund të kapitullojë Rusia në Ukrainë

Publikuar më 25.03.2023
Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigoz...

Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin tregon në detaje se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë. Ai është aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur hartën e gadishullit të aneksuar në vitin 2014, duke shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase. Prigozhin mund të ketë të drejtë, […]

Lexo më shumë

Drejtuesi i TikTok-ut përballet me ligjvënësit amerikanë, mes shqetësimeve për sigurinë e të dhënave personale nga Kina Komuniste

Drejtuesi i TikTok-ut përballet me ligjvënësit amerikanë, mes shqetësimeve për sigurinë e të dhënave personale nga Kina Komuniste

Publikuar më 24.03.2023
 Ligjvënësit amerikanë e pyetën gjerësisht dje drejtorin ekz...

 Ligjvënësit amerikanë e pyetën gjerësisht dje drejtorin ekzekutiv të platformës TikTok në lidhje me sigurinë e të dhënave dhe përmbajtjen e dëmshme, duke reaguar me spekticizëm gjatë një seance të tensionuar dëgjimore ndaj garancive që ai ofroi, se ky aplikacion shumë popullor i shpërndarjes së videove e ka përparësi sigurinë e përdoruesve dhe se për […]

Lexo më shumë

Francezët nuk pranojnë rritjen e moshës së daljes në pension 64 vjeç, mbi 1 milion dalin në sheshe, digjet bashkia e Bordosë

Francezët nuk pranojnë rritjen e moshës së daljes në pension 64 vjeç, mbi 1 milion dalin në sheshe, digjet bashkia e Bordosë

Publikuar më 24.03.2023
Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër ...

Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensioneve. Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë. Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. […]

Lexo më shumë

Banda e vajzave torturon nxënësen 13-vjeçare, grushte e shkelma, i fikin cigare në fytyrë

Banda e vajzave torturon nxënësen 13-vjeçare, grushte e shkelma, i fikin cigare në fytyrë

Publikuar më 22.03.2023
Pothuajse një javë më parë, vrasja e tmerrshme e Luise 12 vj...

Pothuajse një javë më parë, vrasja e tmerrshme e Luise 12 vjeçare nga Freudenberg (NRW) tronditi të gjithë Gjermaninë. Ajo u godit me thikë nga dy shoqe, 12 dhe 13 vjeçe, në një pyll dhe do të varroset nesër, të mërkurën. Tani një video e re e dhunës dhe bullizmit mes fëmijëve po trondit internetin. […]

Lexo më shumë

Del dokumentari, misteri i avionit të pestë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

Del dokumentari, misteri i avionit të pestë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

Publikuar më 22.03.2023
Një dokumentar i ri ka ngritur pikëpyetje rreth të asht...

Një dokumentar i ri ka ngritur pikëpyetje rreth të ashtuquajturit “avioni i pestë” i 11 shtatorit. Siç dihet në sulmet ndaj SHBA u përdorën 4 avionë nga të cilët 2 goditën kullat binjake, njëri ra në në Pentagon dhe i fundit u rrëzua nga një kryengritje e pasagjerëve në Pensilvani. Dyshohet se ai do të godiste […]

Lexo më shumë

Policia amerikane në gatishmëri përpara arrestimit të mundshëm të Donald Trump

Policia amerikane në gatishmëri përpara arrestimit të mundshëm të Donald Trump

Publikuar më 21.03.2023
Policia në qytetet e mëdha amerikane po përgatitet për trazi...

Policia në qytetet e mëdha amerikane po përgatitet për trazira të mundshme në rast se ish-presidenti Donald Trump arrestohet këtë javë si pjesë e një hetimi për “paratë për heshtje”, shkruan BBC. Autoritetet zyrtare në Nju Jork, Uashington DC dhe Los Anxhelos po rrisin praninë e tyre për zbatimin e ligjit, për shkak se një […]

Lexo më shumë

Ekspozita e kryeministrit-piktor në Athinë dhe improvizimet e diplomacisë së brishtë

Ekspozita e kryeministrit-piktor në Athinë dhe improvizimet e diplomacisë së brishtë

Publikuar më 21.03.2023
Pirro Naçi ‘’Fru-fru dhe aromata’’. Një shprehje që e përdor...

Pirro Naçi ‘’Fru-fru dhe aromata’’. Një shprehje që e përdorin grekët. ‘’Vizatojnë’’ ata që premtojnë shumë, por në fakt nuk bënjë asgjë, vetëm fjalë e veprime të bujshme. Ndoshta ekspozita e Edi Ramës në Athinë një ditë më parë, mund të kishte një mijë e një të mira, mua të paktë më solli ndër mend […]

Lexo më shumë