Aktiviteti sizmik ka vijuar edhe gjatë natës duke u gdhirë e hëna dhe mëngjesin e 16 janarit, pas tërmetit të fortë që shkundi Shqipërinë të dielën në darkë, me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit u raportua zyrtarisht 3 km në jug të Klosit.
Lëkundjet e forta janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke krijuar frikë dhe panik tek qytetarët, të cilët siç tregojnë pamjet në rrjetet sociale, kishin lënë shtëpitë e kishin dalë në rrugë.
Ndërkohë që pasgoditjet e tjera të tërmetit të fortë kanë qenë me magnitudë më të vogël, më e madhja është regjistruar nga IGJEUM në orën 8 të mëngjesit sot 2.8 e shkallës Rihter.
Lëkundjet u ndien të forta edhe në Tiranë ku njerëzit kanë dalë nga shtëpitë.
“Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë. – thuhet në një njoftim të Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave.
“Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit” – raporton ministria e Mbrojtjes.
Pas goditjes së parë pati edhe një tjetër me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Sizmiologu Rrapo Ormeni tha se bëhej fjalë për një tërmet të zakonshëm që nuk ka vend për panik, duke konsideruar edhe zonën ku ka pasur epiqendrën.
“Ky ishte një tërmet i zakonshëm, që përsëriten për çdo vit, ndaj nuk ka vend për panik. Kjo zonë ku ka rënë tërmeti, Bulqizë-Dibër, ka aktivitet sizmik. Janë tërmete moderatë dhe ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla.
Është tërmet që krijon panik, por nuk shkakton materiale, mund të shkaktojë dëme vetëm në shtëpitë e vjetra. Do të shohim nëse ka pasgoditje më të vogla, do të thotë që do të vijë rënë fuqia e tij,” – tha Ormeni
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/