Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi u thirr për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tij. Në hyrje të ambienteve të SPAK, ai ka dhënë edhe një intervistë për mediat, ku ka thënë se akuzat e ngritura ndaj tij janë të motivuara politikisht.
Ai shtoi se është i pafajshëm dhe nuk ka pasur asnjë kontakt personal me bizneset që merreshin me demontimin e armëve, që sipas tij ishte pjesë e sigurisë kombëtare.
“Dua të bëj me dije që më është prezantuar e njëjta akuzë më të njëjtët prokurorë. Mu komunikua shpërdorim detyre, por po ua them që kam kërkuar që në fillim të them dhe asnjëherë nuk jam pyetur. Motivimi politik është në akuzën që është bërë. Nuk është urdhëri i ministrit që ka shkaktuar problemin. Nëse ministri nuk këshillohet me VKM-në dhe drejtuesit ushtarakë, nuk është ministër.
Ajo që m’u paraqit është fashikulli i firmosur nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme. Çështja e demontimit të armëve është çështje e sigurisë kombëtare. Unë jam i pafajshëm. Unë thash që jo vetëm që nuk e pranoj akuzën, por të paktën duhet të jem një person që të pyetem për veprimet e mia. Nëse ka ndonjë kontakt timin ose familjen time me biznesmenët që kishin marrë në dorëzim demontimin e armëve, unë marr çdo përgjegjësi.
Është folur për rolin e Shkëlzen Berishës keni pasur kontakt me Shkëlzen Berishën?
Mediu: Unë nuk kam asnjë lloj dijenie për atë lloj shkrese që thoni ju. Aldo Bumçi ka dhënë shpjegimet e tij. Nuk kam diskutuar me asnjë. Nëse do më gjenin një marrëdhënie time specifike me këtë ngjarje, atëherë do marrë unë përgjegjësinë time. Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me këto firmat.
Keni besim tek SPAK?
Mediu: Një proces kërkonte që edhe ministry të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe kam thënë që jam i gatshëm të pyetem.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/