×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hetimi për tragjedinë e Gërdecit, Mediu del nga SPAK: Akuzat janë të motivuara politikisht, jam i pafajshëm!

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi u thirr për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tij. Në hyrje të ambienteve të SPAK, ai ka dhënë edhe një intervistë për mediat, ku ka thënë se akuzat e ngritura ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Ai shtoi se është i pafajshëm dhe nuk ka pasur asnjë kontakt personal me bizneset që merreshin me demontimin e armëve, që sipas tij ishte pjesë e sigurisë kombëtare.

“Dua të bëj me dije që më është prezantuar e njëjta akuzë më të njëjtët prokurorë. Mu komunikua shpërdorim detyre, por po ua them që kam kërkuar që në fillim të them dhe asnjëherë nuk jam pyetur. Motivimi politik është në akuzën që është bërë. Nuk është urdhëri i ministrit që ka shkaktuar problemin. Nëse ministri nuk këshillohet me VKM-në dhe drejtuesit ushtarakë, nuk është ministër.

Ajo që m’u paraqit është fashikulli i firmosur nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme. Çështja e demontimit të armëve është çështje e sigurisë kombëtare. Unë jam i pafajshëm. Unë thash që jo vetëm që nuk e pranoj akuzën, por të paktën duhet të jem një person që të pyetem për veprimet e mia. Nëse ka ndonjë kontakt timin ose familjen time me biznesmenët që kishin marrë në dorëzim demontimin e armëve, unë marr çdo përgjegjësi.

Është folur për rolin e Shkëlzen Berishës keni pasur kontakt me Shkëlzen Berishën?

Mediu: Unë nuk kam asnjë lloj dijenie për atë lloj shkrese që thoni ju. Aldo Bumçi ka dhënë shpjegimet e tij. Nuk kam diskutuar me asnjë. Nëse do më gjenin një marrëdhënie time specifike me këtë ngjarje, atëherë do marrë unë përgjegjësinë time. Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me këto firmat.

Keni besim tek SPAK?

Mediu: Një proces kërkonte që edhe ministry të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe kam thënë që jam i gatshëm të pyetem.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet e vendit

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet e vendit

Publikuar më 12.03.2025
Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat ...

Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit në të 12 qarqet e vendit. Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme, kryesia e PD ka propozuar emrat që do të përfaqësojnë opozitën në Parlament, duke përfshirë edhe kandidatët nga partitë aleate, si Partia e Lirisë, Partia […]

Lexo më shumë

 Publikohen listat e mbyllura të PD-së për Tiranën, Korçën, Fierin, Durrësin. Berisha tregohet bujar me aleatët, por jo me ish-përkrahësit e Bashës

 Publikohen listat e mbyllura të PD-së për Tiranën, Korçën, Fierin, Durrësin. Berisha tregohet bujar me aleatët, por jo me ish-përkrahësit e Bashës

Publikuar më 12.03.2025
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatë...

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës, duke paraqitur një grup të fuqishëm dhe të individëve që do të përfaqësojnë PD-në në Kuvendin e Shqipërisë, duke udhëhequr me kreun e partisë, Sali Berishën. Në Tiranë do të jetë i pari në listë, Sali Berisha, […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO shpall nesër në 10.00 vendimin për Erion Veliajn. Dita e dytë e seancës zgjat mbi 3 orë, kryebashkiaku kundërshton akuzat

Apeli i GJKKO shpall nesër në 10.00 vendimin për Erion Veliajn. Dita e dytë e seancës zgjat mbi 3 orë, kryebashkiaku kundërshton akuzat

Publikuar më 12.03.2025
Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn...

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Vendimi do të shpallet të enjten në orën 10.00 nga gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëllumbi. Seancën e sotme e cila zgjati më shumë se 3 orë, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion […]

Lexo më shumë

Gara për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, Komisioni i Medias përzgjedh kandidatët! Pritet miratimi i tyre në Kuvend

Gara për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, Komisioni i Medias përzgjedh kandidatët! Pritet miratimi i tyre në Kuvend

Publikuar më 11.03.2025
Komisioni i Medias ka zgjedhur emrat e kandidatëve për kryet...

Komisioni i Medias ka zgjedhur emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH. Kandidatët e përzgjedhur për kryetar janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, ndërsa për anëtarë të Këshilli Drejtues janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita. Emrat tashmë pritet të kalojnë […]

Lexo më shumë

Lufta tregtare, Kanadaja kërcënon se do të shkëpusë plotësisht energjinë elektrike për tre shtete amerikane

Lufta tregtare, Kanadaja kërcënon se do të shkëpusë plotësisht energjinë elektrike për tre shtete amerikane

Publikuar më 11.03.2025
Ndërsa, Donald Trump po vazhdon luftën e tij tregtare me Kan...

Ndërsa, Donald Trump po vazhdon luftën e tij tregtare me Kanadanë duke u zotuar se ‘thjesht do t’i kthejë të gjitha’ me tarifa më të ashpra reciproke muajin e ardhshëm, Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, kërcënoi se do t’i shuante dritat. Ford ka zbatuar tashmë një premtim për të vendosur një tarifë 25% për energjinë […]

Lexo më shumë

Ilir Meta kërkoi që të jetë në listën e hapur të Partisë së Lirisë: Pa sakrificë ekstreme nuk ka fitore madhështore! Mafia s’luftohet duke pritur dhurata nga qielli

Ilir Meta kërkoi që të jetë në listën e hapur të Partisë së Lirisë: Pa sakrificë ekstreme nuk ka fitore madhështore! Mafia s’luftohet duke pritur dhurata nga qielli

Publikuar më 11.03.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një dit...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë pasi Kryesia e PL-së, vendosi që ai të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të qarkut të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së thotë se pa sakrificë ekstreme nuk mund të ketë fitore madhështore. Mafia – thote […]

Lexo më shumë

Avokati i Erion Veliajt kërkon heqjen e “arrestit me burg”: Nuk ka rrezik të prishë provat dhe as të intimidojë dëshmitarët, masa duhet të shfuqizohet

Avokati i Erion Veliajt kërkon heqjen e “arrestit me burg”: Nuk ka rrezik të prishë provat dhe as të intimidojë dëshmitarët, masa duhet të shfuqizohet

Publikuar më 11.03.2025
Në Apelin e GJKKO do të zhvillohet seanca e ankimit të Erion...

Në Apelin e GJKKO do të zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia. Media raporton se avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta ka kërkuar që masa ndaj Veliajt të shfuqizohet. “Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe […]

Lexo më shumë

Rama kundër Berishës: Protesta e bufit për TikTok-un, lajthitje e rrezikshme, mbyllja s’ka të bëjë fare me zgjedhjet

Rama kundër Berishës: Protesta e bufit për TikTok-un, lajthitje e rrezikshme, mbyllja s’ka të bëjë fare me zgjedhjet

Publikuar më 10.03.2025
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në Facebook,...

Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka adresuar vendimin për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, duke theksuar se kjo masë ka ardhur pas kërkesave të shumicës së prindërve dhe mësuesve në Këshillimin Kombëtar. Sipas tij, ky vendim nuk ka lidhje me lirinë e fjalës apo zgjedhjet, por me sigurinë e fëmijëve në internet. […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda