×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shokuese në BBV/ Femra të zhveshura e kamera që fokuson të pasmet, regjisori Çuli: Injoranca dhe rrugaçëria janë ulur këmbëkryq në shtëpitë tona

Regjisori Hervin Çuli ka reaguar në rrjetet sociale i revoltuar lidhur me “Big Brother Vip”, duke e quajtur “një format vulgar”. Çuli “shpërthen” në reagimin e tij kur thotë se me këto programe “injoranca dhe fatkeqësisht rrugaçëria janë ulur këmbëkryq në shtëpitë tona”. Regjisori i referohet pamjeve të transmetuara nga festa e organizuar në “Big Brother VIP” ku banorët kanë kërcyer e kënduar në shoqërinë e muzikës latine.

Postimi i plotë

Tmerr! Përsëri po shoh BB! Me çuan sms ca miq artistë. Ishin të skandalizuar. E pashë!…

Nuk ka mundësi!!! Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë!!! Femra të zhveshura me kostume me tendencën e Kabaretit. Meshkuj që kërcejnë napolonin me tinguj brazilianë. Kamera që fokuson të pasmet e femrave nga kënde te ndryshme. Ora 21.00!!!

Fëmijët e disa konkurrentëve që janë aty, bashkë me prindërit motrat dhe vëllezërit, me siguri janë duke i parë. Janë duke i parë dhe fëmijët, prindërit, motrat dhe vëllezërit e gjithë Shqipërisë. Shumë nga këta do më shajnë me libër shpie për këtë koment. I mirëkuptoj, kështu janë mësuar! “Si ta edukosh ashtu do të të përgjigjet turma”- thoshte Caushesku.

Audienca e madhe, kjo ka rëndësi, pastaj qameti le të behet! “Jap një mbretëri për pak klikime më tepër”! Kabareti, kjo tendencë e lokaleve të vogla të artistëve antikomformistë të Parisit, si një shprehje e formave antiskematike ku piktorë, poetë, aktorë, muzikantë, shprehnin një revolte artistike (dadaizmi, nihilizmi artistik) kundër diktatit konservator që dominonte frymën artistike të kohës, na përkthehet turpësisht nga një format vulgar, ku injoranca dhe fatkeqësisht rrugaçëria janë ulur këmbëkryq në shtëpitë tona.

Ndofta as ia vlen të shkruash se mund të dukesh si budalla! Madje edhe mund të të rrahin!

E gjithë Shqipëria është kthyer në një BB të madh! Qeveria nuk e ka problemin tek hallet e njerëzve, por te klikimet që marrin ministrat në fb, apo insta, tani edhe ne Tik-Tok! Kryeministri herë-herë “gjykohet” përballë shefit opozitës se kush ka më shumë ndjekës në social-media.

Në shumë emisione politike shterpë po njësoj, e njëjta frymë, i njëjti banalitet. Aty ka personazhe tipike te BB, me fytyrë intelektuali, qe bëjnë sherre pa kuptim, se kështu rritet audienca. Po nuk bëre sherr nuk je për televizion! Varja, duhet me u fut ne BB, kjo do ishte zgjidhja me sa duket.

Se edhe ky koment shërben për të rrit audiencën, fatkeqësisht! Ndaj për t’a rritur edhe më shumë, mendoj se maksimumi i vlerës në komentet që bënë banorët e BB gjatë kësaj mbrëmje artistike të veçantë ishte shprehja e një prej femrave VIP aty: ” …sa të mira i ka bythët kjo mi”! Amin o zot!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktori i madh i humorit, Zef Deda, kolegët tregojnë jetën dhe ditët e fundit të artistit

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktori i madh i humorit, Zef Deda, kolegët tregojnë jetën dhe ditët e fundit të artistit

Publikuar më 24.11.2023
Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare aktori i madh i humori...

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare aktori i madh i humorit Zef Deda. Artisti shumëdimensional i cili ka spikatur me rolet e tij ne teatër dhe kinematografi mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh. Zef Deda është një nga komedianët më të mirë […]

Lexo më shumë

“Mendova se do të më arrestonin”, Ismail Kadare flet për mediat italiane rreth romanit “Pallati i Ëndrrave” dhe marrëdhënien me Enver Hoxhën

“Mendova se do të më arrestonin”, Ismail Kadare flet për mediat italiane rreth romanit “Pallati i Ëndrrave” dhe marrëdhënien me Enver Hoxhën

Publikuar më 12.11.2023
Shkrimtari Ismail Kadare rikthehet në libraritë italiane me ...

Shkrimtari Ismail Kadare rikthehet në libraritë italiane me një roman të shkruar rreth 40 vjet më parë. “Pallati i ëndrrave” ruan gjithë fuqinë dhe freskinë distopike të së tashmes. Në një intervistë për “La Lettura” të Corriere della Sera, shkrimtari flet për kohën kur u shkrua romani, marrëdhënien me Enver Hoxhën, arratinë në Francë e […]

Lexo më shumë

Edit Shkreli bën historinë, 39-vjeçarja nga Shkodra bëhet gjyqtarja e parë shqiptare në New York, në Gjykatën Civile në Bronx

Edit Shkreli bën historinë, 39-vjeçarja nga Shkodra bëhet gjyqtarja e parë shqiptare në New York, në Gjykatën Civile në Bronx

Publikuar më 09.11.2023
Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo herë e më ...

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo herë e më shumë po dëshmojnë se vetëm me punë dhe angazhim mund të jenë pjesë e institucioneve më të rëndësishme në këtë shtet. Këtë e ka dëshmuar së fundmi edhe Edit Shkreli, e cila është zgjedhur gjyqtare e parë shqiptare në New York, Gjykata Civile në […]

Lexo më shumë

Ikja e Matthew Perry, si një kujtesë për fëmijët e brezit të viteve ’80 se tashmë janë të moshuar

Ikja e Matthew Perry, si një kujtesë për fëmijët e brezit të viteve ’80 se tashmë janë të moshuar

Publikuar më 01.11.2023
Është e vështirë të dish saktësisht se si të reagosh kur vde...

Është e vështirë të dish saktësisht se si të reagosh kur vdes një personazh i famshëm. Në shumë kuptime, ne nuk po vajtojmë vërtet një qenie njerëzore; po vajtojmë një rol, ose një shfaqje që na ka ndikuar në një farë mase. Nëse nuk i njohim ata personalisht, nuk ka të ngjarë të jemi të […]

Lexo më shumë

“Për mua vitet kalojnë dhe janë drejt perëndimit”, Roza Anagnosti feston 80-vjetorin dhe falenderon familjen dhe publikun

“Për mua vitet kalojnë dhe janë drejt perëndimit”, Roza Anagnosti feston 80-vjetorin dhe falenderon familjen dhe publikun

Publikuar më 29.10.2023
Aktorja e njohur e teatrit dhe filmit, Nderi i Kombit, Roza ...

Aktorja e njohur e teatrit dhe filmit, Nderi i Kombit, Roza Anagnosti ka festuar 80-vjetorin e Lindjes në një mbrëmje mes kolegësh dhe miqsh. E rrethuar nga familja, vajzat e nipërit ajo e kishte shkruar fjalën përshëndetëse duke parashikuar emocionet. Dhe mbrëmjen e suksesin ia kushtoi së pari familjes. “Dua të falënderoj familjen time që […]

Lexo më shumë

Luana Vjollca reagon për videon erotike të krijuar me inteligjencë artificiale: Shumë ligësi, mos bini pre e abuzimit nga montazhet

Luana Vjollca reagon për videon erotike të krijuar me inteligjencë artificiale: Shumë ligësi, mos bini pre e abuzimit nga montazhet

Publikuar më 07.10.2023
Një video erotike trazoi rrjetet sociale në Shqipëri madje s...

Një video erotike trazoi rrjetet sociale në Shqipëri madje shkoi deri në studiot televizive duke marrë deklarata nga më të çuditshmet. Bëhej fjalë për një video ku një vajzë e cila pretendohej se ishte Luana Vjollca shfaqej e zhveshur. Kjo video në momentet e para u pretendua se ishte marrë nga një përgjim i një […]

Lexo më shumë

Nga mbijetesa në një familje abuzive, te tentativa për vetëvrasje dhe shndërrimi në një yll botëror të muzikës, Tina Turner, artistja që u shua si “Simply The Best”

Nga mbijetesa në një familje abuzive, te tentativa për vetëvrasje dhe shndërrimi në një yll botëror të muzikës, Tina Turner, artistja që u shua si “Simply The Best”

Publikuar më 25.05.2023
Në intervistën e saj të fundit vetëm gjashtë javë para vdekj...

Në intervistën e saj të fundit vetëm gjashtë javë para vdekjes së saj, Tina Turner tha se donte të mbahej mend si “Mbretëresha e Rock and Roll-it”. Këngëtarja ikonike vdiq në shtëpinë e saj në Küsnach afër Cyrihut të Zvicrës, të mërkurën në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar. Përfaqësuesit e […]

Lexo më shumë

Debati për Mozaikun e Muzeut, vendimi i vitit 1993, rrëfimi i bashkëautorit se si u hoqën simbolet me urdhër nga qeveria e PD-së

Debati për Mozaikun e Muzeut, vendimi i vitit 1993, rrëfimi i bashkëautorit se si u hoqën simbolet me urdhër nga qeveria e PD-së

Publikuar më 22.05.2023
Ditët e fundit është rindezur debati se përse në mozaikun ‘S...

Ditët e fundit është rindezur debati se përse në mozaikun ‘Shqipëria’ të Muzeut Historik, nuk janë simbolet komuniste. Report Tv zbulon se vendimi për heqjen e yjeve dhe librit të partisë nga mozaiku është marrë nga qeveria Meksi në vitin 1993, me president Sali Berishën, dhe se restaurimi i mundësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka […]

Lexo më shumë