×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zjarrfikësi hero shpëton foshnjën 3-muajshe/ Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit

Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmerrin mëngjesin e sotëm, pasi ngelën të bllokuar nga tymi që shkaktoi një makinë e cila kishte marrë flakë në garazh.

Zjarrfikësit mundën të evakuonin në kohë banorët me anë të shkallëve. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, e cila ndodhej në vendngjarje, janë djegur dy automjete, një “Range Rover”, e cila ka qenë vatra dhe një makinë tjetër.

Në bazë të informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike dhe nuk dihet akoma nëse ka qenë e qëllimshme.

Pasi banorët dolën të gjithë jashtë, pallati është mbuluar nga ngjyra e zezë e pluhurit dhe tymit.

Sipas zjarrfikëses nuk ka pasur valvula për të bërë të mundur shpërndarjen e tymit dhe ky ka qenë shkaku i bllokimit të të gjithë pallatit.

Njëri nga zjarrfikësit është kthyer në hero pasi shpëtoi foshnjën 3-muajsh bashkë me nënën, me anë të shkallëve të jashtme, pasi ata mbetën të bllokuar në pallat.

“Është 3 muajsh, kisha frikë më shumë, kishte tym, kisha frikë për fëmijët”, tha nëna e re.

“E ndjemë veten të rrezikuar se nuk ka shkallë emergjence”, tha një tjetër banor i pallatit.

“Hapa dritën e celularit edhe kalova ashtu mes tymit”, u shpreh një banore e pallatit që u mbulua nga tymi.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhin e një pallati.

Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dhunuan punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti, arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Superiores

Dhunuan punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti, arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Superiores

Publikuar më 09.05.2021
Policia ka informuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga ...

Policia ka informuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga shtetasin Alban Vogli, President i klubit të Kastriotit dhe shtetasin Gazment Vogli, Drejtor Teknik të tij. Arrestimi i tyre erdhi pas trazirave që ndodhën ditën e djeshme në “Selman Stërmasi”, gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti. Sipas Policisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, këta të dy anë hyrë […]

Lexo më shumë

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

Publikuar më 09.05.2021
Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas i...

Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas informacioneve paraprake nga Durrësi, sot rreth orës 7:35 është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Durrës/Informacion paraprak Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur […]

Lexo më shumë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Publikuar më 09.05.2021
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjila...

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, ku tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë ndërruar jetë në Manzë, Durrës. Dyshohet se shtetasit nga Gjilani kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar. Pas kësaj ngjarjeje të […]

Lexo më shumë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

Publikuar më 09.05.2021
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë....

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë. Paraprakisht bëhet me dije se, sot rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit”  është gjetur në rrugë, pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar. Sipas uniformave blu, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera Lezhë/ […]

Lexo më shumë

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

Publikuar më 08.05.2021
Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë ra...

Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë raketa kineze. Në linkun e mëposhtëm ju mund të shikoni në kohë reale lëvizjen e raketës kineze se në cilin cep të hapësirës ndodhet. Ushtria amerikane parashikoi se raketa kineze do të bjerë në Turkmenistan në Azinë Qendrore. Dje një teleskop në […]

Lexo më shumë

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Publikuar më 08.05.2021
Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rr...

Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rrugës në afërsi të shkollës 9-vjeçare Musine Kokalari në Tiranë. Siç shihet nga videoja e siguruar nga “JOQ”, vajzat qëllojnë njëra-tjetrën me grushte dhe kapen nga flokët. Ndërkohë nuk dihet shkaku i këtij sherri mes vajzave.

Lexo më shumë

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

Publikuar më 08.05.2021
Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emision...

Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë. Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për […]

Lexo më shumë

Shkoi për pushime tek e bija, por burri humb jetën sapo hyn në det

Shkoi për pushime tek e bija, por burri humb jetën sapo hyn në det

Publikuar më 08.05.2021
Një i moshuar ka gjetur vdekjen në Shëngjin të Lezhës. Mësoh...

Një i moshuar ka gjetur vdekjen në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se 71-vjeçari kishte ardhur për pushime tek e bija në Lezhë dhe sot kishte shkuar të lahej në det. Dyshimet janë se i moshuari ka pësuar arrest kardiak. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të […]

Lexo më shumë