Zgjedhjet në Kosovë, ja sa prokurorë dhe gjyqtarë janë angazhuar për to

Përfaqësuesit e strukturave të sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë janë zotuar për mobilizim të tërësishëm për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Zyra e Prokurorit të Shtetit ka njoftuar se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 100 prokurorë në nivel vendi. Këtë e ka konfirmuar Laura Pula, koordinatore nacionale e projektit “Mbrojtja e Votës”. Edhe drejtori i operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, ka thënë se policia do të caktojë ekipe monitoruese në të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që të ofrohet siguri në të gjitha vendvotimet derisa të dorëzohen kutitë e votimit në Qendrën e Numërimit.

Kurse, Fatime Dërmaku, koordinatore e Këshillit Gjyqësor, ka thënë se ky Këshill ka caktuar 15 gjyqtarë.

Institucionet e rendit dhe ligjit janë mbështetur për angazhimet e tyre edhe nga përfaqësuesi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, John Bush, i cili ka thënë se SHBA-ja vazhdon t’i mbështesë zgjedhjet dhe se i inkurajon të gjithë që t’i raportojnë parregullsitë eventuale.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ka nisur më 25 shtator dhe do të zgjasë dhjetë ditë. /REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet