×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zëri i Amerikës: Gjenerali Bajram Begaj zgjidhet si president i ri i vendit me votat e Partisë Socialiste

Në Shqipëri, ish-shefi i Shtabit të përgjthshëm, gjeneral-majori Bajram Begaj do të jetë presidenti i ri i vendit. I propozuar 24 orë më parë nga shumica socialiste në pushtet, zoti Begaj u zgjodh sot në mbrëmje, po me votat e saj, për t’u ngjitur në postin më të lartë të shtetit.

Ai mori 78 vota, nga të cilat 74 llogaritet të jenë të socialistëve, 3 të partisë Socialdemokrate, dhe një votë në favor mendohet të ketë kaluar nga 6 deputetët e opozitës (3 të LSI-së dhe 3 të PDIU-së) që morën pjesë në votim. 1 votë tjetër ishte abstenim dhe 4 kundër. LSI nga ana e saj kishte deklaruar para nisjes së seancës se do të votonte kundër. Pjesa tjetër e opozitës nuk u përfshi në votim.

Deputetët që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e PD-së, u larguan nga salla, ndërsa një pjesë tjetër, që njeh si kryetar të grupit demokrat zotin Enkelejd Alibeaj, nuk morën pjesë në seancë. Ata që mbrëmë ngritën akuza direkte ndaj zotit Begaj, ndërsa deklaruan se kryeministri “nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore”, një referencë direkte për një pjesë të pronave të ushtrisë që kanë kaluar në duart e privatëve. Votimi i sotëm, ishte i katërti në radhë, ndërsa 3 të mëparshmit, ku kërkohej një shumicë e cilësuar, dështuan pasi shumica dhe opozita nuk arritën të gjenin një marrëveshje për zgjedhjen e një figure konsensuale.

Presidenti i zgjedhur e ndoqi procesin e votimit në sallën e parlamentit. Ai do të marrë detyrën më 24 korrik. Kryeministri Edi Rama tha pas seancës së sotme se “i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe patjetër dhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”.

Seanca u parapri gjatë ditës me përmbylljen e një sërë procedurave, që nisën herët me mbledhjen e grupit parlamentar të shumicës. Mbrëmë, në kryesinë e partisë së tyre, socialistët shpenzuan të paktën afro dy orë në diskutime që siç u tha përfshinë një mori kandidaturash për presidentin e ri të vendit, përpara se të vendosnin për emrin e shefit e Shtabit të përgjithshëm. Ndërsa në grupin parlamentar, një gjë e tillë nuk u pa e nevojshme. Ose më saktë, kështu vendosi, kryeministri Edi Rama, pavarësisht se në të vërtetë deputetët janë ata që do shpreheshin më pas me votë për të ngjitur gjeneral-majorin Bajram Begaj në majën më të lartë të piramidës shtetërore.

“Grupi do të votojë në unanimitet të plotë e nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë në aspektin e vendimmarrjes politike për votimin e Presidentit të ri të Republikës”, deklaroi kryeministri në mbledhjen e grupit. Deputetët socialist u mjaftuan me shpjegimin e zotit Rama për procedurat e ndjekur mbrëmë në kryesi dhe me arsyet se përse sipas tij kandidatura e propozuar kishte qenë zgjedhja e duhur.

“Përmbush nevojën alarmante që ka gjithë ngrehina institucionale e shtetit për një njeri normal në zyrën e kreut të shtetit, për një figurë me një profil sa të lartë në aspektin institucional, sepse bëhet fjalë për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, aq edhe të pa angazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike”, u shpreh zoti Rama. Më pas, gjysma e 74 deputetëve të shumicës përmbyllën anën protokollare, duke firmosur propozimn në mbështetje të kandidatit të përzgjedhur.

Shefi i Shtabit të përgjithshëm, i cili që mbrëmë la mënjanë uniformën ushtarake, ndërsa u paraqit me veshje civile në takimin me kryeministrin, sot zyrtarizoi dorëheqjen duke firmosur kërkesën për lirimin nga detyra.

Ish-kryeministri Berisha foli sot për një situatë të rrezikshme në lidhje me kufizimet e kushtetutës për emërimet në poste politike të ushtarakëve. Sipas tij “do të ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashtë çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv atë që kalon nga karrigia më e lartë e Ushtrisë, në karrigen më të lartë të shtetit. Në rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohësh të kishte hequr dorë nga funksionet ushtarake”.

Situata u duk se po komplikohej, për shkak dhe të faktit se presidenti Ilir Meta, i cili duhej të firmoste lirimin e gjeneralit, ndodhet prej dy ditësh në një aktivitet zyrtar në Stamboll. Megjithatë, kreu i Shtetit, e hodhi firmën e tij, prej andej, duke shmangur ndezjen e një debati juridik mbi këtë çështje.

Presidenti i zgjedhur mori menjëherë urimet e ambasadës amerikane në Tiranë. “Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, deklaron ambasada e Shteteve te Bashkuara./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë