×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbulohet skema se si vijnë arabët në Shqipëri, QKB një mundësi e mirë për të gjithë

Ne zbuluam edhe një biznes të vogël në këtë zonë që shërben si bazë dhe pikë takimi për trafikantët. Është një fast food Arab kur ulen dhe rrinë krerët e këtij rrjeti të paligjshëm.

Aty ne gjetëm Abu-Ahmetin dhe njerëz të tjerë nga grupi i tij. Për të mësuar nëse edhe vetë pronari i këtij biznesi ishte i përfshirë në trafik në i dërguam edhe atij njerëz. Ai flet shqip. Pa e ditur që po filmohet ai jep informacione tronditëse për këtë lloj trafiku. Sipas tij këto grupe trafikojnë edhe ish antarë të shtetit islamik, ISIS.

Pronari i Lokalit: 15 persona, Greqia, Selim. Greqia Tiranë, edhe iku te restoranti i Selimit. Hanë bukë te restoranti Selimit, edhe marrin një makinë të madhe, dhe shkojnë në Kosovë. Pa letra, pa dokumenta, pa as i gjo. Po skanë problem fare. Policia i lejoi. Nga Greqia deri në Tiranë i kanë parë me sy (policia) por i ka lejuar. Nuk i kanë prek fare. Nuk e kanë provuar. Sepse ata ishin të ISIS, DAESH, ISIS. Kupton??
Pra nga Greqia, në Tiranë, dhe Kosovë. Më pas (Selimi) ka dash të marri pasaportë. Por ska pasaportë. Ka 6 muaj tani që ka ik jashtë Shqipërisë .

Ky person, me emrin Salim, për të cilin po flitet se ka transportuar pjestarë të ISIS nuk është më në Shqipëri. Ai është një shtetas palestinez dhe emri i tij i plotë është Salim Elsheik-Josuf .

Emri i Salim Elsheik – Josuf është përmendur edhe në një memo zyrtare të Ambasadës së Palestinës në Tiranë, drejtuar Shërbimit të Inteligjencës së Palestinës. Në letër thuhet se shtetasi Salim takohet vazhdimisht me shtetasin Muhamed Abbas. Ky i fundit është kreu i një organizate kriminale në trafikun e shtetasve palestinezë drejt Europës. Ai akuzohet për përvetësim, mashtrim, trafikim, abuzim me të drejtat e njeriut dhe është pjesë e një hetimi ndërkombëtar për trafikun e klandestinëve.

Sipas Memo zyrtare, Salim dhe Muhamed takohen bashkë tek fastfoodi që ndodhet pranë Porcelanit në Tiranë. Pikërisht ky biznes shërbente për të furnizuar me ushqim emigrantët e paligjshëm që transportohen drejt vendeve të Bashkimit Europian. /Top Channel/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E rëndë/ Mbytet një pushues tek Shkëmbi i Kavajës

E rëndë/ Mbytet një pushues tek Shkëmbi i Kavajës

Publikuar më 03.07.2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e kësaj të premteje...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e kësaj të premteje në Durrës. Rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet. Durrës/Informacion paraprak Më datë 03.07.2020, […]

Lexo më shumë

Vrasje, trafikim, rrëmbim, organizatë kriminale dhe konspiracion, OFL i dërgo formularin Endrit Dokles dhe 3 durrësakëve

Vrasje, trafikim, rrëmbim, organizatë kriminale dhe konspiracion, OFL i dërgo formularin Endrit Dokles dhe 3 durrësakëve

Publikuar më 03.07.2020
Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të zbatimit të Ligjit Sp...

Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Endrit Dokle, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, […]

Lexo më shumë

“Kam humbur familjen”/ Dëshmia prekëse e vajzës për nënën dhe motrën

“Kam humbur familjen”/ Dëshmia prekëse e vajzës për nënën dhe motrën

Publikuar më 03.07.2020
Në tragjedinë e familjes në Kombinat, Blerta është vajza e v...

Në tragjedinë e familjes në Kombinat, Blerta është vajza e vogël dhe e vetmja e mbijetuar nga familja Josifi. Mësohet se familja kishte patur probleme që gjatë kohës kur jetonin në Përmet përpara ardhjes në Tiranë. Fillimisht kryefamiljari, babai i vajzave vrau veten rreth pesë vjet më parë duke u hedhur nga pallati. Sipas informacioneve […]

Lexo më shumë

Merr tjetër kthesë vrasja e vëllezërve Haxhia, shpallet në kërkim Talo Çela i “Grabitjes së Rinasit”

Merr tjetër kthesë vrasja e vëllezërve Haxhia, shpallet në kërkim Talo Çela i “Grabitjes së Rinasit”

Publikuar më 03.07.2020
Ka marrë një tjetër kthesë hetimi i vrasjes së vëllezërve Be...

Ka marrë një tjetër kthesë hetimi i vrasjes së vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilët u ekzekutuan më 27 prill, në vendin e quajtur “Tregu i automjeteve”. Mësohet se për ekzekutimin e dy të rinjve në Durrës është shpallur në kërkim Talo Çela, i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në megagrabitjen e […]

Lexo më shumë

“Anisa nuk del se s’ka plotësuar ditët e Zotit”/ Dëshmitë rrëqethëse për familjen që u vetëflijimi në Kombinat (DETAJE)

“Anisa nuk del se s’ka plotësuar ditët e Zotit”/ Dëshmitë rrëqethëse për familjen që u vetëflijimi në Kombinat (DETAJE)

Publikuar më 03.07.2020
Pas ngjarjes horror ditën e djeshme në Kombinat, ku u gjetën...

Pas ngjarjes horror ditën e djeshme në Kombinat, ku u gjetën të vdekura në apartamentin e tyre nënë e bijë, ndërkohë që vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë, dëshmi tronditëse janë zbardhur ditën e sotme nga fqinjë dhe të afërm. Kujtojmë se Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të pajeta në apartamentin e tyre […]

Lexo më shumë

Kreu 29 vjedhje në dy vite në Gjermani, dënohet me burg Gentjan Duraku

Kreu 29 vjedhje në dy vite në Gjermani, dënohet me burg Gentjan Duraku

Publikuar më 03.07.2020
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Gentjan Durakun, i cili akuzohet se ka grabitur 29 banesa në Gjermani. Duraku u akuzua për veprën penale “Vjedhjes” të kryer gjatë dy viteve në Gjermani. Gjatë viteve 2015-2017 ai ka kryer 29 grabitje të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. […]

Lexo më shumë

Tronditëse/ Zbardhet ekspertiza, 33-vjeçarja kishte 15 muaj e vdekur

Tronditëse/ Zbardhet ekspertiza, 33-vjeçarja kishte 15 muaj e vdekur

Publikuar më 03.07.2020
Detaje të tjera tronditëse kanë dalur nga ngjarja horror në ...

Detaje të tjera tronditëse kanë dalur nga ngjarja horror në Kombinat. Sipas zbardhjes së ekspertizës rezulton se 33 vjeçarja Anisa Josifi ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. Ekipi i ekspertizës pas shqyrtimit të trupave të 33 vjeçares Anisa Josifi dhe nënës së saj Zhaneta, dolën në përfundimin që viktimat kishin ndërruar jetë prej mosushqyerjes. […]

Lexo më shumë

Ngjarja tronditëse në Kombinat, detaje horror: Si i gjeti policia trupat e vajzave dhe nënës

Ngjarja tronditëse në Kombinat, detaje horror: Si i gjeti policia trupat e vajzave dhe nënës

Publikuar më 03.07.2020
Pas ngjarjes tronditëse në Kombinat, ku u gjetën të vdekura ...

Pas ngjarjes tronditëse në Kombinat, ku u gjetën të vdekura Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe në gjendje shumë të rëndë vazja tjetër Blerta Josifi, detaje të reja kanë dalur. Mësohet se fqinjët kanë dyshuar se familja prej gati dy vjetësh nuk jetonin në apartamentin e tyre pasi nuk dëgjonin  asnjë zhurmë apo aktivitet në shtëpinë […]

Lexo më shumë