×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbulohet letra e Haki Çakos: Po dështojmë në operacionet anti-kanabis, sistemi i radarëve në det nuk funksionon

Hije skandali në Ministrinë e Mbrojtjes. Mosfunksionimi i sistemit të radarëve të vëhgimit në det ka shkaktuar dështimin e aksioneve antidrogë të policisë. Bëhet publike letra që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj me 31 gusht 2017 ku e vë në dijeni për situatën e krijuar.

Kryepolici i referohet operacionit të mbrëmjes së 11 gushtit, ku forcat e policisë dështuan për kapjen e një gomoneje, që ishte nisur dy milje nga Plazhi i Zvërcenit, për shkak se qendra dha kordinata ta pasakta të lëvizjes së mjetit, shkruan “BalkanËeb”.

Në letër thuhet se “Mosdhënia e informacionit krijoi konfuzion dhe pati raste kur mjetet që merrnin pjesë në operacion filluan të ndiqnin njëra-tjetrën në hapësirën detare. Pas kapjes së gomones poshtë radarit të qendrës, rezultoi se nga sistemi nuk ishte konstatuar asnjë lëvizje”.

Por nuk mbetet me kaq. Kryepolici Çako ngre shqetësim edhe për situata të tjera të ngjashme, që kanë sjellë për pasoje dhe mosndërhyrjen e forcave të policisë.

“Në mjaft raste përfaqësuesit e policisë kanë kërkuar kthimin mbrapa të sistemit për ngjarje, me orare dhe data konktrete, të lëvizjes së mjeteve lundruese të konstatuara nga shërbimet e policisë, por në asnjë rast në sistem nuk ishin evidentuar dhe nuk u gjetën gjurmë të dhënat, megjithëse mjetet lundruese të kapura nga Guardia di Finanza në Itali kanë qenë me përmasa që duhet të ishin zbuluar, identifikuar nga ky system”, – shkruan drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, raporton

Ne letrën e tij, Çako thekson faktin se sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nga radarët, ka shfaqur probleme të shumta.

“Sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nuk iu përgjigjet nevojave operacionale, për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit detar, dhe nuk bën të mundur identifikimin e mjeteve lundruese. Kjo situatë ka vështirësuar punën dhe shërbimin e efektivave tona në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në hapësirën detare”, – shkruan Çako.

Numri një i Policisë së Shtetit, kërkon nga Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj të ndërhyjë në rrugë institucionale, me qëllim marrjen e masave për plotësimin dhe përmirësimin e cilësisë së parametrave të sistemit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të rritet performanca e policisë së shtetit në luftën antikanabis.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

GJKKO rrëzoi kërkesën për rihapjen e hetimeve ndaj Mediut, SPAK ankimon vendimin

GJKKO rrëzoi kërkesën për rihapjen e hetimeve ndaj Mediut, SPAK ankimon vendimin

Publikuar më 02.08.2021
SPAK ka dorëzuar zyrtarisht ankimimin kundër vendimit të gjy...

SPAK ka dorëzuar zyrtarisht ankimimin kundër vendimit të gjyqtarit Erjon Çela për rigjykimin e Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”. SPAK ka paraqitur në ankim argumentet ligjore se pse çështja duhet të rihapet dhe për Mediun të nisë gjykimi nga e para. Më 27 Korrik, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit […]

Lexo më shumë

Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën shoferi dhe pasagjerja 16-vjeçare

Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën shoferi dhe pasagjerja 16-vjeçare

Publikuar më 31.07.2021
Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik në orët...

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rendë u regjistrua në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, ku një makinë si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur. Për pasojë kanë humbur jetën […]

Lexo më shumë

E rëndë në Kurbin/ 13-vjeçari vritet me armë zjarri pranë banesës

E rëndë në Kurbin/ 13-vjeçari vritet me armë zjarri pranë banesës

Publikuar më 30.07.2021
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac të K...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac të Kurbinit. Një 13-vjeçar me inicialet R. Keçi, është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. I shte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë. Burime bëjnë me dije se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë […]

Lexo më shumë

Lushnje/ Konflikti për pronën kthehet në tragjedi, vritet 30-vjeçari dhe plagosen 3 të tjerë

Lushnje/ Konflikti për pronën kthehet në tragjedi, vritet 30-vjeçari dhe plagosen 3 të tjerë

Publikuar më 29.07.2021
Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administra...

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Shaip Hasalla 65 vjeç,(babai) Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi Romeo Hasalla 30 vjeç(vëllai tjetër). Menjëherë në […]

Lexo më shumë

Po udhëtonte drejt Greqisë me 24 530 euro, kapet në kufi lushnjari

Po udhëtonte drejt Greqisë me 24 530 euro, kapet në kufi lushnjari

Publikuar më 28.07.2021
Një shumë prej 24 530 eurosh të padeklaruara janë sekuestrua...

Një shumë prej 24 530 eurosh të padeklaruara janë sekuestruar në doganën e Kapshticës. Mësohet se këto para i janë kapur një 67-vjeçar, J.D banues në fshatin Shegas, Lushnjë. Ky person po dilte nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, por pas kontrolleve, policia i ka gjetur sasinë e parave të cilat i kishte të pa […]

Lexo më shumë

I dehur në timon dhe i drejton armën policëve, kapet pas ndjekjes i riu nga Kurbini (Emri)

I dehur në timon dhe i drejton armën policëve, kapet pas ndjekjes i riu nga Kurbini (Emri)

Publikuar më 28.07.2021
Një 31-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia pas ndje...

Një 31-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia pas ndjekjes nga uniformat blu. Fation Lika udhëtonte me makinë në rrugën dytësore Milot-Mamurras. Patrulla konstatoi mjetin duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe i bënë shenjë të ndalonte, por drejtuesi u largua me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë. Pasi janë venë […]

Lexo më shumë

Ekzekutuan kryefamiljarin në banesë, arrestohen gruaja dhe vajza e të ndjerit

Ekzekutuan kryefamiljarin në banesë, arrestohen gruaja dhe vajza e të ndjerit

Publikuar më 26.07.2021
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djesh...

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi. Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara  për vrasjen e 47-vjeçarit. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, […]

Lexo më shumë

Librazhd/ Var veten në pemë 30-vjeçari

Librazhd/ Var veten në pemë 30-vjeçari

Publikuar më 25.07.2021
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd. Policia njoft...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd. Policia njofton se 30-vjeçari D. Duka ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Detaje nga policia:  Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i […]

Lexo më shumë