×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbardhet vendimi i Bashës në mbledhjen me deputetët e zgjedhur dhe kandidatët jo fitues

Në përfundim të mbledhjes së deputetëve të zgjedhur të Partisë Demokratike dhe kandidatëve jo fitues me kryedemokratin Basha, u hodh më shumë dritë në lidhje me axhendën e kësaj force politike në ditët në vijim dhe aksionin e saj për mospranimin e 25 prillit. Burime bëjnë me dije se ka qenë deputeti Gjekmarkaj ai i cili ka insistuar për të marrë një përgjigje nëse Partia Demokratike do të rikthehet në parlament apo jo.

Në përgjigjen e tij kryedemokrati Basha u shpreh se do të konsumohet çdo hapësirë përfshirë edhe parlamentin, çka do të thotë që në opozita do të jetë pjesëmarrëse në parlamentin e ardhshëm.

Nga ana tjetër deputeti i Dibrës Xhelal Mziu, në një prononcim për FaxNews u shpreh se aktualisht PD do të vijojë të mbledhë provat që faktojnë manipulimet zgjedhore të 25 Prillit.

“Do vazhdojmë do ruajmë gjithë vjedhjet që ka bërë kjo qeveri në këto zgjedhje. Do vijojmë të mbledhim provat”, tha Mziu.

Ndërkohë që deputeti i Lezhës Mark Marku, ishte më radikal në diskursin e tij, ku në një prononcim të dhënë në dalje të selisë blu u shpreh se opozita duhet të nis luftën totale përfshirë dhe protestat.

“E para Partia Demokratike sic u tha dhe në takim, po punon fort për të dokumentuar të gjithë dokumentacionet dhe akuzat për masakrën zgjedhore që është bërë në Shqipëri.

Të gjithë e dinë që ka pasur një masakër zgjedhore dhe të bëhen provat juridike që janë të pafund, e dyta pastaj në të gjitha format në protesta masive. Do të jetë një luftë totale dhe do të jem unë personalisht, nëse jo kryedemokrati. Bëhet fjalë për një regjim dhe në momentin që vidhen zgjedhjet do të ketë rezistencë. Reagimi do të jetë në të gjitha format. nuk do të njihen zgjedhjet nga Partia Demokratike. I konsideroj si shërbyes të Ramës të cilët me dashje padashje po i shërbejnë sepse ai do të largohet Basha”, tha Marku.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zgjedhjet shqiptare 2021: Shembull tipik i standardeve zgjedhore të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nuk ka shumë shenja inkurajuese

Zgjedhjet shqiptare 2021: Shembull tipik i standardeve zgjedhore të Ballkanit Perëndimor, aktualisht nuk ka shumë shenja inkurajuese

Publikuar më 08.05.2021
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese, por pa...

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese, por partia qeverisëse gëzonte avantazhet e detyrës. Opozita dështoi të tërheqë mjaft votues të pavendosur dhe është përqendruar në parregullsitë e procesit në ditët pas votimit. Sidoqoftë, zgjedhjet kanë qenë mjaft të rregullta që bashkësia ndërkombëtare të urojë fituesin dhe të bëjë thirrje për një formim të qetë të […]

Lexo më shumë

“Nuk shikoj asnjë problem me rizgjedhjen e Ramës”/ Studiuesi amerikan flet hapur: Rama nuk duhet të trazojë ujërat por të pastrojë qeverinë nga korrupsioni

“Nuk shikoj asnjë problem me rizgjedhjen e Ramës”/ Studiuesi amerikan flet hapur: Rama nuk duhet të trazojë ujërat por të pastrojë qeverinë nga korrupsioni

Publikuar më 08.05.2021
Marrja e një mandati të tretë nga ana e Edi Ramës shikohet s...

Marrja e një mandati të tretë nga ana e Edi Ramës shikohet si një proces demokratik. Ky është mendimi i historianit dhe ekspertit të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Prof. Alon Ben-Meir. Në intervistën e dhënë për gazetën “Shekulli”, Prof. Ben-Meir tregon metodat që duhet të përdorë Rama për integrimin dhe nevojën urgjente për një ndryshim […]

Lexo më shumë

Komisioni nisi punën për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, të zbardhen krimet zgjedhore

Komisioni nisi punën për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, të zbardhen krimet zgjedhore

Publikuar më 08.05.2021
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi thotë se procesi zgjedh...

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi thotë se procesi zgjedhor i 25 prillit, ende nuk ka përfunduar. Blushi ka vijuar të theksojë se “të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen dhe që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor”. Sipas zëdhënësit, organizatat prestigjioze ndërkombëtare që merren me standardet e zgjedhjeve, […]

Lexo më shumë

Bushati: Ç’neveri komisioni anti-Meta, gati deri në fund të përdhunohen nga partia

Bushati: Ç’neveri komisioni anti-Meta, gati deri në fund të përdhunohen nga partia

Publikuar më 08.05.2021
Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbledhjen e sotme të Komi...

Gazetari Andi Bushati ka komentuar mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta. Bushati shprehet se ky komision përbëhet nga deputetë që janë të gatshëm të përdhunohen deri në fund nga partia. Shumica e deputetëve të këtij komisioni nuk kanë fituar në zgjedhjet e 25 prillit dhe duket se […]

Lexo më shumë

Nis nga puna Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Do të hetohen këto veprime të paligjshme të kryera nga Presidenti

Nis nga puna Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Do të hetohen këto veprime të paligjshme të kryera nga Presidenti

Publikuar më 08.05.2021
Ka nisur ditën e sotme mbledhja e parë e Komisionit të Posaç...

Ka nisur ditën e sotme mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Meta. Në hapjen e mbledhjes, fjalën e parë e mbajti kryetari i komsionit Alket Hyseni, i cili u shpreh në lidhje me qëllimet për të cilat ky komision është ngritur. Ai tha se mbledhja e këtij […]

Lexo më shumë

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit

KQZ publikon moshën mesatare të deputetëve të rinj të Kuvendit

Publikuar më 07.05.2021
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku ...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar një tabelë ku tregohen të dhënat për moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Në Kuvendin e ri që do të fillojë në shtator, deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë […]

Lexo më shumë

Deklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash, qeveria kontrollonte administratën lokale

Deklarata e fortë e misionit të SHBA në OSBE: Pati blerje masive votash, qeveria kontrollonte administratën lokale

Publikuar më 07.05.2021
Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli m...

Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli me një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi se PS pati një avantazh të pabarabartë në këto zgjedhje pasi përdori makinerinë shtetërore. Ndërkohë, sipas saj, blerja e votave ishte një problem i madh. Ajo […]

Lexo më shumë

Nesër mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ja në cilën orë do të mbahet

Nesër mblidhet për herë të parë Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ja në cilën orë do të mbahet

Publikuar më 07.05.2021
Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim të Komisio...

Pas votimit me 97 vota pro, 6 kundër e 1 abstenim të Komisionit Hemtimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kuvendi, ka caktuar dhe datën kur do të zhvillohet mbledhja e parë e këtij komisioni. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, mbledhja e parë do të zhvillohet ditën e nesërme, datë 8.05.2021 në orën […]

Lexo më shumë