Zaev: Një pederast nuk mund ta rrëzojë dot Qeverinë (Video)

Kryeministri i vendit Zoran Zaev gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se ai do të lejojë që disa mafiozë kriminelë, një gazetar, dhe duke i kërkuar falje komunitetit LGBT , një pederast të rrëzojnë qeverinë e tij nga pushteti. Ai theksoi se Qeveria është e vendosur të luftojë deri në fund dhe secili të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me rastin Reket. Ai flet edhe për Janevën ku e quan qasjen e saj si idoteske dhe se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere.

“Spekulimet që shkojnë deri atje, duke tentuar që dikush të më përfshijë mua, edhe një herë e them. Unë jam Zoran Zaev, erdha këtu falë votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, për shtet të së drejtës dhe për vend normal. Unë jam normal dhe vazhdoj të luftoj deri në fund. Natyrisht, nuk do të lejoj disa kriminelë, një gazetar i kotë dhe kërkoj falje nga bashkësia LGBT, një ‘peder’, të më rrëzojnë nga Qeveria. Do të luftojmë deri në fund, dhe secili do të ndërmerr përgjegjësi”, tha Zaev.

Pas deklaratës së Zaev pati një valë reagimesh nga opinioni dhe LGBT.

Përmes  rrjetit social ‘Twitter’, Zaev  tha se për bashkësinë LGBTI ka shumë respekt dhe për këtë shkak para se të përdor fjalën ‘pederast’ ka kërkuar falje.

“I kërkoj falje komunitetit të LGBTI. Unë do të luftoj për të drejtat e tyre si më parë, “shkroi Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet