
Grupi suedez “MadMan’s Choice” ka kënduar në shqip këngën e njohur “Xhamadani vija-vija”. Kënga është publikuar në kanalin zyrtarë, në “Youtube”, dy ditë më parë, duke përkuar edhe me festat e 28-29 Nëntorit.
Ata kanë bërë versionin e tyre në shqip, ndërsa bashkëngjitur me videon ata tregojnë se këtë këngë e kanë si dhuratë për publikun shqiptarë.
Grupi suedez ka vizituar Rahovecin, në Kosovë, dy vite më parë, të ftuar specialë në Hardh Fest, dhe duket se pikërisht aty ka lindur dashuria me shqiptarët. Ata kanë zgjedhur bashkëpunëtorë shqiptar kompozitorin Florent Boshnjaku, ndërsa videoja është realizuar nga Bujar Berisha.
Ky projekt është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë për njerëzit e mirë dhe Kosovën e bukur. Puna në këtë projekt ishte përvojë shumë argëtuese dhe e paharrueshme.
“Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të performojmë në Hardh Fest në Rahovec, Kosovë. Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën “Xhamadani”, erdhi natyrshëm.
Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”-shkruhet në postimin e bërë nga grupi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply