WhatsApp eksperimenton me mesazhet që vetëshkatërrohen

Ky funksion përdoret në aplikacionin Telegram përmes funksionit Secret Chats. Gmail shtoi një funksion të ngjashëm me ridizajnimin vitin e kaluar.

WhatsApp është duke zhvilluar një funksion të ri e të cilin mund të dërgoni mesazhe që vetëshkatërrohen pas një periudhe kohore.

Mesazhet e reja filluan të shfaqen në versionin 2.19.2 të aplikacionit Android dhe ende nuk janë të gatshme për të gjithë testuesit e versioneve beta.

Mesazhet që fshihen vetë mund të jenë shumë të dobishme për këdo që dëshiron të dërgojë një informacion sensitiv të cilin nuk duan të jetë përgjithnjë i disponueshëm.

Ky funksion përdoret në aplikacionin Telegram përmes funksionit Secret Chats. Gmail shtoi një funksion të ngjashëm me ridizajnimin vitin e kaluar.

Aktualisht implementimi i WhatsApp duket shumë më bazik dhe mbase sepse është në fazat e para të zhvillimit.

Detajet se kur do të debutojë mungojnë megjithatë premtimi për më shumë siguri në aplikacionin më popullor në botë të komunikimit është i mirëpritur. /PCWorld.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet