
Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori i njohur britanik, David Prowse, i cili luajti Darth Vader në “Star Wars”.
Lajmin e ka bërë publik kompania e tij e menaxhimit, shkruan BBC.
“Me shumë keqardhje për ne dhe miliona fansa në të gjithë boton, njoftojmë se Dave Prowse ka ndërruar në jetë në moshën 85 vjeçare”, thuhej në njoftim.
Në vitin 2014, aktori tregoi vuante humbja e kujtesës dhe gjithashtu ka luftuar me kancerin e prostatës. Aktori veshi kostumin e zi për të luajtur Darth Vader, por ishte aktori James Earl Jones ai që siguroi zërin e personazhit, pasi theksi anglisht i tij ishte i papërshtatshëm për pjesën.
Ai vazhdoi të luante Darth Vader në të tre filmat origjinalë “Star Wars”, në 1977, 1980 dhe 1983.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply