
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria.
Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në fakt edhe pse mjekët e ndihmës së shpejtë u munduan ta mbanin në jetë ajo vdiq vetëm pak minuta më pas.
Sulmi ndodhi në via Firenze. Sipas asaj që ka dalë deri më tani, bashkëshorti i gruas në atë moment ka qenë në punë dhe është marrë në pyetje nga karabinierët.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply