
Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun të dielën. Mësohet se Zaimi ka shfaqur pendesë të thellë për aktin e kryer. Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ndodhi në kohën kur po ndaheshin detyrat brenda ambienteve të komisariatit nr. 3 në kryeqytet.
Mediat publikuan edhe pamjet e ekzekutimit. Në pamjet e vrasjes, shihet se si njëri nga kolegët i merr armën efektivit 25-vjeçar duke e neutralizuar. Më tej efektivët e tjerë shihen teksa e kapin nga krahët dhe e fusin menjëherë brenda ambienteve të komisariatit. Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Ludian zaimi dhe Çaush Saliasi
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply